LIVE UPDATES
Politike

Veliaj arrin rekord të ri me sulmet ndaj gazetarëve

Në korrik të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Tiranës sulmoi me një gjuhë të ashpër përmes telefonit gazetaren Ola Xama të Rrjetit BIRN Albania, pas një shkrimi, që ajo publikoi mbi hetimet e SPAK-ut për incineratorët.

25 Prill 2024, 07:35 Nga r.ll
Veliaj arrin rekord të ri me sulmet ndaj gazetarëve
erion veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj arriti ditën e sotme një rekord të ri personal në raport me sulmet e tij ndaj gazetarëve. Amnesty International e cilësoi me emër Erion Veliajn për sulmin ndaj gazetares Ola Xama si “vrasëse me pagesë”. 

“Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, iu referua një gazetareje investigative si “vrasëse me pagesë” në përgjigje të një artikulli në të cilin ajo kishte theksuar rolin që kryebashkiaku ka luajtur në projektin e incineratorit të Tiranës,” thekson raporti i Amnesty International duke iu referuar sulmeve të mediave proqeveritare kundër gazetares Ola Xama.

Gjiganti ndërkombëtar i të drejtave të njeriut e përfshiu sulmin e Veliajt në raportin e vet vjetor për Gjendjen e të Drejtave të Njeriut në Botë. 

Amnesty International përpilon një raport për të gjitha vendet e botës, dhe përpos deklarimit për Veliajn, u shpreh se shqetësimet për Shqipërinë lidhen me dhunën me bazë gjinore dhe me ndërtimin e kampit të azilkërkuesve në Gjadër për llogari të politikës italiane.

Por si u përplas Erion Veliaj me gazetaren Ola Xama dhe si degjeneroi kryebashkiaku në akuza për “vrasëse me pagesë”

Në korrik të vitit të kaluar, kryetari i bashkisë së Tiranës sulmoi me një gjuhë të ashpër përmes telefonit gazetaren Ola Xama të Rrjetit BIRN Albania, pas një shkrimi, që ajo publikoi mbi hetimet e SPAK-ut për incineratorët.

Ola Xama shkroi se, bazuar në dokumentet e Prokurorisë së Posaçme, projekti i incineratorit të Tiranës u propozua nga Erion Veliaj.

Por ky i fundit hodhi poshtë shkrimin si të pavërtetë, dhe i nisi gazetares një seri mesazhesh në telefon, ku midis të tjerave, e quan atë “një vrasëse me pagesë”. 

Veliaj arrin rekord të ri me sulmet ndaj gazetarëve
(Mesazhi që i nisi Erion Veliaj – Ola Xamës) 

Gazetarja Ola Xama botoi në median online Reporter.al të Rrjetit BIRN, një shkrim bazuar në dokumente, që SPAK ka dërguar në Kuvend, mbi hetimet për incineratorët. Në të theksohet se Erjon Veliaj kishte propozuar projektin për incineratorin e Tiranës.

Nga mesazhet midis tyre mësohet se ajo i kërkoi Erion Veliajt një koment dhe disa pyetje mbi temën disa orë para botimit.

Shkrimi u botua pa komentet e Veliajt dhe një ditë pas publikimit gazetarja Xama mori në celularin e saj nga kryebashkiaku përgjigjet e pyetjeve të përzjera me fjalë fyese për spekullime, militantizëm, njëanshmëri, madje ai e quajti gazetaren një “vrasëse me pagesë”. 

Kryeredaktori i Rrjetit BIRN, Besar Likmeta, i tha Zërit të Amerikës në korrik të vitit 2023 se gazetarja Xama ka zbatuar standartet profesionale, ndërsa Veliaj i mori pyetjet para botimit të shkrimit dhe se përgjigjet e tij për temën e incineratorit u përfshinë më vonë në shkrim, duke hequr fyerjet, të cilat u përhapën në media të tjera, ndonëse i ishin drejtuar gazetares Xama.

“Është fatkeqësi që zyrtarë të lartë publikë u drejtohen me mesazhe fyese dhe organizojnë një fushatë disinformimi ndaj gazetarëve profesionistë që kanë rekord të shkëlyer si Ola Xama, për sa i përket raportimit me interes publik. Zoti Veliaj ka reaguar pas 24 orësh duke i dërguar gazetares një seri mesazhesh fyese dhe kërcënuese. Nj ditë më vonë ato u shpërndanë nga një seri mediash mund të themi me një metodë të koordinuar sipas metodave që bëhen fushatat kundër gazetarëve në shumë vende të botës,por që nuk i bëjnë nder zotit Veliaj”, tha Besar Likmeta.

Bashkia e Tiranës deklaronte se gazetarja Ola Xama nuk i është drejtuar asnjëherë zyrtarisht këtij institucioni për t’i dhënë kohën e nevojshme dhe mundësinë e sqarimit të plotë dhe me fakte të çështjes së ngritur në artikullin e publikuar në BIRN.

I pyetur në atë kohë nga Zëri i Amerikës për komunikimet midis gazetares Xama dhe Erion Veliajt, drejtori për komunikim dhe media i Bashkisë së kryeqytetit, Renato Kalemi, theksoi se në atë shkrim janë ngatërruar qëllimisht dy procese të palidhura mes tyre dhe që shkaktojnë konfuzion.

Ndërsa organizata ndërkombëtare që mbrojnë shtypin kanë shprehur shqetësim për gjuhën e ashpër të përdorur nga kryetari Veliaj kundër gazetares.

Historiku i sulmeve të Erion Veliajt ndaj mediave dhe gazetarëve

Konflikti i Erion Veliajt me gazetaren Ola Xama që botoi një investigim për rolin e tij të panjohur në ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, është kulmi i një sage të gjatë me kërcënime shantazhe dhe pushime nga puna të reporterëve. Jo më kot Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, lëshoi thirrjen: “Mjaft më”.

“Këshilli i Evropës çdo vit regjistron një alarm lidhur me sjelljen e z. Veliaj! Unë nuk njoh asnjë kryetar bashkie të një qyteti të madh që të jetë subjekt i kaq shumë raporteve. Veliaj ka qartësisht një problem me shtypin dhe gazetarët. Ai qartazi nuk duron dot as kritikën më të vogël dhe nuk përgjigjet me argumente, por me kërcënime, gjë që tregon dobësinë e tij”, deklaroi Gutierrez së fundi për AP.

Që porsa sa u fut në zyrën e kryebashkiakut, në mandatin e tij të parë, Veliajn e përndoqi si hije vdekja aksidentale e adoleshentit 17 vjeçar Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharës. Ai filloi persekutimin e çdo profesionisti që investigonte lidhur me këtë temë. Alida Tota u pushua nga puna nga A1 TV në gusht të vitit 2016 dhe akuzoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj se pushimi i saj nga puna rridhte nga përpjekja e saj për të investiguar vdekjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës.

Më vonë gjykata vërtetoi se pushimi i saj nga puna qe i pa argumentuar. Pak javë pas kësaj ngjarjeje, drejtuesi i emisionit Publicus në Vizion Plus Artan Rama deklaroi se transmetimi i programuar i një dokumentari investigativ mbi të njëjtën ngjarje qe bllokuar nga televizioni në fjalë dhe se ai kishte humbur vendin e punës. Asnjëherë nuk u vërtetua me fakte se dy urdhërat censurues ishin dhënë nga Veliaj, por në të gjithë mjedisin medatik gjithkush e dinte se cili e kishte shndërruar në tabu këtë temë. Kryebashkiaku i mohoi akuzat për censurim duke argumentuar se nuk ka prova qe ai ka komunikuar me drejtuesit përkatës të televizioneve.

Tani së fundi, në gjyqin ku biznesmeni dhe pronari i Agon Channel Francesco Becchetti, i fitoi 110 milionë euro shtetit shqiptar, për mbylljen e TV ku ai qe pronar doli edhe implikimi i Veliajt që në atë kohë shërbente si ministër i Punës. Ndërkohë që kamerat e redaksisë së Agon kishin shkuar të filmonin dasmën pompoze të Veliajt dhe Ajola Xoxës në kalanë e Gjirokastrës, anëtari i qeverisë e kërcënonte kryeredaktoren e kësaj mediaje me mesazh. Në vendimin e gjykatës së arbitrazhit të Bankës Botërore, figuron edhe mesazhi kërcënues që Veliaj i ka dërguar gazetares Sonila Meço që të mos pasqyronte dasmën e tij. Aty shkruhej: “…s’e kuptoj pse po ma bëni këtë… mendova se e latë marrinë me herën e fundit. Nuk e dua. Po më bëni armik me zor. Thuaj (Francesco Becchettit) që do të bëjë armiq gjithë qeverinë me zor”.

Një vit më pas, Agon Channel u mbyll dhe në gjobën 110 milionëshe që do paguajnë taksapaguesit shqiptarë ka luajtur rol sipas vendimit të gjykatës edhe sjellja kërcënuese e ish ministrit Veliaj.

Raste të tilla janë të zakonshme. Përpara se ta konsideronte trafikant dhe t’i shpallte luftë pronarit të Ora Neës, Ylli Ndroqi, Veliaj e trajtonte atë si mik dhe e mburrte televizionin e tij. Madje ai i përgjërohej Ylli Ndroqit që mos linte një të tretë të futej mes marrëdhënies së tyre. Tashmë publiku ka parë mesazhin që kryebashkiaku i shkruan pronarit të Ora Neës, kundër gazetares Beti Njuma, që i jepte shumë hapësirë çështjes së Teatrit Kombëtar: “Mos lejo një hajvane të futet mes nesh”. “Nuk ia fal asaj”, shkruante Veliaj pak kohë përpara se SPAK të sekuestronte Ora Neës.

Edhe reporterë të këtij televizioni kanë rënë pre e dhunës të rojeve dhe militantëve të Veliajt. Kur gazetari Ronaldo Sharka, po kërkonte të mbulonte një takim elektoral të Veliajt në Kavajë, në prill të 2021, ai nuk u la të kryente detyrën e tij. Kryebashkiaku është përplasur edhe me një gazetar tjetër të “Ora Neës”, Isa Myzyraj. Ai kishte shkuar për të ndjekur aktivitetin për mjelljen e pemëve me disa konsuj të huaj. Veliaj u përplas me gazetarin, duke e akuzuar se merr para nga një trafikant droge, duke sulmuar pronarin e televizionit, Ylli Ndroqi.

Ndërkohë që gazetari kërkonte të afrohej pranë tij, Veliaj dëgjohet teksa thotë: “Ej, do pushosh do rrish urtë. Material Legenash”! Po të njëjtin fat ka pësuar kur ka denocuar Veliajn edhe gazetari i kronikës Artan Hoxha: ” Nuk ka asnje gazetaruc në bordero bandash, apo trafikant droge me TV, te me vere gjobe”, shkruante Erion Veliaj si përgjigje ndaj tij. Në këtë panorama nuk kanë shpëtuar as themeluesit e Lapsi.al, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati që kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj aktivitetit politik të krye bashkiakut. Veliaj debatin e ka kthyer në personale duke u përgjigjur se jetojnë në vila apo se të vegjël janë rritur si bllokmenë në prehërin e shokut Enver.

Lexo më tej: Amnesty International: Shqetësues pakti Rama – Meloni, politikanët shqiptarë sulmojnë gazetarët 
Po më i rëndë dhe më serioz ka qenë shantazhi ndaj faqes satirike Lolita. Veliaj publikoi emrat dhe informacion shumë privat familjar të të drejtuesve të “Lolita” dhe “Jeta osh qef”, duke pretenduar se ai i ka “identifikuar” dhe nxjerrë ata nga anonimiteti duke i vënë rrjedhimisht në rrezik fizik. Veliaj shpalli emrin dhe mbiemrin e gruas që ai pretendon se fshihet pas blogut Lolita, duke përmendur se ajo ka dy fëmijë. Ai dha gjithashtu emrin e një burri që pretendon se është administrator i JOQ. Kjo e bëri Hartën e Kërcënimeve ndaj Lirisë së Medias, një program i Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe të Medias, ta shënjojë deklaratën e Veliajt si “kërcënim”. Ajo e konsideroi atë një “përpjekje të paprecedentë”, që sjell shqetësim për sigurinë fizike të personave të akuzuar.

Pra kryebashkiaku i Tiranës është një recidivist në shantazhin, sulmet dhe intimidimin e gazetarëve. Prandaj përplasja e tij e fundit me Ola Xamën që i nxori përfshirjen e tij në inceneratorin e Tiranës, në këtë kuptim nuk përbën lajm. I tillë nuk është as epiteti “militante”. Por krahasimi i një gazetareje të respektuar investiguese, si “vrasëse me pagesë” tregon se gjërat kanë shkuar shumë larg. Kemi mbërritur në një pikë kur grabitësit e fondeve publike quajnë “vrasës” ata që u kërkojnë llogari se si po përdoren ato. /Lapsi.al

erion veliaj ola xama amnesty international

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje