LIVE UPDATES
Politike

Tony Blair negocioi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi/ Berisha: I tha John Bolton ato që dëgjoi nga Rama

Më shumë rëndësi, sipas Berishës, ka fakti që këtë gjë e ka sugjeruar vetë kryeministri Edi Rama.

12 Janar 2023, 21:50 Nga F.M
Tony Blair negocioi për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi/
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se nuk është përgjigjësi e këshilltarit Tony Blair për sugjerimin e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë. Në një intervistë për "Çim Peka Live", Berisha thotë se Blair ishte një këshilltar i paguar për punën e tij. Më shumë rëndësi, sipas Berishës, ka fakti që këtë gjë e ka sugjeruar vetë kryeministri Edi Rama.

Pjesë nga intervista: 

Peka: Kalojmë pak te Kosova. Zhvillimet në Kosovë janë shumë të vrullshme dhe fatkeqësisht pak të papritura për Kosovën. A ju duket se faktori ndërkombëtar është lodhur me Kosovën dhe po i kthen sytë nga Beogradi. Më interesantja është një intervistë e ambasadorit Hill, i cili gati, gati, shpreh pendesën për bombardimet ndaj Beogradit, shprehet se unë isha për autonomi në atë kohë dhe kur unë nuk isha ndodhi pavarësia dhe flet edhe për diskriminim të serbëve në Kosovë. Ka pastaj një sërë lëvdatash. Sot një gazetar i njohur izraelit shkruante se Vuçiç shpëtoi Botën nga lufta e 3 botërore sepse mbajti qetësinë kur u plagosën 2 serbë në Kosovë. Pra ka një fushatë ndërkombëtare që duket se i kanë kthyer sytë nga Beogradi. Cila është e vërteta?

Berisha: E vërteta është kjo. Nga viti 2013 deri më sot, procesi i zbatimit të marrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit, i shndërrimit të këtyre marrëveshjeve në marrëveshje normalizimi marrëdhëniesh dhe pse jo e paqeje u ndërpre. E vërteta është se prej 8-9 vitesh, është nacionalizmi i verbër serb i Beogradit që dikton në procesin e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtij nacionalizmi të verbër dhe tezave të tij, në periudha të caktuara i’u bashkuan verbërisht edhe shqiptarët. Kjo është sepse, në Ballkan është moda që të akuzojnë të huaj se ata na i sjellin. Por e vërteta është se u bashkuan shqiptarët me ato tezat e Serbisë së Madhe. e vërteta është se Aleksandër Vuçiç deklaroi në mënyrë publike dhe të hapur para 3 vitesh në 3 komunat e veriut të Kosovës, se Serbia do të bëhet më e madhe, dhe do të bëhej në territorin e Kosovës. Kanë qenë projektet e nacionalizimit të verbër serb që u shndërruan në ‘forcën e drejtimit’. Pas kësaj të ndryshimit të kufijve, doli ‘Ballkani i Hapur’. Për fat të keq, për shkak të koluzionit të Beogradit me faktorin shqiptar, e them edhe njëherë për shkak të, këtu u implikua edhe faktori ndërkombëtare. Ju lexoni këto ditë se Toni Blair i tha John Bolton për ndarjen e kufijve. Çfarë do të thotë kjo. Toni Blair i tha ato që i ka thënë Edi Rama. Po pse shprehën habi analistët dhe gazetarët shqiptarë, kur atë e ka thënë Edi Rama me dhjetëra herë. Pra kur e thotë ky i tyre që duhet të jetë kundërshtari numër 1 e harrojnë dhe merren me atë që paska bërë një këshilltar i paguar që është Toni Blair, i paguar nga Rama apo Vuçiç nuk e di. Pra prej 8 vitesh procesi u përcaktua nga nacionalizmi serb. Tani të vijmë tek shqiptarët. Ka një përpjekje të padiskutueshme për vendosjen e një barazie. Mendoj se shqiptarët kanë dy detyra themelore në këtë proces, nuk janë pa detyra. Ata shqiptarë që mendojnë të shmanget marrëveshja, ata absolutisht janë dritëshkurtër, pa vizion, për të mos thënë se për marrëveshje nuk është i interesuar Beogradi. Shqiptarët janë dhe duhet të jenë të interesuar për marrëveshje. Në gjithë morinë e deklaratave dhe negociatave të deritanishme unë shquaj tre elemente shumë thelbësore; plani franko-gjerman është një plan realist që çon në normalizimin e marrëdhënieve. E cilësoj absolutisht të drejtë, kërkesën e qeverisë së SHBA-së për zbatimin e marrëveshjeve të firmosura, ‘pakta sull servanta’. Parimi i vjetër që mbahet edhe sot është shumë i fuqishëm, nuk mund të shkelmosh atë që ke firmosur. Së treti ajo që unë lexova më shumë.

Peka: Me këtë po thoni që Albin Kurti duhet të zbatojë çdo marrëveshje që kanë nënshkruar paraardhësit?

Berisha: Pa diskutim. Edhe nuk mund të mos i zbatojë z. Kurti ato. Po ka një marrëveshje që është hedhë poshtë nga Gjykata Kushtetuese, disa nene të saj. Dhe dje z. Chollet ka bërë deklaratën më të qartë, asosacion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Zotëri, ajo që ngrihet kundër asocassionit ai nuk ka të qartë se fjala dhe asocasioni janë motrat siameze të lirisë. Nuk mund të ua mohosh kurrë asocasionin aq sa mund të mohosh fjalën e lirë. Dhe nuk ka as gjykatë, as qeveri, as parlament, as njeri të lirë që mund ti mohojë kujt të drejtën e asocasionit. Por nuk ka gjykatë, parlament, qeveri, që mund të pranojë një asocasion që vjen në kundërshtim me Gjykatën Kushtetuese të vendit, ndaj dhe unë e përshëndes deklaratën e z. Chollet në këtë kuptim, se ka kërkuar asocasion në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nëse ndokush pretendon se Kushtetuta e Kosovës qenka për shpërbërjen e Kosovës, apo shtet brenda shtetit të Kosovës, këto pastaj janë aderacione. E them edhe njëherë, shqiptarëve u intereson marrëveshja, dialogu, atyre që nuk u intereson marrëveshja dhe dialogu janë nacionalistët serbë për pretendimet e tyre që kanë ndaj Kosovës. Kështu që nuk kam unë, sepse qëndrojë gjithnjë jashtë problemeve të brendshme të Kosovës, por një gjë dua të them; koha sot më shumë kurrë kërkon një konsensus aty. Gjërat janë shumë të qarta. Pas këtyre debateve forcat politike të Kosovës, sepse janë në parlament, janë faktor të rëndësishëm sepse kanë firmosur marrëveshje kur kanë qenë në qeveri, duhet të bashkohen dhe të përcaktojnë tani të gjitha objektivat, për të cilat duhet që qeveria e Kosovës në negociata të përpiqet për realizimin e tyre. Jashtë kësaj, është shumë e gabuar që të mos kenë objektiva të përbashkëta mendoj unë. Ata janë njerëz të shkolluar shumë mirë, si kryetarët e partive të tyre, janë njerëz me eksperiencë kanë drejtuar qeveri. Nuk u mungon asgjë sot që në interesin më të mirë të Kosovës që të përcaktojnë objektivat në këtë stad, pothuajse përfundimtar të një marrëveshje me Serbinë, e cila duhet të ketë garantor. Pa një garantor asnjë marrëveshje nuk zbatohet nga serbët, asnjë marrëveshje, pa një garantor të fuqishëm. Mënyra se si është trajtuar Beogradi deri më sot është absolutisht e gabuar dhe mënyra se si janë trajtuar deri më tani u ka dhënë atyre mundësinë të udhëheqin një proces që ka të bëjë me paqen dhe konfliktin në rajon, që nuk mund ta kishin kurrë këtë të drejtë.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit