Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tabaku akuzoi se nëpërmjet ligjit aktual janë favorizuar edhe kompani ruse.
TIRANË- Ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte e pranishme në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese. Ajo argumentoi propozimet e saj për ndryshimet në ligjin e koncesioneve, që nga ndalimi i dhënies së kontratave publike drejtuesve të kompanive me të shkuar kriminale te verifikimi i kapitalit apo burimi i të ardhurave, me fokus të veçantë te përgjegjësia individuale e punonjësve publike që firmosin për koncesionet apo Partneritetet Publike-Private.
“Në projektligj kemi forcuar akoma më tej mekanizmin kontrollues duke shmangur sa më shumë fshehjen pas përgjegjësisë kolektive dhe parashikimin në mënyrë eksplicite të përgjegjësisë personale të çdo nëpunësi që merr pjesë në një procedurë për dhënien e një koncesioni/PPP”, u shpreh Tabaku.
Tabaku akuzoi se nëpërmjet ligjit aktual janë favorizuar edhe kompani ruse.
“Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse. Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama.”
Nisma u vlerësua gati e panevojshme nga përfaqësuesi i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Komision, Edmond Ahmeti i cili pati edhe një ofertë për Tabakun.
“Mund t’iu themi se është iniciuar procesi me një urdhër kryeministri me një grup pune, për të filluar punën për ndryshimin e ligjit. Ndaj edhe qëndrimi ynë ka qenë se jemi në proces dhe të dy çështjet mund të përfshihen në një,” u shpreh Ahmeti.
Mbizotërimi në shifra u reflektua edhe në procesin e votimit ku socialistët rrëzuan propozimin e Tabakut.
Elsa Hastad DW: Znj. Ambasadore Hastad, që prej një muaji Presidenca Suedeze e BE ka nisur punën e saj. Marrëdhëniet me Ballk...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për shërbimin përmbarues publik. I pranishëm në Komis...
Saimir Korreshi Saimir Korreshi: Për të kaluar te standartet europiane. Përveç stokut, Ministër dua t'ju pyes, ke qenë ndon...
Bislim Ahmetaj TIRANË- Partia Demokratike kërkon që të nisin hetimet për aplikacionin Qeveritar 'Aktivisti'. Në një dekl...
Monika Kryemadhi TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka deklarua se ka dorëzuar prova të reja në Prok...
Reshjet e dendura të shiut në Kosovë dhe dalja nga shtrati e lumenjve që derdhen në Drinin e Bardhë, krijuan një situat&eum...
Dashnor Sula TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula bëri të ditur se 28 deputetë të PD-së kanë bë...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ndarë ditën e sotme ecurinë e çështjes së Bu...
Niko Peleshi TIRANË- Deputeti demokrat Ferdinad Xhaferri ka pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse e ka takuar ndonjëherë ish-z...
Ervin Salianji TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka deklaruar se sa herë që ka ngjarje të mëdha që kanë të b...