Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tabaku thekson me anë të një postimi në rrjetet sociale se drejtoria e Tatimeve ka njoftuar këstet për tatimin e tyre.
TIRANA- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me taksën për profesionet e lira. Tabaku thekson me anë të një postimi në rrjetet sociale se drejtoria e Tatimeve ka njoftuar këstet për tatimin e tyre. Ajo shton se njoftimet e publikuara dhe që i kanë dërguar në masë nga profesionistët e lirë janë abuzuese.
Sipas saj, nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre.
Postimi i Tabakut:
Ndërkohë që jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin edhe vendimin ndaj padisë së dërguar mbi Tatimin e Profesioneve të Lira, Drejtoria e Tatimeve njofton këstet për tatimin tek profesionistët e lirë me një nxitim të pashpjegueshëm dhe të padrejtë.
Njoftimet e publikuara dhe që më janë nisur në masë nga profesionistët e lirë janë abuzuese. Siç e kam paralajmëruar i kërkohet profesionisteve të vetëdeklarojnë xhiron vjetore, të deklarojnë mënyrën e pagesës e detaje të tjera që cënojnë çdo parim normal të funksionimit të biznesit.
Nxitimi i Drejtorisë së Tatimeve është ajo e një qeverie që do të përfitojë nga rasti për t’u marrë djersën e ballit një shtrese që punon për të rritur të ardhurat sipas ligjit dhe që vë në funksion të shoqërisë dijen dhe eksperiencën e tyre.
Çfarë është ky sistem ku puna penalizohet? ku sipërmarrja “gjobitet” e hajdutëria ngrihet në piedestal? A e mendoni një sipërmarrës ekonomist apo audities, një farmacist a një të ri ne fushën e teknologjisë së informacionit se çfarë modeli i ofrojmë? Mbitaksojmë padrejtësisht iniciativën e lirë e promovojmë me lehtësira fiskale dhe zero taksa korrupsionin në tendera e koncesione!
Gjykata kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim padinë e grupit parlamentar të PD dhe palëve të interesuara si auditët, kontabilistët, juristët e noterët që janë tashmë të depozituara.
Silvio Gonzato SHKODRA- Gjatë një takimi me studentët e drejtësisë në Shkodër, Ambasadori i BE-së në ven...
Edi Rama dhe Emmanuel Macron FRANCA- Prestigjozi franceze "Le Figaro” i ka dedikuar një artikull vizitës së kryeministrit Edi ...
Xhelal Sveçla dhe Taulant Balla TIRANA- Qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës, do të kalojnë përmes pik...
Komisioni TIRANA- Pas më shumë se 4 orësh dhe mes debatesh, Komisioni Hetimor parlamentar për sistemin TIMS ka miratuar kërkesat p...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e zakonshëm edhe mbrëmjen e sotme para mbështet&e...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha jehona ndërkombëtare e betejë...
Rinas RINAS- Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet paralelisht në disa fronte, me qëllim ...
Flamur Noka GRAMSH- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë takimit me simpatizantët demokrat në ...
Komisioni TIRANA- Ka vijuar mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Kreu i këtij Komisioni, Ervin Salianji propozoi q&...
Tirana TIRANA- Media gjermane, Bild i ka dedikuar një artikull protestave të opozitës dhe hetimeve për korrupsion që ç...