All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

“Në Hollivud me siguri dikush do e kthejë në film”/ Gazetari i BIRN për çështjen McGonigal: Gjykata kërkoi dokumente dhe informacione

Besar Likmeta tha se nuk e dimë nëse ka qenë kjo indicie që e ka shtyrë FBI të hapë një hetim ndaj ish-agjentit të tyre dhe foli dhe për rrethana të tjera.

30 Janar 2023, 22:24 Nga k.m.
“Në Hollivud me siguri dikush do e kthejë në film”/
Besar Likmeta
All - Paragraf - 1

Çështja “McGonigal” është kthyer në temë të diskutimeve dhe debateve të fundit në politikën dhe publikun shqiptar. Në emisionin “Open” në News24, kryeredaktori i BIRN, Besart Likmeta foli për dëshminë e ish-të dashurës së McGonigal, nga ku thuhet se ka nisur dhe hetimi i FBI për ish-agjentin, si dhe për informacionet e publikuara deri më tani për këtë çështjes. Likmeta tha se nuk e dimë nëse ka qenë kjo indicie që e ka shtyrë FBI të hapë një hetim ndaj ish-agjentit të tyre dhe foli dhe për rrethana të tjera.

Ai theksoi më tej se Business Insider, ka publikuar një shkrim para disa muajsh ku tregonte një lloj kërkese nga grand juri, ose gjykata për të dhënë dokumente dhe informacione që lidheshin midis kryeministrit të Shqipërisë, McGonigal dhe dy personave që dyshohet që janë Personi A dhe Personi B, Agron Nezaj dhe Dorian Duçka.

Likmeta: Janë detaje të raportuara nga një botim amerikan që ka intervistuar zonjën Guerriero, ne nuk kemi që t’i vertetojmë si media shqiptare sa të vërteta janë. Mund ta ketë dërguar këtë email në kushtet e xhelozisë, ose një dëshire për t’u hakmarrë ndaj partnerit të saj, por nuk e dimë nëse ka qenë kjo indicia që e ka shtyrë FBI të hapë një hetim ndaj ish-agjentit të tyre. Ka dhe rrethana të tjera sa i përket kontakteve të agjentit McGonigal me oligarkun rus Deripaska, ose persona të lidhur me Deripaskan. Ka pasur një deklarim në departamentin e Drejtësisë nga një nga këta persona për sa i përket kontakteve që ka pasur me McGonigal dhe një pjesë të lobimit që është bërë. Gjithashtu ka pasur dhe një shkrim të Neë York Times që fliste për mënyrën se si McGonigal ka siguruar një stazh për vajzën e një ish-diplomati rus në Policinë e Neë York-ut dhe aty ka ngjallur dyshime sepse ajo i ka dëshmuar ose i ka treguar një pjese të oficerëve aty se kishte akses në dosjet e FBI-së. Njëri nga policët e ka raportuar një fakt të tillë duke e gjetur të dyshimtë se si mund të kishte një vajzë kaq e re dhe e huaj akses te dokumentet e FBI-së.

Ajo (Guerriero) kishte një lloj informacioni bazë që McGonigal kishte të bënte me shtetas shqiptarë, që ai udhëtonte në Shqipëri dhe kjo nuk bëhet tërësisht e qartë nga shkrimi i Business Insider sepse Business Insider në këtë rast nuk është aq i interesuar për pjesën shqiptare, por do të tregojë origjinën ku mund të ketë ardhur ky lloj denoncimi. Business Insider, i njëjti gazetar ka publikuar një shkrim para disa muajsh ku tregonte një lloj kërkese nga grand juri, ose gjykata për të dhënë dokumente dhe informacione që lidheshin midis kryeministrit të Shqipërisë, McGonigal dhe dy personave që dyshohet që janë Personi A dhe Personi B, Agron Nezaj dhe Dorian Duçka.

Me rregull treshi mund të mendojmë se personi që mund t’ia ketë dhënë këtë dokument ka qenë e dashura e ish-agjentit të FBI. Kjo histori është e ndërtuar si një triller. Po të mendosh detajet që kanë dalë, jam i sigurt që në Hollivud dikush është duke ndërtuar një skript për ta kthyer në një film. Është shumë e rrallë që në SHBA një agjent i tillë të përfshihet në këto lloj skandalesh. Mund t’i numërosh me gishtat e një dore agjentët e FBI-së të këtij niveli që janë arrestuar gjatë 30-40 e fundit.

Detajet që lidhen me tradhti bashkëshortore, me para që shkëmbehen në parkingje nëntokësore, me qindra mijëra dollarë në cash, agjentë sekretë shqiptarë, oligarkë rus, të siguroj që dikush do shkruajë një libër.

Klodiana Lala: Udhëtime të padeklaruara, takime me zyrtarë të Shqipërisë, dreka dhe darka në zona të ndryshme të veriut, biznes po ashtu në Shqipëri. Të gjitha këto e bëjnë këtë histori interesante. Ai është një hetim që është duke vijuar, mund të dalin detaje të tjera në dritë. Ajo që ne duhet të na interesojë është se si një ish-agjent i FBI-së bëri bashkë të gjithë parinë shqiptare, ka drekuar me ministra, me kryetarë bashkie, ka marrë titullin qytetar nderi, u bë aksioner i një studioje.

Likmeta: Artikulli i BIRN ka qenë për lobimin për paratë që PD ka paguar për të siguruar një foto me Trump, ku një pjesë deklarohet se ka ardhur nga një kompani off shorë. Nuk kemi raportuar që janë para ruse pasi nuk mund ta vërtetonim, por ishte një klimë në SHBA atë kohë ku media kishte një interes që të lidhte çdo gjë me ndikimin rus. Një gjë ka humbur nga vëmendja, më e rëndësishme që duhet të hetonte prokuroria jonë, është që ka ardhur të lobojë kryeministrin shqiptar për llogari të një kompania nafte. Ka një dyshim që një i akuzuar si agjent i korruptuar i FBI ka ardhur në vendin tonë për të ndikuar kryeministrin./BW

besar likmeta

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet