LIVE UPDATES
Politike

"Tejkalojnë 5D", Këlliçi: Qefaliajt e Dajtit, kanë marrë të paktën 55 milionë euro tendera e leje ndërtimi nga Bashkia e Tiranës

Këlliçi tha se Kujtim Qefalia në vitin 1999 themeloi kompaninë Qefalia sh.p.k., e cila sot mban emrin Dajti Park 2007 dhe po në vitin 2007,sipas Këlliçit, ai pasi u zgjodh kryetar komune, aksionet e kësaj kompanie i’a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja.

18 Maj 2024, 14:19 Nga M.B
"Tejkalojnë 5D", Këlliçi: Qefaliajt e Dajtit,
Belind Këlliçi

TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku me anë të një fotoje të ilustruar në ekran tha se Kujtim Qefalia, prej vitit 2007 vijon të jetë Administratori i Njësisë Administrative Dajt. Këlliçi tha se Kujtim Qefalia në vitin 1999 themeloi kompaninë Qefalia sh.p.k., e cila sot mban emrin Dajti Park 2007 dhe po në vitin 2007,sipas Këlliçit, ai pasi u zgjodh kryetar komune, aksionet e kësaj kompanie i’a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja.

Pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë në krye të Komunës Dajt, kjo kompani filloi të lulëzonte duke përfituar mbi 4 leje ndërtimi në zonën e Freskut dhe Qesarakës, me firmën e vetë Kujtim Qefalisë, shton Këlliçi. Mëtej ai vijon teksa thotë se në vitin 2016, administrator i kësaj kompanie emërohet vëllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia.

Ai shton se në dhjetor të vitit 2018, Ylber Kalaja vendos të dhurojë aksionet e kompanisë ku 50% i’a dhuroi djalit të tij dhe 50% i’a dhuroi Lulzim Qefalisë. Këlliçi thotë se ky është një gjest shumë i madh bamirësie duke patur parasysh se vlera e këtyre aksioneve ishte 1.7 milionë euro. Këlliçi thtotë se Ylber Kalaja në po të njëjtën periudhë dënohet për korrupsion për tenderat e famshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Çuditërisht, thotë Këlliçi, kompania Dajti Park 2007, e cila kishte përfituar këto tendera përmes korrupsionit, nuk dënohet, nuk vihet nën sekuestro dhe nuk përjashtohet nga pjesëmarrja në prokurimet publike.

"Këto tendera Erion Veliaj i’a ka dhënë familjes Qefalia përmes Agjencisë së Shërbimeve Funerale e deri tek Programi i Rindërtimit. Kompania e vëllezërve Qefalia ka përfituar edhe nga Ministria e Shëndetësisë 9 tendera me vlerë 2.5 milionë euro dhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, 20 tendera me vlerë 6.9 milionë euro, ku spikatin sërish tenderat në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Kujtim Qefalia nëpërmjet dhëndrit dhe familjarëve të tij të punësuar në Bashkinë e Tiranës, ka përfituar nëpërmjet kompanisë AL-POINT tender 4.8 milionë euro për ndërtimin e një godine në zonën e 5 Majit, aty ku Veliaj nxori me gaz lotsjellës familjet nga shtëpitë e tyre duke i shkatërruar banesat dhe mundin e një jete. Gjithashtu kjo kompani ka përfituar dhe 2 leje të tjera ndërtimi me firmë të Veliajt.

Nëpërmjet kompanisë ISEC sh.p.k., në pronësi të familjarëve të afërt të tij, Kujtim Qefalia ka përfituar rreth 700.000 euro tendera deri sot që flasim. Në total, familja Qefalia, fill pas ardhjes së ‘Rilindjes’ në pushtet, ka përfituar rreth 25 milionë euro tendera nga të cilat, 15 milionë euro vetëm nga Bashkia Tiranë me firmë të Erion Veliajt si dhe 3 leje ndërtimi që përllogariten me vlerë tregu në shifrën 30 milionë euro", tha Këlliçi.

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD, BELIND KËLLIÇI:

Të nderuar qytetarë,

Foto që shihni, është një tjetër 5D e Erion Veliajt. Personazhi i radhës quhet Kujtim Qefalia, i cili prej vitit 2007 vijon të jetë Administratori i Njësisë Administrative Dajt.

Kujtim Qefalia në vitin 1999 themeloi kompaninë Qefalia sh.p.k., e cila sot mban emrin Dajti Park 2007. Në vitin 2007, zotëria në fjalë, pasi u zgjodh kryetar komune, aksionet e kësaj kompanie i’a kaloi shtetasit Ylber Osman Kalaja. Pas zgjedhjes së Kujtim Qefalisë në krye të Komunës Dajt, kjo kompani filloi të lulëzonte duke përfituar mbi 4 leje ndërtimi në zonën e Freskut dhe Qesarakës, me firmën e vetë Kujtim Qefalisë. Në vitin 2016, administrator i kësaj kompanie emërohet vëllai i Kujtimit, Lulzim Qefalia, personazhi tjetër që shihni në foto.

Në dhjetor të vitit 2018, Ylber Kalaja vendos të dhurojë aksionet e kompanisë. 50% i’a dhuroi djalit të tij dhe 50% i’a dhuroi Lulzim Qefalisë. Gjest shumë i madh bamirësie duke patur parasysh se vlera e këtyre aksioneve ishte 1.7 milionë euro. Ylber Kalaja në po të njëjtën periudhë dënohet për korrupsion për tenderat e famshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Çuditërisht kompania Dajti Park 2007, e cila kishte përfituar këto tendera përmes korrupsionit, nuk dënohet, nuk vihet nën sekuestro dhe nuk përjashtohet nga pjesëmarrja në prokurimet publike.

Dhurimi 50% i aksioneve vëllait të Kujtim Qefalisë është provë e pakundërshtueshme se Ylber Kalaja ishte thjeshtë një prestanome. Në prill të vitit 2022, Erion Veliaj vendos ta shpërblejë kompaninë e familjes Qefalia me një leje gjigante ndërtimi për hoteleri dhe banim pranë Gjimnazit Sami Frashëri, në një ndër zonat më të lakmuara të Tiranës. Por kompania Dajti Park 2007, nuk u mjaftua vetëm me këtë leje ndërtimi. Kjo kompani ka përfituar 30 tendera në Bashkinë e Tiranës, gjatë periudhës që Veliaj ka qenë kryetar, me vlerë 10 milionë euro.

Këto tendera Erion Veliaj i’a ka dhënë familjes Qefalia përmes Agjencisë së Shërbimeve Funerale e deri tek Programi i Rindërtimit. Kompania e vëllezërve Qefalia ka përfituar edhe nga Ministria e Shëndetësisë 9 tendera me vlerë 2.5 milionë euro dhe nga Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, 20 tendera me vlerë 6.9 milionë euro, ku spikatin sërish tenderat në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Kujtim Qefalia nëpërmjet dhëndrit dhe familjarëve të tij të punësuar në Bashkinë e Tiranës, ka përfituar nëpërmjet kompanisë AL-POINT tender 4.8 milionë euro për ndërtimin e një godine në zonën e 5 Majit, aty ku Veliaj nxori me gaz lotsjellës familjet nga shtëpitë e tyre duke i shkatërruar banesat dhe mundin e një jete. Gjithashtu kjo kompani ka përfituar dhe 2 leje të tjera ndërtimi me firmë të Veliajt.

Nëpërmjet kompanisë ISEC sh.p.k., në pronësi të familjarëve të afërt të tij, Kujtim Qefalia ka përfituar rreth 700.000 euro tendera deri sot që flasim. Në total, familja Qefalia, fill pas ardhjes së ‘Rilindjes’ në pushtet, ka përfituar rreth 25 milionë euro tendera nga të cilat, 15 milionë euro vetëm nga Bashkia Tiranë me firmë të Erion Veliajt si dhe 3 leje ndërtimi që përllogariten me vlerë tregu në shifrën 30 milionë euro.  

Të nderuar qytetarë,

Më 14 Maj të vitit të kaluar, Kujtim Qefalia ishte Drejtues Politik i Erion Veliajt për zonën e ish Komunës Dajt dhe fshatrave përreth. Si asnjëherë më parë, gjatë asaj fushate ka ndodhur një masakër e vërtetë elektorale e cila shpjegohet fare thjeshtë kur sheh se familja Qefalia, me firmë të Erion Veliajt dhe jo vetëm, ka përfituar vetëm nga kompanitë që ne kemi arritur të zbulojmë, të paktën 55 milionë euro.

Siç e shihni qartë, i gjithë shtabi elektoral 5D i Erion Veliajt, ka përdorur të njëjtën skemë. Diku vjehrrin, diku babain, diku dhëndrin, për të vjedhur qindra milionë euro nga buxheti i Bashkisë Tiranë. Vetëm dy zyrtarët e denoncuar dje dhe sot, Arben Maloku dhe Kujtim Qefalia, të dy Drejtues të lartë politik në shtabin e Veliajt, kanë përfituar rreth 130 milionë euro, të cilat SPAK as nuk i sheh dhe as nuk merr mundimin ti hetojë.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, do të vazhdojmë të bëjmë transparencë të plotë për Grupin e Strukturuar Kriminal në Bashkinë Tiranë me në krye Erion Veliajn dhe nuk do të ndalemi deri ditën që SPAK të vendosë nën sekuestro skenën e krimit, godinën e Bashkisë Tiranë.

belind këlliçi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet