17 Janar 2023, 19:01
Nga A.B

Në Shqipëri, grupimi i Partisë Demokratike i udhëhequr nga zoti Enkelejd Alibeaj u tërhoq sot nga ankimimi i bërë në gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila nuk kishte pranuar të bashkonte në një dosje të vetme, ndryshimet në statutin e partisë të kryera në dy Kuvendet e thirrura në vitin 2021 nga ish kryetari Lulzim Basha.
Në gjykatën e Apelit është ende pezull ankimimi tjetër i bërë po nga zoti Alibeaj, kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës, së vitit të kaluar, i marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, cili njohu Kuvendin e organizuar nga ish kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij si dhe statutin e miratuar nga ky Kuvend.
Indrit Sefa, përfaqësuesi ligjor i zotit Alibeaj, deklaroi se dhe vendimi i sotëm për të hequr dorë nga ankimimi i parë, synon që t’i hapë rrugë pikërisht shqyrtimit të çështjes që lidhet me legjitimitetin e Kuvendit të thirrur nga zoti Berisha. "Besojme se ky akt, do t’i heqë të gjithë argumentat Gjykatës që të marrë në shqyrtim në një kohë sa më të shkurtër, përpara zgjedhjeve të 14 majit, ankimin ndaj vendimit të gjyqtarit Zhukri. Shqyrtimi i kësaj çështjeje është e një rëndësie thelbësore për t'i dhënë zgjidhje përfundimtare ngërçit juridik në të cilin ndodhet PD. Ne kërkojmë nga Gjykata e Apelit që ta shqyrtojë sa më parë këtë çështje”.
Ish kryeministri nga ana e tij reagoi sot duke u shprehur se kanë qenë pikërisht avokatët e zotit Alibeaj që e kanë zvarritur procesin, ndërsa theksoi se “vendimi i Gjykatës së Tiranës është një vendim i prerë, i cili automatikisht duhej regjistruar në regjistrin e partive politike dhe shoqatave pranë shoqatës”, duke akuzuar për situatën ndikimin sipas tij të kryeministrit Edi Rama.
Gjykata e Apelit nuk ka vendosur ende një datë për nisjen e shqyrtimit të vendimit të gjyqtarit Zhukri, që mban të ndarë edhe juridikisht Partinë Demokratike. Zoti Berisha ka marrë kontrollin e selisë së Partisë, por nuk ka mundur të kontrollojë grupin parlamentar, kryetar i të cilit njihet zoti Alibeaj./VOA
sali berisha enkelejd alibeaj
Politike
17 Janar 2023, 17:46
k.m.
Foto ilustruese
DIBËR- Procesi i Primareve do të përsëritet në Dibër. Primaret e Berishës do të përsërite...
Politike
17 Janar 2023, 17:45
k.m.
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot në forumin e Davosit për sulmet kibernetike që kaloi vendi nga hakerat iranian&eum...
Politike
17 Janar 2023, 17:39
k.m.
Olta Xhaçka
Gjykata Kushtetuese ka parashikuar të marrë në shqyrtim të mërkurën më 18 janar, dy padi të ngr...
Politike
17 Janar 2023, 17:20
A.B
PD dhe Evis Kushi
TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, për zhdukjen e dy platformave dixhitale me...
Politike
17 Janar 2023, 14:51
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me mbështetjen e forcave të armatosura Shqipëria ka kaluar 14 shkallë ...
Politike
17 Janar 2023, 14:50
F.M
Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Erion Braçe, deputeti i Partisë Socialiste ka marrë pëlqimin në parim nga Komisioni i Ek...
Politike
17 Janar 2023, 14:29
I.A
Zhou Ding dhe Megi Fino
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shqiptarët pas 30 ditësh do të mund të lëvizim pa ...
Politike
17 Janar 2023, 14:32
F.M
Gjykata
TIRANË- Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë lidhur me pushimin e çështjes pas tërheq...
Politike
17 Janar 2023, 14:28
A.B
Flamur Noka
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaron se kryeministri Edi Rama i ka futur thikën pas shpine Kosovës....
Politike
17 Janar 2023, 14:19
F.M
Komisioni i Sigurisë
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Siugurisë i ka uruar mirëseardhjen në ggrupin e Partisë Socialiste...