20 Korrik 2023, 12:11
Nga k.m.
Pamje nga Kuvendi
TIRANË- Sërish tensione në Kuvendin e Shqipërisë! Deputetët e opozitës janë mbledhur në zonën e Foltores së Kuvendit, duke bërë që punonjësit e Gardës të mblidheshin në qendër të sallës teksa ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali po fliste nga vendi për procedurë.
Ministrja i kërkoi Gardës që të largohet, pasi siç u shpreh ajo nuk kanë frikë nga opozita, duke shkaktuar reagime nga kolegët e saj të Partisë Demokratike.
“Garda të largohet sepse ne nuk kemi frikë nga ata që kanë frikë nga vetja. Ne patëm durimin sot të dëgjonim mbi 20 deputetë për procedure por vetëm për procedurë nuk folën. Jo se nuk kemi c’themi, por ne respektojmë këtë parlament. Sa i takon llogaridhënies sa i takon përpalljes për të vërtetën nuk kemi hezituar. Vetëm kryeministri është përgjigjur me orë të tëra. Sa herë këtu votohet populli shqiptar ua kthen përgjigjen me votë. Për respekt të publikut, në konferencën e kryetarëve e diskutuam çështjen e mocionit me debat dhe interpelance me urgjencë. Urgjencën nuk e përcaktoni ju. Por është përcaktuar nga gjykata kushtetuese,”- tha Spiropali.
Teksa Spiropali fliste, Flamur Noka u përpoq t’i dorëzonte kërkesën e studentëve nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, duke tentuar që të kapërcente karriget e Kuvendit. Gjest që solli edhe reagimin e Ermonela Felajt.
“Ka sekretari, nuk jepet duke kapërcyer karriget kërkesa. I jepet sekretarisë dhe i përcillet drejtuesit të seancës. S’ka nevojë të bëni cirk, mund të sillemi si njerëz dhe të mos i vëmë në pozitë punonjësit e Gardës se nuk kanë lidhje me politikën por me pozicionin e tyre të punës,”- tha Felaj.
Pas bllokimit të Foltores së Kuvendit nga deputetët të opozitës, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, vendosi që të ndërpritet seanca për 30 minuta dhe të mblidhet konferenca e Kryetarëve.
seance plenare 20 korrik 2023
Politike
20 Korrik 2023, 12:09
k.m.
Flamur Noka
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka akuzoi socialistët, se përcaktimi sot i rendi...
Politike
20 Korrik 2023, 12:02
A.B
Dashnor Sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula deklaroi ditën e sotme në Kuvend se do largohet nëse punon ...
Politike
20 Korrik 2023, 11:59
k.m.
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka kërkuar që të nxirren menjë...
Politike
20 Korrik 2023, 11:45
A.B
Saimir Korreshi
TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi zbuloi se ku ndodhet kryeministri Edi Rama. Sipas tij ai ndodhet n&eum...
Politike
20 Korrik 2023, 11:43
f.i
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas bisedimeve të djeshme në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë...
Politike
20 Korrik 2023, 11:38
f.i
Ilir Meta
TIRANË- Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë deklaroi se afera e inceneratorëve ka qenë e mirëmen...
Politike
20 Korrik 2023, 11:17
A.B
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj akuzon opozitën se po deformojnë publikun lidhur me pagesat e tre incenerato...
Politike
20 Korrik 2023, 11:19
k.m.
Gerti Shehu dhe Sali Berisha
TIRANË- Gjykata e Trianës ka pushuar cështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grushte ish kryeministrin Sa...
Politike
20 Korrik 2023, 11:13
k.m.
Albana Vokshi
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka kërkuar dorëheqjen e tre ministreve të kabineti...
Politike
20 Korrik 2023, 10:59
f.i
Ilir Meta
TIRANË- Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë ka dalë sot në një konferencë shtypi për zhvill...