LIVE UPDATES
Politike

Manja: Do sjellim shërbim përmbarimor publik, ka 155 mijë dosje stok, mes 143 personave do kishte dhe ‘drunj të shtrembër’

Ai tha se edhe kur një përmbaruesi i hiqet licensa, ka probleme me dorëzimin e dosjeve.

31 Janar 2023, 13:37 Nga F.M
Manja: Do sjellim shërbim përmbarimor publik, ka 155 mijë dosje
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur për shërbimin përmbarues publik. I pranishëm në Komisionin e Ligjeve, Manja tha se shërbimet aktuale kanë 55 mijë dosje stok që sipas tij nuk janë normale dhe duan përfunduar. Manja u shpreh gjithashtu se me shërbimin e përmbarimit. Sipas tij, një trupë prej 143 personave, do të kishte edhe ‘drunj të shtrembër’. Ai tha se edhe kur një përmbaruesi i hiqet licensa, ka probleme me dorëzimin e dosjeve.

Pjesë nga fjala e Manjës:

Është një projektligj që lidhet me funksionimin e shërbimit për gjyqësor shtetëror dhe përmbyllim reformimin e sistemit përmbarimor shtetëror por dhe në tërësi po të kemi parasysh dhe faktin që prej disa vitesh në Shqipëri funksionon shërbimi përmbarimor mbi baza private. Ky shërbim në tërësi, veçanërisht shërbimi përmbarimor shtetëror, paraqet një rëndësi të madhe sepse lidhet me procesin e rregullt dhe materializimin e të drejtave të fituara në gjykatë. Pra pa një shërbim përmbarimor efektiv, çdo reformë që ne kemi ndërmarrë për mirëfunksionimin e mirë të sistemit të drejtësisë nuk do të prodhonte rezultatet e duhura sepse me përmbarimin lidhet rivendosja e të drejtave të fituara në gjykatë nga qytetarët dhe bizneset. Një ndër problematikat më kryesore që kemi evidentuar në veprimtarinë e përmbaruesve gjyqësorë ka të bëjë me profesionalizmin dhe paanshmërinë. Nuk ka qenë në gjendje që të tërheqë përmbarues shtetërore të motivuar dhe të aftë për të përmbushur detyrën me profesionalizëm. Nëpërmjet këtij projektligji synojmë që të rrisim cilësisht ofrimin e shërbimeve përmbarimore shtetërore për qytetarët, do të zgjidhim disa nga problematikat e evidentuara në praktikë në lidhje me statusin e përmbarueseve, trajtimin e tyre dinjitoz për detyrën që kryejnë, organizimin dhe funksionimin e zyrave përmbarimore dhe krijohet një sistem i mirëfilltë karriere si përmbarues gjyqësor shtetërore. Reformimi i këtij shërbimi, paraqitet si domosdoshmëri në kuadër të garantimit të rritjes së cilësisë së ofrimit të shërbimeve nga përmbarimi shtetëror por dhe përmirësimin e mekanizmave kontrollues të ofruara te qytetarët. Ne kërkojmë që ky shërbim të përballojë volumin dhe ngarkesën e punës por nëpërmjet këtij projektligji, do të rrisim cilësinë e shërbimeve që ky përmbarim ofron për qytetarët por dhe të jetë konkurrues në treg. Në projektligj kemi parashikuar jo vetëm mënyrën e organizimit, sistemin e karrierës, por sa i përket ushtrimit të veprimtarisë, kemi paraparë të gjitha garancitë dhe shërbimet që ofron shërbimi përmbarimor mbi baza private. 55 mijë dosje stok që nuk janë ekzekutuar deri tani. Dhe kjo është një shifër shumë e madhe me numrin e përmbaruesve që kemiUnë nuk e kam miratuar udhëzimin që ka të bëjë me tarifat. Është detyrim që buron nga ligji mes dy ministrive. Po pse? Në 2017 qeveria teknike e asaj kohe miratoi një udhëzim të ri duke i rritur këto tarifa me 30%. Në 2018 u shfuqizua udhëzimi dhe dy ministrat e kohës miratojnë një udhëzim të ri me tarifat përmbarimore që i kthenin në nivelin e pranueshëm. Dhoma kombëtare e coi këtë udhëzim në shkallët e gjyqsorit. E humbi në shkallë të parë dhe apelin dhe është në shkallën e lartë. Dhoma kombëtare e përmbarimit ishte e detyruar të zbatonte udhëzimin e 2018. Përmbaruesit privatë vazhdonin me tarifat e 2017. Një pjesë zbatonin udhëzimin e 2018. Ndërkohë gjykata e lartë me një vendim të dhjetorit 2022 përfundimisht tha se lihet në fuqi vendimi i të dy shkallëve të jgyqsorit. Kështu sot përmbaruesit privatë janë të detyruar të aplikojnë ato tarifa. Por edhe ne jemi në kushtet kur ky udhëzim është i parishikuar brenda një logjike ekonomike. Ne nuk mund të pranojmë ato që propozojnë ata që janë të papërballueshme për xhepat e qyetarëve. Ata vazhdojnë me pretendimin se e kanë cuar në gjykatën kushtetuese, por vendimi i gjykatës së lartë e ka përfunduar këtë gjë. A ka problematika të tjera që lidhen me kufirin e veprimtarisë përmbarimore dhe shkeljes së ligjit? Unë nuk jam këtu sot për të dhënë një përcaktim të qartë për këtë por janë raste të denoncuara prej nesh. Kemi disa raste të përmbaruesve privatë që jo vetëm i kemi propozuar për heqje license dhe i kemi cuar në prokurori. Një problem që kemi me shërbimin përmbarimor është kur hiqet licensa apo merren masa kemi problem me dorëzimin e arkivave dhe dosjeve. Edhe këtë këkrojmë ta rregullojmë me ligjin që do të sjellim. Kam një arkive të tërë me dosjet e një kompanie përmbarimore që i është hequr licensa. Ky hërbim të jeni të bindur që do të jetë në shërbim të ligjit. Ka vullnet. Ka shërbime cilësore për qytetarët, por në 143 vetë padiskutim që ka druy të shtrembër. Por në tërësi ai shërbim i ka dhënë një frymëmarrje tregut dhe ka mundësuar ekzekutimin e titujve ekzekutivë.

ulsi manja komisioni i ligjeve 31 janar 2023

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni