LIVE UPDATES
Politike

Veliaj takon banorët e Liqenit të Thatë: Ata ju lanë pa asnjë shërbim, ne do bëjmë edhe Kopshtin Botanik dhe 2 shkolla të reja

Në fund ai e kishte një mesazh edhe për kandidatët e opozitës që garojnë në 14 Maj për Bashkinë e Tiranës.

23 Prill 2023, 15:10 Nga I.A
Veliaj takon banorët e Liqenit të Thatë: Ata ju lanë pa
Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vijuar ditën e sotme takimet me banorët e Liqenit të Thatë të cilët iu bashkuan edhe në mbjelljen e pemëve të reja që iu shtuan kësaj zone të gjelbëruar në kryeqytet. Gjatë bisedave me qytetarët që e kanë ndërtuar jetën në këtë lagje të re, por të urbanizuar e transformuar rrënjësisht vetëm në pak vite, Veliaj u kujtoi se si nga një ferrishte ku kundërmonte era e djegies së plehrave e plastikës, e pa asnjë shërbim, sot Njësia 13 ka vlerën më të lartë të pronës në kryeqytet.

Mbaj mend ditën e parë të punës, ku pjesa këtej e liqenit që e kapte Farka ishte e gjitha me ato kioskat dhe ato kasollet që digjnin plastikë e mblidhnin plehra dhe kur mendoj që sot konsiderohet një ndër lagjet që ka më shumë rritje të vlerës së pronës, është vërtetë një mrekulli. Ishim tek një nga ato agjencitë imobliare dhe na tha se është zona që ka rritjen më të madhe të vlerës së pronës. Edhe ai që është sharësi më i madh e më profesionist, vetëm duke qëndruar, duke sharë, është bërë më i pasur. Unë besoj që punët e mira duhet t’i kemi përpara patjetër,” deklaroi Veliaj.

Veliaj  tha se dëshmia më e mirë për të provuar se si me punë arrihet gjithçka, është Kopshti Zoologjik, teksa tha se e njëjtë me të do të bëhet gjatë këtij mandati të ardhshëm edhe Kopshti Botanik.

“Siç bëmë Kopshtin Zoologjik, e dhamë një provë, duhet të bëjmë edhe Kopshtin Botanik. Kopshti Botanik sot është kthyer në një ferrishte të madhe dhe ndërkohë kemi një super plan, siç bëmë Zoologjikun, me provë, fitoi Bashkia, pra fitoi gjithë qyteti, por fitoi edhe komuniteti këtu, se ka një parkim nëntokësor që s’e kishte përpara. A mjafton? Jo, nuk mjafton, por po të lejohemi të punojmë edhe atje, nëntokë e bëjmë parking, sipër lule, kështu që në njësinë tonë kemi edhe florën, edhe faunën, pra edhe kafshët, edhe lulet,” u shpreh më tej ai.

Në fund ai e kishte një mesazh edhe për kandidatët e opozitës që garojnë në 14 Maj për Bashkinë e Tiranës.

“Në kohë fushate, thonë amerikanët, është pak si cirku në fshat. Në cirkun në fshat dalin gjithë kllounët që na përshëndesin. Do dëgjoni lloj - lloj çudirash. Këta e kishin Kopshtin Zoologjik. Në atë kohë hante luani patate. Gjëra të tilla që duken si përralla nga e kaluara nuk duken më. Qyteti është komplet një realitet tjetër. Kur vijnë këta dhe thonë çudirat, duhet t’ju kujtojmë që e kishin. Këtu ishte një xhep i Farkës, sot është kthyer njësia në shërbim të qytetarëve dhe qytetarët e kësaj zonë nuk do shkojnë më në Farkë për shërbime. Unë besoj se kush ka bërë 9 punë, bën dhe 10. Kush ka bërë 40 shkolla, bën dhe 44. Kush ka bërë 99 ndërhyrje dhe investime, bën dhe 101. Në këtë sens, propozimi që kam për njësinë tuaj është: Të ecim përpara, të vazhdojmë me punë pavarësisht gjithë sharjeve e gjithë çudirave”, përfundoi Veliaj.

erion veliaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj