LIVE UPDATES
Politike

Vizita në Francë/ Rama: Pritja mbresëlënëse, me marrëveshjet e nënshkruara më shumë kemi marrë sesa kemi dhënë

Ai tha se me Macronin kanë nënshkruar një marrëveshje të nivelit më të lartë në marrëdhënie ndërqeveritare.

15 Prill 2024, 20:30 Nga r.ll
Vizita në Francë/ Rama: Pritja mbresëlënëse, me
edi rama

PARIS- Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Parisi ka folur për vizitën dhe pritjen që i bëri presidenti francez Emmanuel Macron, të cilën e cilësoi si një nder dhe krenari. 

Në intervistën për "Real Story" kreu i qeverisë kujtoi se në kohën kur erdhi në pushtet “Franca ishte thuajse e paarritshme”. Ai tha se me Macronin kanë nënshkruar një marrëveshje të nivelit më të lartë në marrëdhënie ndërqeveritare.

Pjesë nga intervista:

Balla: Është e çuditshme se si një vizitë kaq e rëndësishme të ketë të përfshirë çështjen e inovacionit, megjithëse ju i keni dhënë një fokus shumë të madh.

Rama: Jo, vizita ishte vizita e nivelit më të lartë që protokolli francez përmban prandaj ishte i tillë edhe ceremoniali që ishte mbresëlënës për faktin se është një nder I posacëm për Shqipërinë dhe unë, të them të drejtën e përjetova me krenari këtë fakt. Sepse më kujtohet që në fillimet e kësaj detyre Franca ishte thuajse e paarritshme, ndërkohë që në historinë e marrëdhënieve tona diplomatike me Francën nuk ka pasur asnjëherë një vizitë zyrtare shtetërore dhe pas një sërë vizitash pune që unë kam bërë këtu, kjo ishte vizita që si të thuash kurorëzoi një proces. Inovacioni është pjesë e programit të përbashkët që kemi me qeverinë franceze. Kemi nënshkruar një marrëveshje të nivelit më të lartë në marrëdhënie ndërqeveritare, qeveri me qeveri dhe në këtë marrëveshje ka një program ku në mënyrë specifike flitet për fusha bashkëpunimi dhe partneriteti të afërt dhe rezultati i marrëveshjes është edhe ngritja e Këshillit të përbashkët të Inovacionit që merr në konsideratë nevojën për të bashkëpunuar në funksion të kësaj epoke të re dhe nga ana tjetër për ne është një marrëveshje shumë pozitive sepse marrim përmes saj shumë nga eksperienca dhe nga dija franceze që është e nivelit më të lartë.

Rama foli edhe për marrëveshjet e nënshkruara mes qeverisë shqiptare dhe asaj franceze gjatë vizitës dy ditore në Paris. Kreu i qeverisë tha se me marrëveshjet, vendi ynë më shumë ka marrë sesa ka dhënë.

Balla: Ndalojmë pak te ceremoniali, ajo pjesë e qendrës ku është varrosur Napoleoni. Ishte një gjë e jashtëzakonshme, s’kisha parë kurrë atë lloj ceremoniali. Kjo për ju edhe vetë personalisht duhet të jetë një moment emocional i fortë. Ju e përmendët edhe vetë, keni ardhur këtu si student, si emigrant. Në gjuhën banale të Tiranës shpesh thuhet ‘ aa Edi Rama ka fjetur poshtë urave të Parisit’, por ishte një moment i fortë i përjetimeve personale.


Rama: Tani, mund edhe të kisha fjetur poshtë urave si shumë emigrantë dhe nuk ka absolutisht asnjë gjë të keqe përkundrazi është një sprovë e rrugës së shumë emigrantëve që e kanë filluar edhe poshtë urave, por nuk më ka ndodhur kjo gjë. Mund edhe të më kishte ndodhur.. për hir të të vërtetës, kam qenë një emigrant në komfort, sepse fitova një bursë për të qëndruar në Qendrën Ndërkombëtare, në qytetin ndërkombëtar të artit, pastaj pas asaj periudhe dy vjeçare mora një apartament goxha të këndshëm ku prisja edhe miq që të qëndronin në një rrugë të famshme të Parisit, pranë Bastijes dhe thënë kjo sigurisht që ku i sotmi ishte një emocion i veçantë. Ishte një emocion i fortë që e kam përjetuar në një farë mënyre kur erdha këtu në Paris, për të marrë ‘Legjionin e Nderit’, nga presidenti François Hollande dhe rruga drejt Elysee ishte një kthim në vitet 90 kur unë këto rrugë dhe këtë qytet e shikoja dhe admiroja bashkë me gjithë këto godina ku as nuk më shkonte mendja ndonjëherë se do hyja. Ndërkohë ‘Les Invalides’ është sot një destinacion nga më prestigjiozët i konceptuar dhe ndërtuar nga Luigji I XIV, mbreti Diell ku gjendet edhe varri i Perandorit, i Napoleonit edhe ku kryhen këto rituale të Republikës Franceze që në ritualet e veta protokollare dhe shtetërore është vendi që i ka dhënë shumë mësime dhe nga ku shumë kanë kopjuar në të gjithë botën.

Balla: Po se më kujtohet ju nga Parisi erdhët kur vdiq babai juaj i ndjerë, dhe ai ishte edhe momenti që u futët në politikë dhe sigurisht Parisi është edhe një cikli të rëndësishëm edhe në jetën tuaj personale politike. Ju thatë keni marrë titullin nga Hollande, por duket qartazi që me Emmanuel Macron keni një marrëdhënie super speciale. Tani duhet të na e shpjegoni pak këtë, pak ditë më parë ishte Presidenti serb, Vuçiç, i cili gjithashtu u prit me një ceremonial shumë prestigjioz. Ndryshimi i vetëm është se Vuçiç erdhi këtu pasi nënshkroi një marrëveshje për të blerë 12 avionë dhe i dha Francës 4 miliardë euro, ndërkohë mua më rezulton nga marrëveshjet e nënshkuara ju i morët Francës vec të tjera edhe 120 milionë euro. Tani shumë në Tiranë, mund t’i rikthehen përvojave të 2009 kur Sali Berisha për të marrë statusin e vendit kandidat, iu desh të blinte 5 helikopterë francezë dhe të falte CEZ-in dhe shumë mund të thonë, po ju çfarë po i jepni Francës që po merrni kaq shumë?

Rama: Edhe këto janë normale në marrëdhëniet mes vendeve, në fund të fundit, marrëdhëniet mes vendeve nuk janë marrëdhënie dashurie, janë marrëdhënie interesash, kështu kanë qenë dhe kështu do jenë gjithmonë shtetet kanë interesa, mbrojnë interesa, luftojnë për interesat e tyre dhe në këtë sens nuk do ishte çudi sikur të kishte ndodhur edhe kështu, por e vërteta është që ka ndodhur e kundërta. Ne këtu me këtë marrëveshje, më shumë kemi marrë se kemi dhënë. Ndërkohë që çka kemi dhënë nuk hyn në terma ..

Balla: Pra, ndonjë Sazan, ndonjë kamp refugjatësh…

Rama: Nuk hyn në terma të natyrës financiare, nuk hyn në terma të natyrës së ndonjë obligimi të posaçëm politik, por hyn një përpjekje shumë e madhe për të afruar Francën dhe për t’u afruar me Francën.

edi rama emmanuel macron

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj