Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Politike
Takimi me Ramën në Tiranë, ambasadorja Guilfoyle: Investim 6 mld dollarë në fushën energjitike
Ambasadorja thekson se ishte e pranishme në nënshkrimin e marrëveshjes midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një kontratë 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm amerikan.
28 Prill 2026, 13:04Nga I.A
Takimi
TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së në Greqi Kimberly Guilfoyle ka treguar se takimi i sotshëm me kryeministrin Edi Rama në Tiranë ka qenë për nënshkrimin e një kontrate 20-vjeçare në fushën e enegjisë. Me anë të një postimi në X, Guilfoyle shkruan se takimi ka qenë i fokusuar për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-së Donald Trump me një investim prej 6 miliardë dollarësh në vend.
Ambasadorja thekson se ishte e pranishme në nënshkrimin e marrëveshjes midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një kontratë 20-vjeçare për gazin natyror të lëngshëm amerikan.
“Isha e nderuar që udhëtova në Tiranë për të çuar përpara agjendën energjetike të Presidentit të SHBA-së dhe për t’iu bashkuar Kryeministrit Edi Rama në një ceremoni nënshkrimi të një marrëveshjeje historike midis Shqipërisë, Venture Global dhe Aktor LNG USA për një marrëveshje 20-vjeçare të LNG-së amerikane. Ky angazhim prej 6 miliardë dollarësh forcon sigurinë energjetike dhe sigurinë kombëtare në të gjithë rajonin. Jemi krenarë të ndërtojmë mbi punën e shkëlqyer të Sekretarit Burgum, Sekretarit ëright dhe Këshillit Kombëtar për Dominimin Energjetik. Kur Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Greqia punojnë së bashku, ky rajon bëhet më i lidhur, më i sigurt dhe më i begatë”, shkruan Kimberly Guilfoyle.
I ëas honored to travel to Tirana to advance @POTUS’ energy agenda and join PM @ediramaal to participate in a signing ceremony of a historic deal betëeen Albania, Venture Global and Aktor LNG USA on a 20-year U.S. LNG agreement. This $6B commitment strengthens energy security—and…
— Ambassador Kimberly Guilfoyle (@USAmbassadorGR) April 28, 2026