LIVE UPDATES
Politike

22 të burgosurit i shkruajnë Berishës e ambasadave: S'kemi ushqim e mjekime, na keqtrajtojnë dhe s'na njohin ditët e punës

Të burgosurit shprehen se ushqimi që u jept është në porcione të vogla, nuk kanë shtretër ku të flenë, s’ka kujdes mjekësor dhe ditët e punës nuk u njihen. Të tjera ankesa nga ana e të burgosurve kanë të bëjnë me higjienën, keqtrajtimin dhe privimin e takimeve me familjarët.

24 Tetor 2022, 11:39 Nga F.M
22 të burgosurit i shkruajnë Berishës e ambasadave: S'kemi
Sali Berisha

TIRANË- 22 të burgosur i kanë shkruar një letër Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha në të cilën kanë adresuar 11 shqetësimet kryesore, duke nisur nga ushqimi deri tek medikamentet. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Jola Hysaj lexoi letrën e dërguar Berishës, që është firmosur nga 22 të burgosur nga Paraburgimi i Elbasanit. Për dijeni, i është dërguar edhe Ambasadës Amerikane, asaj të Bashkimit Europian, dhe përfaqësive gjermane, angleze, franceze, italiane, Avokatit të Popullit dhe Komitetit të Helsinkit. Të burgosurit shprehen se ushqimi që u jept është në porcione të vogla, nuk kanë shtretër ku të flenë, s’ka kujdes mjekësor dhe ditët e punës nuk u njihen. Të tjera ankesa nga ana e të burgosurve kanë të bëjnë me higjienën, keqtrajtimin dhe privimin e takimeve me familjarët.

Deklarata:

Në ankesë listohen 11 probleme, si më poshtë, të cilat po i lexojmë në formë autentike dhe të pandryshuar, siç janë shprehur të paraburgosurit:
 
1. Ushqimi është bërrnut, racionet as për bebe nuk dalin.
2. Njerëzit flenë përtokë pa dyshekë se u japin vetëm miqve dyshekë, jastëkë, etj. Hallexhinjtë le të vdesin 
3. Nuk kemi kujdes mjekësor, kërkojmë për vizitë tek mjeku ose të na çojnë në spital mezi na çojnë, por në shumicën e rasteve nuk na çojnë, as nuk e çajnë kokën, në vend të qetësuesve na bëjnë ujë të distiluar. 
4. Të paraburgosurve që punojnë nuk jua njohin ditët e punës, i mashtrojnë. 
5. Liri veprimi nuk kemi fare, vetëm kati i tretë tek godia A ka liri dhe kati i dytë të godina B, ne jemi kati i dytë, godina A. Miqve të tyre drejtori dhe shefi i policisë ju ka lënë liri veprimi. 
6. Zhurmat që na bëjnë kati i tretë janë të tmerrshme dhe ankohemi, por nuk merret asnjë masë. Burgun e kanë kthyer në privat. 
7. Na hedhin ujë e plehra nga sipër. 
8. Ilaçe nuk na japin.
9. Higjena është ZERO.
10. Na keqtrajtojnë.
11. Na privojnë nga takimet me familjarët.

Të paraburgosurit e Elbasanit shtojnë se, origjinalin e letrës ia kanë dërguar Ambasadës Amerikane, dhe luten të merren në konsideratë ankesa e tyre, duke theksuar se “vërtetë jemi në burg, por kemi edhe ne të drejtat tona si qenie njerëzore”.  Në ankesën e të burgosurve vihen re edhe shkelje të tjera, si për shembull fakti se Drejtori i institucionit, Arben Xhina është bashkëshortja e tij janë në konflit interesi, sepse zonja është këshilltare e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, që do të thotë, theksohet në letër, se gruaja i bie të jetë shefja e burrit të vet.  Në letër ka ankesa edhe për shefin e policisë së Burgut, Shaban Kalemin, i cili thuhet se është kriminel i kohës së Enver Hoxhës sepse në kohën e diktaturës komuniste ka qenë me punë në kufi dhe ka ekzekutuar dikë që ka dashur të “arratisej” në atë kohë.  Sipas letrës, shefi i regjimi të burgut është Vladimir Skënderi “që do vetëm lekë dhe shumica e policëve në regjimin e brendshëm janë kushërinjtë dhe miqtë e tij”.  Partia Demokratike u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre së pari, dhe së dyti, të hetohen të gjitha rastet e abuzimeve dhe korrupsonit që vërehen në letrën e të burgosurve. Kjo letër arrin edhe në kontekstin tragjik të vrasjes së të riut Lear Kurti, dhe nënvizon faktin se në shtetin e Edi Ramës të drejtat dhe dinjiteti i qytetarit, në liri apo në paraburgim, shihen si “lëndë me zgjedhje”. Ndërkohë, ato janë të drejta të patjetërsueshme, që njihen nga Konvenat e të drejtave dhe legjislacioni kombëtar dhe ndërkombëtar. Shteti duhet hequr nga duart e pushtetit dhe u duhet dhënë përfaqësuesve të popullit. Ky agresion i hapur ndaj lirive dhe të drejtave është simptoma e një regjimi si ai i Edi Ramës, i cili meqë nuk ka dalë nga vullneti i votës së lirë, bën si t’i teket me të drejtat e qytetarëve. Shqipëria në rrezik nuk është një slogan, por një realitet. Që të mos zhbëjmë Shqipërinë duhet të largojmë rrezikun.

sali berisha letra e te burgosurve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet