6 Prill 2023, 19:12
Nga I.A
Erion Veliaj
KAMËZ- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i ka cilësuar kandidatët opozitarë si kukullat e radhës të Berishës dhe Metës. Së bashku, me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, dhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, Veliaj u bëri thirrje qytetarëve të votojnë listën e propozuar nga PS.
“Ju mendoni se unë e kam këtë debat me dhëndrin tonë këtu në Tiranë, që po kandidon për Saliun? Jo mor jo, këta janë kukulla të shkretët. Këta janë kukulla për ata që janë mjeshtra të kukullave. Njëherë kishim kukullat me tramin, tani e kemi me taksi dhe me aviona falas. Është kukulla e radhës, por nuk e kemi ne as me policin, as me parukierin, as me dhëndrin tonë. Ne e kemi me ato që janë mjeshtrat e vërtetë. Të gjithë e dimë që mjeshtrat e vërtetë, ata që janë non grata dhe që Shqipërinë duan ta çojnë gjithmonë e më mbrapa për hallet e tyre, jo për hallet e komunitetit, janë Saliu dhe Iliri. Ndërkohë që, Shqipëria me Edi Ramën dhe Rakip Sulin duhet të vazhdojë përpara dhe jo mbrapa. Dhe kjo është diferenca”, tha Veliaj.
Veliaj ftoi demokratët e Kamzës që t'i bashkohen Partisë Socialiste sepse aty punohet dhe nuk lihet detyra përgjysmë.
"Miqtë e mi, unë dua që këto 37 ditë të flasim edhe me palën tjetër. Vota është një gjë e shtrenjtë, por është kontratë. Ne Rakipin po e marrim në punë, nuk po e marrim dhëndër. Ne duam një kalë të fortë që mund të mbajë pesha dhe nëse ka mbajtë pesha gjatë pandemisë dhe tërmetit, të mbajë edhe pak më shumë pesha. Po e marrim si shërbëtor, por ata që ikin 4 vjet nga puna nuk mund të jenë shërbëtorët tanë. Si mund të bësh një kontratë me dikë që ta lë në derë, ta lë në derë dhe ikën. Ndaj, miqtë e mi dua që të flasim me kolegët e tjerë, nuk janë armiqtë tanë, janë motra dhe vëllezër", u shpreh Veliaj.
erion veliaj rakip suli zgjedhjet lokale 14 maj 2023
Politike
6 Prill 2023, 18:54
I.A
Simpatizantet
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për bashkinë e Kukësit, Admir Sina...
Politike
6 Prill 2023, 19:00
F.M
Bajram Begaj dhe senatori Steve Daines
TIRANË- Senatori Steve Daines ka zhvilluar takimin me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj. Në një njoftim p...
Politike
6 Prill 2023, 17:30
k.m.
Audrey Glover dhe Ilirjan Celibashi
TIRANË- Shefja e OSCE/ODHIR, Audrey Glover, e cila do të monitorojë zgjedhjet e 14 majit ka zhvilluar nj...
Politike
6 Prill 2023, 16:58
F.M
Yuri Kim dhe Senatori amerikan Steve Daines
TIRANË- Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka treguar arsyet e vizitës së senatorit amerikan Steve ...
Politike
6 Prill 2023, 16:23
I.A
Prezantimi
ELBASAN- Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi ka mbledhur në një tryezë dis...
Politike
6 Prill 2023, 16:05
F.M
Fatmir Mediu
TIRANË- Është pranuar procesi për gjykim të shkurtuar lidhur me dosjen e Gërdecit ku është i pandehur ...
Politike
6 Prill 2023, 15:31
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nënshktuar marrëveshjen me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara, ...
Politike
6 Prill 2023, 15:13
I.A
Steve Daines
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj pret sot Senatorin amerikan, Steve Daines, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Sh...
Politike
6 Prill 2023, 13:50
A.B
Gjon Gjonaj
PUKË- Dhuna dhe kërcënimi i bërë nga kryetari i Bashkisë nuk përbën problem për Policinë n&eu...
Politike
6 Prill 2023, 12:58
A.B
Albana Vokshi dhe Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi depozituan ditën e sotme n&...