LIVE UPDATES
Politike

Tabaku: Ortakët e McGonigal fituan tituj koncesionarësh dhe investitorësh strategjikë, SPAK të hetojë

Tabaku u shpreh se të gjithë ortakët e McGonigal kanë fituar të gjithë tituj koncensionarësh dhe investitorësh strategjikë.

2 Mars 2023, 16:44 Nga I.A
Tabaku: Ortakët e McGonigal fituan tituj koncesionarësh dhe
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka deklaruar se shqiptarët duan të vërtetën për çështjen McGonigal. Teksa foli në Kuvend, Tabaku u shpreh se të gjithë ortakët e McGonigal kanë fituar të gjithë tituj koncensionarësh dhe investitorësh strategjikë.

“Akuza e parë është drejtuar ndaj ish zyrtarit të FBI sepse ai ka kryer biznes të padeklaruar, pra është korruptuar, nga oligarku rus Oleg Deripaska. Akuza e dytë është ajo e ngritur se McGonigal ka marrë 225 mijë dollarë amerikanë për çështje të lidhura me Shqipërinë qoftë këto politike, përfshirë dhe një hetim kundër Partisë Demokratike. Aktpadia e ngritur nga Departamenti i Drejtësisë sqaron se ish drejtuesi i FBI ka ardhur në Shqipëri jo në një vizitë zyrtare, që nuk ka deklaruar se gjatë kësaj vizite ka qenë i shoqëruar dhe që ka dështuar të deklarojë që ka takuar kryeministrin e Shqipërisë. Nëse një agjent FBI, vjen në Shqipëri ai në rastin më të pakët do të duhet të lajmëronte le të themi institucionet e SHBA në vendin tonë dhe nuk ka asnjë arsye të përdorte një mik të tijin që rastësisht i ka kërkuar dhe 225 mijë dollarë apo jo?

Si ka mundësi që një drejtues i lartë, një nga pesë më të lartët e FBI, vjen në Shqipëri dhe kryeministrit të vendit ia prezanton dhe ia sjell në selinë e kryeministrisë një person që në Shqipëri dhe në SHBA nuk ka asnjë funksion zyrtar? Aktpadia zbardh ne fakt se takimi i Rames me McGonigal perben katër veprime në kundërshti me rregulloren e FBI. Mes shtatorit 2017 dhe marsit 2018 ku në aktpadi janë faktuar katër takimet e kryeministrit Rama me McGonigal, vihet re një fakt shumë interesant; sa herë që kryeministri i vendit ka takuar McGonigal në zyrën e kryeministrisë, për darkë në ëashington apo në New York po aq herë ka pasur një nismë të Charles McGonigal kundër Partisë Demokratike. A mund të jetë rastësore e gjitha kjo? Pra, a mund të konsiderojmë rastësore që McGonigal në nëntorin 2017 lajmëron një agjent të Departamentit të Drejtësisë për një rast potencial kundër lobuesit të PD në SHBA?

Që takohen në 4 mars dhe në 8 mars del një shkrim në Mother Jones? A mendoni që Drejtuesi i Kundërzbulimit të FBI në Neë York, të angazhojë FBI-në në një hetim ku burimi i informacionit të jetë zyra e kryeministrisë dhe zyrtarët e kryeministrisë angazhohen në tejçime mesazhesh, e-mailesh, provash në mënyrë rastësore? Si ka mundësi që drejtuesi i lartë i FBI, nuk kryen asnjë takim me prokurorë, OPGJ, Drejtorinë e Pastrimit të Parave por investohet të nisë një hetim me burim zyrën e kryeministrit Rama? Fakti, që organi kryesor i hetimit në SHBA nuk mori asnjë informacion nga organi i akuzës në vend por gjeti burimin e të dhënave për hetimin e ngritur në zyrat e kryeministrisë. Fakti që drejtuesi i këtij hetimi, Charles McGonigal, nuk i raportoi shefave të tij dhe FBI-së njohjet e mëhershme me kryeministrin, tregon qartazi se si një miqësi në formatin quid pro quo u materializua në sajimin e komplotit të rublave ruse.

Aq e fortë qe kjo miqësi saqë personat që e prezantuan McGonigal në zyrën e kryeministrit, personat që e sajdisën atë nga Tropoja në Tiranë dhe më larg, nuk mbetën pa gjë. Të dhënat zyrtare nga Regjistri i Bizneseve në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), dëshmojnë se Charles McGonigal, pas largimit nga FBI, është regjistruar aksioner në një kompani private në Shqipëri, “Laë Office and Investigation”. Mund të duket si komplet e rastësishme por krijuesi i kësaj kompanie private është njëkohësisht dhe pronari i një kompanie shqiptare që mundi të fitojë në qershor 2018 një koncesion të dyshimtë për shfrytëzimin e fushave naftë-mbajtëse. E fitoi këtë koncesion ndonëse kompania në fjalë është e lidhur me Gazpromin rus. E fitoi këtë koncesion ndonëse kundërshtitë dhe apelimet ishin të shumta nga rivalët. Kjo histori ka po aq rastësi sa ka çdo skandal tjetër i kësaj qeverie:

A është është rastësi edhe dhënia e koncesionit apo titullit investitor strategjik Oleg Deripaskës? A janë rastësi koncesionet e debatueshme të naftës në qershor 2018. Mund të besojmë se nuk ka asnjë lidhje mes hetimit të nisur të McGonigal kundër Partisë Demokratike që vinin fill pas takimeve të kryeministrit Rama me të. Kjo çështje nuk mbyllet dot me retorikë politike, as me akuza boshe në ajër, kjo çështje mbyllet vetëm me një hetim të plotë! Kjo çështje mbyllet vetëm përpara drejtësisë. Se nuk ka më turp për Shqipërinë sesa t’i nxihet faqja në të gjitha mediat ndërkombëtare e kudo, se është korrptuar një drejtues i lartë i FBI. Nuk është paguar dhe as bindur nga qeveria për të luftuar krimin, as kartelet e drogës, as për të ndëshkuar të korruptuarit, as për të luftuar korrupsionin; por është korruptuar dhe sajdisur për të ngritur një kauzë kundër opozitës. Ajo çfarë ne mund të mësojmë nga gjithë kjo histori është guximi për të hetuar të paprekshmit; për të hetuar ata që stisën një histori me rubla ruse dhe përfunduan duke i dhënë vetë rublave ruse koncesione.

Gjithsesi, sot do të ishim injorantë nëse FBI nuk do të kishte nisur një hetim kundrejt ish drejtorit të saj. Fati i madh i shqiptarëve është se kjo çështje po hetohet në një vend që u krijua mbi bazat e institucioneve të pavarura dhe sundimit të ligjit. Fati i madh i shqiptarëve është se investimi më serioz i shekullit të 21 në vendin tonë nga SHBA dhe BE është pikërisht Reforma në Drejtësi. Prandaj, SPAK duhet të mësojë nga ky shembull i mirë. Nuk janë rastësi të gjitha këto prova dhe fakte të bëra publike”. Nuk është rastësi që kryeministri i vendit sa herë që takohet me McGonigal, ky i fundit nis një veprim kundër Partisë Demokratike. Nuk është rastësi që ortakët e McGonigal dhe klientët e tij kanë fituar tituj koncesionarësh dhe investitorësh strategjikë”, tha Tabaku.

 

 

jorida tabaku seance plenare 2 mars 2023

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri