All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

Ndotje ndërkufitare: Përmbytjet nxjerrin në sipërfaqe “ishujt” e plastikës në Fierzë

Ndotja e liqenit nga prurjet me mbetje urbane të përrenjve që derdhen në Drinin e Badhë dhe atë të Zi është një situatë e vjetër, por rrebeshi i datave 18 deri 20 janar e nxori atë më në sipërfaqe.

31 Janar 2023, 12:25 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Ndotje ndërkufitare: Përmbytjet nxjerrin në sipërfaqe

Reshjet e dendura të shiut në Kosovë dhe dalja nga shtrati e lumenjve që derdhen në Drinin e Bardhë, krijuan një situatë emergjente edhe më poshtë në rrjedhë. Rrëketë mblodhëm mbetjet urbane dhe krijuan “ishuj” lundrues plastike në liqenin e Fierzës.

Ndotja e liqenit nga prurjet me mbetje urbane të përrenjve që derdhen në Drinin e Badhë dhe atë të Zi është një situatë e vjetër, por rrebeshi i datave 18 deri 20 janar e nxori atë më në sipërfaqe.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit i tha BIRN se e detyruar nga kjo situatë, bashkia bënte të paktën një herë në vit pastrimin e liqenit nga mbetjet në zonën e saj. “Me mundësitë tona në dispozicion ne për çdo vit, apo dy herë në vit jemi marrë me pastrimin e mbeturinave në liqenin e Fierzës në zonën e Kukësit,” tha Gjici.

Po ashtu, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, e cila menaxhon liqenin, ka zhvilluar disa aksione pastrimi në Fierzë dhe më poshtë në Koman, përfshi një të tillë në verën e vitit që shkoi. KESH, madje prej vitesh reklamon që ka angazhuar anije të posaçme për të mbledhur mbetjet në liqenet e kaskadës.

Këtyre u janë shtuar aksionet e aktivistëve të mjedisit, që vullnetarisht kanë mbledhur qindra kilogramë plastikë në brigjet e liqenit. Por aksionet nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të dukshëm.

Sipas raportit të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit “Cilësia e ujërave sipërfaqësore në vendin tonë 2021”, cilësia e ujërave të Drinit është përkeqësuar prej vitit 2018, duke kaluar nga “gjendje e moderuar” në “gjendje të varfër”.

“Cilësia e ujërave të basenit Drin-Bunë ka pësuar përkeqësim duke e krahasuar me vitin 2018, ku ujërat klasifikoheshin në klasën e tretë. Nga viti 2019 deri në vitin 2021, ujërat paraqiten me të njëjtën situatë, duke u klasifikuar në klasën IV – Gjendje e varfër”, thuhet në raport. Aty thuhet se arsye të ndotjes janë derdhjet në lumë pa trajtuar të mbetjeve industriale të lëngëta e të ngurta dhe ujërave të ndotur të patrajtuar.

Megjithatë, ndotjet në Fierzë janë ndërkufitare. Një pjesë e tyre vijnë nga Kosova dhe të tjerat vijnë nga të paktën 4 bashki në Shqipëri, që duhet të menaxhojnë mbetjet në ujëmbledhësit e Drinit të Zi dhe të Bardhë.

“Liqeni i Fierzës kryesisht ndotet nga mbetjet urbane, ku më të rrezikshme janë ato spitalore që vijnë kryesisht nga Kosova. Megjithatë ndotës nuk është vetëm Kosova, por edhe njësitë administrative të qarkut të Kukësit, Dibrës madje edhe ato të Pukës që kanë lidhje me liqenin e Fierzës nga Bllata deri në Fierzë”, tha për BIRN Shemsi Shahu, përfaqësues i Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Lezhë për Kukësin.

Shahu këmbëngul se zgjidhje për situatën do të ishte që KESH, e cila shfrytëzon liqenin vetëm për prodhimin e energjisë, t’i dilte për zot edhe mbrojtjes së tij nga ndotja.

“Liqeni vuan për një pronar “de facto”. Ai pronar duhet të jetë KESH-i dhe të mbajë përgjegjësi për ndotjet dhe jo të mjaftohet vetëm  me ndotjet në afërsi të digës dhe prodhim energjie . Pra liqeni po vuan për një pronar,” insiston Shahu.

Korporata nga ana tjetër, edhe pse i konsideron qytetet e fshatrat në ujëmbledhës zona të influencuar prej saj, e sheh veten si ndihmuese e jashtme sa i përket menaxhimit të mbetjeve.

“Në këtë drejtim, KESH-i mund të ndërmarrë një sërë projektesh për rehabilitimin, transformimin ose transferimin e këtyre venddepozitimeve. Një ndërhyrje e tillë do të kërkonte fonde të konsiderueshme nga bashkitë, por nga ana tjetër është një tipologji kryesore projekti që KESH mund të realizojë nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet lokale”, thuhet në Strategjinë e Planit të Veprimit të Përgjegjshmërisë Sociale të KESH të miratuar në shkurt 2021.

KESH fajëson bashkitë për menaxhim të dobët të mbetjeve urbane, mungesë të koshave dhe lejim të depozitimeve ilegale në brigje të lumenjve dhe madje buzë liqenit. Korporata vë në dukje se mbetjet e ngurta veç ndotjes, krijojnë risk edhe për pajisjet prodhuese të energjisë. “Ndotja e lumenjve nga mbetjet e ngurta, depozitimi i inerteve si rezultat i erozionit, etj. impaktojnë dhe vështirësojnë aktivitetin e KESH për prodhimin e energjisë,” thuhet në dokument.

Megjithatë, në strategji KESH zotohet të ndërmarrë iniciativa për të ndihmuar në menaxhimin e mbetjeve, duke e cilësuar këtë një problem themelor. “Problemi i mbetjeve të ngurta në sipërfaqet ujore të zonës së influencës mbetet një nga pikat fokale ku duhet të përqendrohen projektet që KESH-i do ndërmarrë në kuadër të përgjegjshmërisë sociale të korporatës”, thuhet në strategji.

Edhe specialistë të mjedisit  të intervistuar edhe më herët nga BIRN sa i përket ndotjes së lumenjve e shohin problemin kryesisht te mungesa e menaxhimit të ndotjes urbane nga bashkitë.

Bashkia e Kukësit megjithatë pretendon se është duke punuar për të ndryshuar situatën.  Nënkryetarja e Bashkisë së Kukësit, Majlinda Onuzi thotë për “ BIRN” se ata kanë në proces implementimi projektin “Bio-Drini”, një financim kryesisht i Bashkimit Europian me një shumë prej 462 mijë euro që ka në fokus pastrimin e liqenit të Fierzës.

“Projekti është i ndarë në katër pjesë, ku krahas BE-së, bashkëfinancues janë qarku i Kukësit, komuna e Rahovecit në Kosovë,  PAMKOS-i në Kosovë dhe URI (Urban Research Institute)(Instituti I Kërkimeve Urbane) në Tiranë”, thotë Onuzi.

Ajo thotë se projekti parashikon vendosje të pritave në hyrjet në liqen.  “Ky projekt konsiston në vendosjen e dy pritave në Lumin Drini i Bardhë në hyrje të zonës së Kukësit, ndërsa dy prita të tjera do vendosen në zonën e Xerxes në Rahovec,” thotë Onuzi.

Projekti është dy vjeçar dhe ka filluar në shkurt të vitit 2022. “Deri tani jemi në fazën e studimit, ku do përcaktohet saktë se ku do vendosen pritat,” përfundoi Onuzi./Marre nga BIRN

ndotje ne fierze

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit