Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka deklaruar se ka bërë përpjekje për marrëveshje me partitë opozitare, por pa rezultat.
KOSOVË- Derisa kanë mbetur edhe 15 minuta nga fillimi i seancës për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, ende nuk dihet nëse deputetët e opozitës do të marrin pjesë. Seanca e 27 prillit u zhvillua pa praninë e opozitës. Kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka deklaruar se ka bërë përpjekje për marrëveshje me partitë opozitare, por pa rezultat.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar të propozojë vetë kandidatin për president, ndërsa është kritikuar nga LVV-ja për mungesë transparence. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në anën tjetër, ka kundërshtuar idenë që një parti - në këtë rast LVV - t’i kontrollojë tri institucionet kryesore të shtetit: Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën.
Kurti ka thënë se i ka ofruar LDK-së pjesëmarrje në Qeveri ose postin e kryeparlamentarit, por oferta është refuzuar. Një ofertë e ngjashme iu bë edhe PDK-së, por lideri i saj, Bedri Hamza, e cilësoi si joserioze, duke thënë se nuk kishte pasur ftesë zyrtare për takim.
Më pas, Kurti u ka kërkuar PDK-së dhe LDK-së të propozojnë tre emra jopartiakë për president, duke ofruar mbështetjen e LVV-së, por opozita e ka refuzuar edhe këtë ide, duke e cilësuar si joserioze dhe të papranueshme.
Në një fjalim para Kuvendit më 27 prill, Kurti tha se përgjegjësia e partive për çështjen e presidentit është në bazë të numrit të votave që kanë marrë.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, LVV-ja ka siguruar mbi 51 për qind të votave dhe 57 deputetë në Kuvend, PDK-ja 20.2 për qind dhe 22 deputetë, ndërsa LDK-ja 13.2 për qind dhe 15 deputetë.
“LDK-ja dhe PDK-ja nuk kanë marrë iniciativë, ndonjë propozim, ndonjë emër. Kur iu ofrua mundësia konkrete, kanë zgjedhur heshtjen. Fakti që opozita nuk ka marrë asnjë iniciativë për zgjedhjen e presidentit është dëshmi e qartë e dështimit të marrjes së përgjegjësisë proporcionale”, tha Kurti./REL
Lumir Abdixhiku KOSOVË- Kryetari i LDK, Lumir Abdixhiku, në përfundim të seancës së djeshme të jashtëzakonshme p&eu...
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës ka njoftuar mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme plenare me një pikë të vetme të re...
Eric Wendt SHBA- Administrata e Donald Trump ka nominuar Eric Wendt si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuar...
Albulena Haxhiu KOSOVA- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pasi përfundoi rundi i parë i votimit për presiden...
Foto ilustruse KOSOVA- Kosova nuk e zgodhi presidentin, edhe në seancën e kësaj të hëne. Kandidatja e LVV, Feride Rushit...
Foto ilustruse KOSOVA- Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se LVV-ja po tenton që të prodhojë “artificialisht fajtorë t&eu...
Monika Kryemadhi, Ilir Meta TIRANË- Monika Kryemadhi ka folur pas seancës së parë të gjyqit në themel, për të...
Kuvendi KOSOVË- Pas shqyrtimit të dokumentacionit në Komisionin për legjislacion të dy kandidateve për president ...
Foto ilustruse KOSOVA- LVV-ja ka propozuar dy kandidatura për postin e presidentes së Kosovës. Ato janë Feride Rushiti dhe&nb...
Arbërie Nagavci KOSOVA- Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci ka deklaruar se Kosova nuk mund të mbahen pe...