LIVE UPDATES
Politike

"Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve"/ Zbardhet vendimi, pse gjykata la qeli kryebashkiakun

Në vendim thuhet dhe sjellja intimiduese jo vetëm e Veliajt por dhe e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe rreziku se mund të 'helmojnë provat'.

8 Prill 2025, 17:24 Nga E. D
"Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve"/
Erion Veliaj

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka zbardhur vendimin për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndaj të cilit më 13 mars u konfirmua masa e sigurisë “arrest me burg”. Në vendimin e siguruar nga Dosja.al thuhet se pse u pranua kërkesa e SPAK për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës. Sipas vendimit të zbardhur nga Gjykata e Posaçme e Apelit, masa e sigurisë “arrest me burg” u konfirmua mbi arsyetimin se Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve.

Sipas Apelit, ekziston gjithashtu rreziku i arratisjes, i mbështetur në mundësitë financiare të Veliajt dhe lëvizjet e shpeshta të tij të dokumentuara në sistemin TIMS. Gjithashtu gjykata nuk e konsideron si faktor lehtësues as faktin që Veliaj është kryefamiljar dhe baba i një fëmije të mitur, ndërsa nënvizon rrezikun e përsëritjes së veprave penale nga ana e tij.

Po ashtu në vendim thuhet dhe sjellja intimiduese jo vetëm e Veliajt por dhe e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe rreziku se mund të 'helmojnë provat'. Në vendim thuhet qartë se Veliaj i cili është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij.

Pjesë nga vendimi i Apelit të GJKKO-së

Në rastin konkret Gjykata e çmon të drejtë qëndrimin e Prokurorisë së Posaçme se në rastin e titullarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit Erion Veliaj, por edhe të bashkëshortes së tij, shtetases Ajola Xoxa, rreziku i marrjes ose vërtetësisë së provës, bazuar kjo në tërësinë e rrethanave të faktit është real dhe i vazhdueshëm, nëse shtetasit nën hetim vijojnë të mos i nënshtrohen kufizimeve të lirisë nga ato që Kushtetuta e Republikës dhe ligji procedural penal parashikon.

Kjo kërkesë argumentohet me qëllimin e Prokurorisë së Posaçme për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur pengimin, ngadalësimin apo dhe devijimin në mënyrë të parregullt të procesit të të provuarit dhe vërtetimin e rrethanave të faktit të lidhura këto me procedimin penal në fjalë.

Në këtë kuptim, duke patur në konsideratë ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia me e madhe në vend, duke vlerësuar sjelljen e shfaqur nga vetë shtetasi nën hetim Erion Veliaj ndërsa dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, pranisë së një prej vartësve të kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga organi procedues, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit e BKH-së, si edhe duke patur në konsideratë sjelljen e shtetases Ajola Xoxa veçanërisht pas kontrolleve të ushtruara sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi procedues ka arritur në përfundimin se ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të ‘helmuar’

Ky rrezik është provuar të jetë i prekshëm gjatë gjithë hetimit paraprak deri në këtë moment, sidomos në raport me personat që janë thirrur për të bërë deklarime pranë organit procedues, por edhe me sjelljen që kanë shfaqur shtetasit nën hetim gjatë kësaj periudhe. Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues.

Gjithashtu, prania e punonjësve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erion Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e "Partners Law" sh.p.k., dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave, por nga ana tjetër edhe miksimin e funksioneve publike me ato private të titullarit të bashkisë, duke i kërkuar personave që varen prej tij të kenë kontakte të paautorizuara me hetues në kryerje e sipër të detyrës. Nga ana tjetër, duke qenë se pjesa kryesore e hetimit penal është përqendruar në aktivitetet që lidhen me Bashkinë Tiranë, është e qartë se mundësia për të rrezikuar marrjen e provave të nevojshme nga zyrat e këtij institucioni është e prekshme, përsa kohë që nga vetë natyra e tij hierarkike persona të varur në funksionet e tyre mund të intimidohen nga shtetasi nën hetim.

Gjithashtu, Gjykata çmon se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se shumica e deklaruesve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme janë kontaktuar para dhe pas seancave të marrjes në pyetje nga shtetasit nën hetim, specifikisht bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë. Akoma më e rëndë paraqitet kjo situatë po të kemi në konsideratë dyshimet për kryerjen e veprimeve të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një pjesë e madhe e deklaruesve ka pohuar se janë kontaktuar nga shtetësja Ajola Xoxa dhe madje janë thirrur prej saj, duke i dhënë orientime si duhet të sillen para organit procedues. Akoma më e rëndë paraqitet situata kur bëhet fjalë për shtetasen Ina Goxhaj, e cila është treguar mjaft e qartë në lidhje me takimet e zhvilluara para se të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme, çfarë e ka orientuar shtetësja Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka, si edhe faktin që ka takuar shtetasen Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, sipas orarit të lënë nga këto të fundit. Ky takim është dokumentuar nga grupet e vëzhgimit të hetuesve të BKH-së. Për më tepër, nisur nga deklarimet e shtetases Ina Goxhaj, kësaj të fundit i është kërkuar telefoni, i cili në fakt i është marrë, për t'ju zëvendësuar me një tjetër nga shtetësja Ajola Xoxa. Po, ashtu sipas të njëjtave deklarime, të cilat do të jenë objekt hetimi përgjatë hetimit paraprak, ka dyshime se aparati telefonik celular i kësaj shtetase është asgjësuar me ndihmën e shtetases Klotilda Bushka, në shtëpinë e prindërve të kësaj të fundit. E pyetur në lidhje me këto kontakte për persona që nuk janë pjesë e stafit të "Partners Law" sh.p.k., shtetësja Ajola Xoxa i mohoi në mënyrë kategorike.

172.2.2. Gjykata, vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, duke pasur parasysh sanknsionin e veprës penale dhe prirjen normale dhe natyrore të çdokujt për gëzimin e lirisë personale ka vend për të dyshuar racionalisht se, personi nën hetim ka nevojë të sigurohet. Kështu, në rastin objekt gjykimi, Gjykata vlerëson se, kemi të bëjmë me një frikë, mendim dhe dyshim të arsyeshëm se të dyshuarit po të lihen pa masë, ata mund të largohen për të pamundësuar apo penguar qëllimisht zhvillimin normal të procedimit penal, duke pasur parasysh pasojat e veprës dhe marzhin e dënimit të veprës penale që dyshohet se kanë konsumuar, që dënohet me 5, 12 dhe 15 vjet burgim.

 

"Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve"/

"Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve"/

erion veliaj


Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion