LIVE UPDATES
Politike

Vazhdon debati për inceneratorët në Kuvend, Berisha vazhdon akuzat, Felaj: Unë kam vetëm 2 firma, janë kundër

Sali Berisha përmendi edhe Ermonela Felajn, për të cilën tha se për inceneratorin e Tiranës ka dërguar një shkresë ku kërkon që të mos jepet bonus për një kompani që nuk ekziston. Përgjigjia i erdhi nga vetë, Felaj tha se emri i saj po përmendet për t'u përbaltur, pasi ajo ka vetëm dy firma, të cilat janë kundër.

20 Korrik 2023, 13:28 Nga k.m.
Vazhdon debati për inceneratorët në Kuvend, Berisha vazhdon
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në parlament është ndalur edhe njëherë tek afera e inceneratorëve. Po ashtu, në fjalën e tij, kreu i Partisë Demokratike, Berisha përmendi edhe Ermonela Felajn, për të cilën tha se për inceneratorin e Tiranës ka dërguar një shkresë ku kërkon që të mos jepet bonus për një kompani që nuk ekziston. Përgjigjia i erdhi nga vetë, Felaj tha se emri i saj po përmendet për t'u përbaltur, pasi ajo ka vetëm dy firma, të cilat janë kundër.

Në fund, Berisha bëri thirrje për protesta të fuqishme, pasi sic u shpreh ai vetëm me protesta mund të bëhet drejtësi.

Berisha: Bashkëfajësia në mega-aferën korruptive me vjedhjen e shekullit e detyron Edi Ramën të mos qëndrojë dot në këtë sallë, në një moment ku nuk mund të ishte askund tjetër veçse këtu. Ne kemi kërkuar mocion pasi ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, është arratisur numri 2 i ekzekutivit shqiptar, pasi u thirr ngha organet e drejtësisë. Arratisja e tij dëshmon se ju funksiononi me moton, erdhëm, vodhëm, ikëm. Kjo moto i mbylli gojën Edi Ramës, para një akti turpërues për shtetin, para një akti, në të cilin Arben Ahmetaj faktoi plotësisht fajësinë e tij. Para një akti, para të cilit bosi i mafies qeveritare të plehut nuk dëshmon as ta shqiptojë njëherë të vetme në fjalën e tij 16 minuta. Në retorikën më hipokrite dhe më të paturpshme në historinë e vendit, Edi Rama u rrahu gjoksin shqiptarëve në një kohë kur zëvendësi i tij ia kishte mbathur përpara se prokuroria të dërgojë në parlament urdhrin për të marrë leje për arrestin e tij. Pse ky zhvillim?
Ky zhvillim ka vetëm një shkak dhe arsye: afera e djegësave është afera korruptive më e madhe e shekullit. Në këtë aferë, qeveria shqiptare është dëshmuar në çdo nen të saj, një organizatë kriminale. Në këtë aferë ka një përpjekje propagandistike për të folur për Mërtirin dhe Zoton, por këta emra kanë një qëllim, të mbrojnë dhe maskojnë pronarët e vërtertë të sipërmarrjes së djegësave. Edi Rama për sipërmarrjen e tij, dhe kurrë për të Zotos dhe Mërtirit, shkelmon strategjinë e hartuar me 4 milionë euro nga BE për trajtimin e plehrave. Edi Rama për ndërmarrjen e tij dhe jo për Zoton, mblodhi 12 zëvendësministra, 9 prej tyre patën kurajo të refuzonin këtë akt antiligjor. Pas kësaj, Edi Rama me Agaçin e tij thirrën një nga një dhe mblodhën firmat, dhe në kundërshtim me ligjin, shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Duke shpallur mirënjohje për OLAF për zbulimin e Frida Gugales, i bëj thirrje të hetojë shkelmimin e strategjisë së mbetjeve dhe kalimin te ndërmarrja e Edi Ramës. Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe kurrë- dhe u lutem gazetarëve që të t’u thonë të vërtetën qytetarëve- Zoto e Mërtiri, ishin Edi Rama dhe Agaçi që caktuan Mërtirin dhe Zoton, dy njerëz që nuk ishin marrë kurrëme plehra, ligji i ndalonte të paraqiteshin për tendera. Edi Rama, Agaçi dhe ministrat e tij, jo vetëm përzgjodhën dy njerëz që nuk ishin marrë kurrë, por u dhanë pa garë, firmosën në kundërshtim me ligjin, që të marrin aferën 420 milionë, që tani rezulton 720 milionë euro. Edi Rama dhe Agaçi firmosën për kontratën me negociatë të mbyllur. Me një procedurë që e ndalon ligji. Ua them si ish-kryeministër se kryeministri ka përgjegjësi për çdo firmë që vendos, dhe firma e Edi Ramës për negociata të mbyllura, është firmë kriminale, është vepër penale e tij dhe Engjëll Agaçit dhe të gjithë atyre që e zbatuan. Edi Rama, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi janë kriminelët e vërtetë të aferës së djegësit të Tiranës. Me koncesionin e Tiranës, kjo bandë, kjo kupolë e mafies, garantonte të bëhej miliardere jo vetëm vetë, por edhe pasardhësit e tyre. Duhej një koncesion me afat 30-vjeçar, me afat për t’u zgjatur, një koncesion sipas të cilit kontrata nuk mund të zgjidhej kurrë. Pse bëheni bashkëfajtor në një krim kolektiv? Ishte Erion Veliaj që fshihet si miu tani dhe përpiqet të hedhë fajin poshtë e përpjetë, që kaloi nga tender me prokurim publik në koncesion. Ishte Veliaj që dërgoi 4 letra në Ministrinë e Financave. Njërën e hodhi poshtë Shkëlqim Cani, tre i hodhi poshtë Ahmetaj, por në fund tha ‘no koment’ meqë është çështje e pushtetit vendor. Edi Rama, Engjëll Agaçi dhe Erion Veliaj kanë kryer një krim të paimagjinueshëm. Prandaj nuk vjen dot ai se çdo vjedhje i duket pretencë. A e dini se kjo zonja që rri këtu, për djegësin e Tiranës i çon një shkresë dhe i thotë se nuk mund t’i jepet bonus një kompanie që nuk ekziston. Edi Rama dhe Engjëll Agaçi i dhanë bonus kompanisë Integrated Energy, që nuk ekzistonte. Ajo u krijua vetëm 8 muaj më vonë. A keni ndërgjegje shoqërore ju? Pse bëheni bashkëfajtorë me mafien e plehrave? A e dini ju se çfarë ka bërë Damian Gjiknuri? Ky zotëri, pasi i skadoi koha djegësit të Elbasanit, firmosin me Edi Ramën  marrëveshjen e blerjes së energjisë për 30 vite. Pra, qytetarë, ja pse nuk vjen Edi Rama, ja pse kërkojmë ne mocionin. Drejtësinë duhet ta bëni ju me protesta të fuqishme.

Felaj: Në atë çështje ka vetëm 2 firma të miat dhe të dyja janë kundër. Lexojeni dhe pastaj bëhuni gati për të hedhur baltën. Nuk e kisha replikë ndaj të lutëm uluni.

sali berisha seance plenare 20 korrik 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet