12 Prill 2024, 20:42
Nga E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e zakonshëm edhe mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Gjatë fjalës në tubimin qytetar, kryetari Berisha tha se, Policia e Shtetit ishte gati të hiqte kapelet dhe të bashkohej me protestën kundër Erion Veliajt. Sipas kryetarit të PD-së, pas këtij zhvillimi, Erion Veliaj nënshkroi një marrëveshje me Taulant Ballën për tu mbrojtur.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS
Miqtë e mi, Erion Veliaj, për leckash duhet të shporret një minutë e më parë nga bashkia.
Duhet të mos përdhosë më shtëpinë e parë të kryeqytetit të vendit.
Duhet të dorëzojë qindarkë për qindarkë paratë që ka vjedhur me djegësin e Tiranës.
Paratë që ka vjedhur me ujësjellësin e Tiranës.
Paratë që ka vjedhur me punët publike të Tiranës.
Që të gjitha, 100 përqind, 100 përqind, 100 përqind.
Ky është vjedhësi, hajduti më fondamentalist në të gjithë mbretërinë e hajnisë.
Më i pamëshirë!
Me Edi Ramën, këta kryesojnë piramidën e vjedhjes në Shqipëri, në Europë dhe më gjerë.
Sot, Erion Veliaj firmosi një marrëveshje me Taulant Bego Jarisin, me një kriminel të implikuar në dhjetëra afera nga më të ulëtat, nga më të rrezikshmet kriminale të vendit.
Me një kriminel, emri i të cilit ka dalë në sallat e gjyqit si porositës i vrasjeve.
Me një kriminel, emri i cilit ka dalë i lidhur me klanet më të rrezikshme të drogës.
Me një kriminel që ka transportuar me pasaportë diplomatike me Edmond Begon, me Pëllumb Gjokën e të tjerë, dhjetëra e qindra ngarkesa droga nga Shqipëria në Europë.
Sot, Erion Veliaj konstatoi se Policia e Shtetit ditën e enjte gati sa nuk po hiqte kapelet dhe të bashkohej me ju, me demonstruesit.
Konstatoi se policët, këta qytetarë që vidhen gjer në palcë si askush tjetër nga shefat e tyre, nga ministra, zëvendësministra e me radhë, policët që nuk u jepen kurrë shpërblimet që u premtohen.
Ju i patë vetë fytyrat e tyre, qanin me lot mjerimi për detyrën që u kishin ngarkuar, të mbronin kryehajdutin e Tiranës.
Ishin të gatshëm të hedhin kapelet dhe të bashkohen me ju.
Ndaj dhe policia bashkiake, nga vjedhjet, krimet, nuk di vetë ku të fusë kokën, jo më të mbrojë Erion Veliajn.
Në sulm, në sulm, në sulm!
sali berisha
Politike
12 Prill 2024, 20:24
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalimin e tij mbrëmjen e sotme tha jehona ndërkombëtare e betejë...
Politike
12 Prill 2024, 19:28
M.B
Rinas
RINAS- Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet paralelisht në disa fronte, me qëllim ...
Politike
12 Prill 2024, 19:05
E. D
Flamur Noka
GRAMSH- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë takimit me simpatizantët demokrat në ...
Politike
12 Prill 2024, 19:02
M.B
Komisioni
TIRANA- Ka vijuar mes debatesh mbledhja e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS. Kreu i këtij Komisioni, Ervin Salianji propozoi q&...
Politike
12 Prill 2024, 18:46
M.B
Tirana
TIRANA- Media gjermane, Bild i ka dedikuar një artikull protestave të opozitës dhe hetimeve për korrupsion që ç...
Politike
12 Prill 2024, 18:48
E. D
Agron Gjekmarkaj
GRAMSH- Nënkryetari i Rithemelimit të PD, Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në një takim me simpatizantë...
Politike
12 Prill 2024, 17:22
M.B
Ervin Salianji
TIRANA- Ka vijuar me përplasje mes anëtarëve të opozitës dhe të mazhorancës mbledhja e sotme e komis...
Politike
12 Prill 2024, 16:54
M.B
Vangjush Dako
TIRANA- Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u paraqit ditën e sotme në GJKKO, teksa akuzohet për shpërd...
Politike
12 Prill 2024, 16:41
M.B
Konferenca
TIRANA- Gjatë një konference ditën e sotme kryetart i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj dhe ministrit të ...
Politike
12 Prill 2024, 16:19
I.A
OKB
TIRANË- Nënkomiteti i OKB-së për Parandalimin e Torturës (SPT) do të bëjë vizitën e tij të par&e...