LIVE UPDATES
Politike

Vizita e Charles McGonigal, kush ishte politikani/biznesmen që e takoi? Artan Hoxha: Tom Doshi! Kërkonte hetimin e atentatit

Artan Hoxha tha se bëhej fjalë për Tom Doshin, i cili disa vite më parë tha publikisht se ndaj tij po tentohej të kryhej një atentat.

30 Janar 2023, 21:17 Nga k.m.
Vizita e Charles McGonigal, kush ishte politikani/biznesmen që e takoi?
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigati Artan Hoxha ka zbuluar se kush është politikani dhe biznesmeni që shfaqej në dosjen e FBI, që ishte takuar me Charles McGonigal. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Të paekspozuarit", Artan Hoxha tha se bëhej fjalë për Tom Doshin, i cili disa vite më parë tha publikisht se ndaj tij po tentohej të kryhej një atentat. Sipas Hoxhës, Doshi nuk kishte besim tek drejtësia shqiptare dhe kërkonte më shumë hetime për të zbuluar të vërtetën. 

"Në shtator të 2017, Charles është prezantuar nga Neza me një biznesmen që i tha se kërkonte dikë që të hetonte një komplot për të vrarë. Bëhet fjalë në shtator të 2017, është rasti i deputetit Tom Doshi. Sepse ishte i bindur se ndaj tij ka pasur një tentativë për atentat, e duke qenë se ishte i bindur që autoritetet shqiptare nuk e hetuan por çuan në ndjekje penale Doshin. Ai gjeti mundësinë për të kërkuar nga FBI ndihmë se nuk kishte besim. Prandaj është kërkuar kjo gjë sepse atëherë thuhej se Meta ndikonte mbi zotin Llalla dhe hetimi u devijua. Kjo është në shtator, më mbrapa në nëntor është bërë takimi i Vjenës. Bashkë me ta ka pasur edhe një prokuror federal. Hetimi tregoi se Doshi ishte i pafajshëm për kallëzimin e rremë. Pra ka ardhur edhe për një rast të tillë,"-tha Artan Hoxha.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Në shtator 2017, një biznesmen dhe politikan i tha (Charles McGonigal) që kanë dashur të më bëjnë atentat. Është rasti i zotit Tom Doshi, që ishte i bindur se kishte patur një atentat ndaj tij. Autoritetet nuk e hetuan këtë në Shqipëri. Ai gjeti mundësi dhe kërkoi ndihmën e FBI.

Ylli Rakipi: Ka qenë rasti kur u përhap fjala, që Meta do të vrasë Tom Doshin?

Artan Hoxha: Thuhej se Zoti Meta ndikonte te zoti Lllalla, ish kryeprokuror dhe nuk u hetua, por u hetua personi që bëri kallëzimin. Më mbrapa në nëntor, u bë takimi i Vjenës, ku zoti Doshi ka qenë bashkë me këta (McGonigal dhe Neza) dhe ka qenë edhe një prokuror federal. Personi në fjalë (Tom Doshi) nuk kishte besim në autoritetet brenda vendit dhe kërkoi ndihmë të specializuar jashtë. I ka kërkuar ndihmë një zyrtari të FBI për ta ndihmuar. Prandaj e ka bërë këtë takim.

Në vitin 2015, opinioni publik u trondit nga pretendimet e Tom Doshit se dikush po kërkonte ta hiqte qafe, e jo vetëm atë por edhe deputetin e Partisë Demokratike, Mhill Fufin. Asokohe u prangosën 3 persona, mes tyre Durim Bami, i cili u lirua nga burgu pas gati 2 vitesh. Doshi pretendonte se sipas informatorit, sulmi vinte nga asokohet kryeparlamentari Ilir Meta. 

tom doshi artan hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet