LIVE UPDATES
Politike

Transport publik falas? Zyra e shtypit të Këlliçit: 250 lokacione në botë e ofrojnë, ka funksionuar në Baltimorë dhe vende të tjera

Bardhi përmendi Baltimorën dhe 250 vende të tjera ku ofrohet pjesërisht dhe plotësisht transporti falas.

29 Mars 2023, 11:04 Nga f.g
Transport publik falas? Zyra e shtypit të Këlliçit: 250
Silvi Bardhi, PD

TIRANE- Silvi Bardhi, zëdhënësja e kandidatit të opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka sqaruar se propozimi i tij për ti mundësuar transport publik falas të gjithë qytetarëve të kryeqytetit do të mbahet. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nën siglën e "Bashkë Fitojmë", Bardhi tha se vende të tjera të botës e kanë provuar këtë propozim dhe iu ka rezultuar i suksesshëm. Bardhi përmendi Baltimorën dhe 250 vende të tjera ku ofrohet pjesërisht dhe plotësisht transporti falas. Propozimi sipas saj, do të sjellë një shërbim për qytertarët që do të mbulohet nga taksat e mbledhura.

Deklarata e plotë:

Propozimi i Belind Këlliçit për transport falas do të bëhet i mundur ashtu si në Baltimorë dhe vende të tjera të botës. Do të rrisë koston e jetesës, do të ulë ndotjen, dhe do të shtojë vendparkimet.

Erjon Veliaj është zënë ngushtë, pasi propozimet e Belind Këlliçit dhe platforma që ai ka për qytetarët, për problemet që ata hasin, zgjidhjet që ai ofron dhe masat për uljen e kostove të jetesës, po e nxjerrin zbuluar qeverisjen e keqe të Tiranës në këto 8 vite.
Projekti i Belindit për transportin falas duket se ka prishur rëndë qetësinë e Veliajt, i cili në këto dy mandate ka shtuar barrën mbi njerëzit, ka rritur taksat dhe tarifat, dhe ka ofruar shumë pak shërbime.
Në përgjigje të qëllimit dashakeq për keqinformimin e publikut, e vërteta është se ekziston Charm City Circulator sikurse quhet shërbimi publik i transportit që ofrohet falas në qendrën e qytetit të Baltimorës prej vitit 2010.
Përbëhet nga katër linja të cilat mbulojnë rrugët kryesore të qytetit, vendndodhjet më të rëndësishme, stacionet kryesore si dhe shërbimin Ëater Taxi Harbour Connector.
Ky i fundit është gjithashtu një tjetër shërbimi falas i transportit publik nëpërmjet trageteve detarë që lidh gjashtë porte urbane të gjirit Chesapeake.
Sot ka rreth 250 lokacione në botë që ofrojnë pjesërisht ose plotësisht transportin publik falas.
Shembujt variojnë nga transport publik plotësisht falas në qytete si Talini në Estoni, Kansas City në SHBA e Chengning në Kinë e deri tek transporti publik që ofrohet falas në mënyrë të pjesshme sikurse ndodh në qytete si Perthi i Austrialisë apo edhe konkretisht Baltimorë në SHBA.
Transporti pa pagesë përbën një shërbim publik tjetër të nevojshëm që iu jepej taksapagueseve në këmbim të tatimeve të mbledhura prej tyre, sikurse përdoren pa pagesë shkollat apo rrugët, të cilat gjithashtu financohen nga taksat e qytetarëve.
Ky fakt tremb Veliajn dhe ortakët e tij të cilët këto taksa i kanë shpërdoruar për xhepat e tyre pa iu dhënë diçka në këmbim qytetarëve.
Detyra e qeverisjes lokale është që të ofrojë shërbime publike për taksat që mbledh, dhe Belind Këlliçi do e ndryshojë traditën aktuale ku paratë e taksapaguesve shkojnë për inceneratorë, për tendera korruptivë, për propagandë apo për punësim militantësh partiakë.
E njëjta gjë vlen për pronat publike që jepen për shërbëtorët e qeverisë ndërkohë që në ato territore ishte e parashikuar që të ndërtohej një shkollë e mesme për një zonë që ka nevojë sepse ka një popullsi sa Korça.
Plani i Belind Këlliçit është që të sjellë ndryshimin e kërkuar prej qytetarëve, dhe me taksat e mbledhura të mbulojë koston e transportit publik.
Në këtë mënyrë ka për ta ofruar atë falas për qytetarët sepse kështu ul koston e jetesës së qytetarëve, të cilët paguajnë më shumë se 6% te buxhetit te familjeve shqiptare për transport.
Duke bindur qytetarët që të heqin dorë nga makina për të përdorur transportin publik falas, do të shfryhet trafiku nëpër rrugë, do të ulet ndotja e ajrit dhe e zhurmave, shpejtohet qarkullimi dhe shtohen vendet e lira për parkim.

belind kellici silvi bardhi transport publik falas zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet