LIVE UPDATES
Politike

VIDEO/ Braho: Rama ka model Crax-in që vdiq në azil, hijen e Musolinit, do ketë fund negativ

Ai tha se Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90 që vdiq në azil në Tunizi dhe se ka hijen e Benito Musolinit.

5 Korrik 2022, 14:39 Nga F.M
VIDEO/ Braho: Rama ka model Crax-in që vdiq në azil, hijen e
Spartak Braho

TIRANË- Ish-deputeti Spartak Braho ka qenë i ftuar sot në rubrikën “Opinion” në New24 për të folur për ngjarjet e aktualitetit dhe aferën e inceneratorëve. Ai tha se afera e inceneratorëve është skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Sipas tij, është pan-evropian mafioz, është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto. Ai tha se Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90 që vdiq në azil në Tunizi dhe se ka hijen e Benito Musolinit.

“Situata nuk është e mirë në Shqipëri aktualisht. Në qoftë se do jap një konsideratë me pranimin e Shqipërisë duhet të them se nuk duhet pranuar, por faktikisht me skandalet e njëpasnjëshme që ka zbuluar media, veëçanërisht me korrupsionin, shëprdorimet e mëdha ku janë përfshirë qeveritarë, ministra, drejtorë, them se këto e pengojnë afrimin e Shqipërisë në BE. Unë nuk e di çfarë do të ndodhë, unë jam socialist, 47 është numri i teserës sime që i takon qershorit të 1991, më vjen keq për këtë punë, por parashikimet janë të zymta. Ky është budallallëk, çfarë kompetence ka ai të çojë gazetarët në riedukim. Është bërë dhe gjykatës. Nuk ka asnjë kompetencë ai të çojë gazetarët për riedukim. Etikën e kanë thyer ata, jo gazetari. Gazetari ka lirinë të pyesë, është një masë absurde. Nqs pronari me tërë mend do marrë masa ndaj gazetarit, është dhe ai i lidhur me Ramën,"- tha Braho.

Arrestimet e ish-ministrave, ish-deputetëve, faktet e reja për inceneratorët…

Kërkojnë një analizë të thellë. E para, dëgjoje dje zonjën Vasili me një grup paneli, nuk janë panelet që ndikojnë në zbulimin e këtyre, pengojnë. Aq më tepër ka dhe kakofoni, interpretime të gabuara të ligjit, edhe media duhet të jetë më e… përveç faktit që evidenton, nuk duhen komentet. Dëgjoja Kryemadhin, lëreni SPAK-un, do bëjë punën e tij, do hetojë, asnjë presion mbi SPAK-un. Ke material denoncues, ke për detyrë ta çosh, po nuk e çove do përgjigjesh ti për fshehje. Ky është skandal, ky i inceneratorëve, veçanërisht rimbursimi me 96 mln euro, me dy pleq. Kanë marrë pjesë dhe një pjesë e oligarkëve në faturime të falsifikuara.

Ka ndodhur kjo ngjarje dhe në 2013 në Drejtorinë e përgjithshme të Tatim-Taksave. Atje ka ndodhur një skandal i madh i rimbursimit, është rimbursuar dhe djali i Sali Berishës. Ishte drejtoreshë Briseida Shehaj. U dënua vetëm një firmë kineze që kishte bërë ca rimbursime të paligjshme. I njëjti model është, e njëjta skemë e 2013. Rama ka dijeni për atë skemë, sepse është i njëjti mekanizëm. Atëherë e bënë tërë oligarkët e Berishës, këtë radhë janë përfshirë dhjetëra kompani të tjera. Hetimi do i nxjerrë, është skandal.

Dikush tha nga këta të PD, Rama duhet të japë dorëheqjen. Skandali është aq i fortë, sa kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Është pan-evropian mafioz. Është praktika e mafies në këtë histori, por Rama nuk e jep dorëheqjen nga këto. Rama si pjesë e oligarkisë politike ka zgjedhur modelin e (Benedetto) Crax-it, kryeministër i Italisë në ‘80-‘90, qe procesi i Del Pieros ‘Mani pulite’ që shkallmoi politikën italiane të përfshirë në afera korruptive dhe që e dënuan Crax-in. Ai vdiq në azil në Tunizi në atë kohë. Ky është modeli i Edi Ramës. Fryma e tij, të duket si një hije e Musolinit dhe Musolini socialist ka qenë në fillimet e tij. Rama ka qenë fashist dhe u bë socialist. Rama i ka shumë të egra fillimet. Në të dyja rastet krahasimi dhe analogjia qëndron. A do ketë fundin e Musolinit apo të Kraksit, le ta zgjedhë vetë, por që do ketë një fund negativ do ketë. Nuk do japë dorëheqjen sepse tani është bërë i gjithpushtetshëm.

spartak braho

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet