LIVE UPDATES
Politike

"Vjen nga Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët...", Albana Vokshi prezanton në PPE rezolutën historike kundër dhunës ndaj grave në politikë dhe në jetën publike

Rezoluta konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt garantimit të përfaqësimit të barabartë dhe mbrojtjes së demokracisë në vendet e Evropës.

10 Dhjetor 2025, 14:38 Nga M.L
"Vjen nga Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët...", Albana
Albana Vokshi


BRUKSEL- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, në emër të EPP Women, prezantoi sot në Asamblenë Politike të PPE-së rezolutën për “Luftimin e dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike”, duke vënë këtë çështje në qendër të axhendës politike të partive evropiane të qendrës së djathtë.

Rezoluta konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt garantimit të përfaqësimit të barabartë dhe mbrojtjes së demokracisë në vendet e Evropës.

“Kjo votë nuk ka të bëjë me një dokument teknik, por me të drejtën e grave që të jenë të pranishme dhe të barabarta në politikë, pa frikë dhe pa dhunë,” deklaroi Vokshi gjatë fjalës së saj, në cilësinë e zëvendëspresidentes së EPP Women.

Në të gjithë Evropën, gratë në jetën publike përballen me sulme fizike, kërcënime, përfshirë edhe kërcënime për jetën, dhunë seksuale, intimidim psikologjik, pengesa ekonomike dhe fushata online denigruese.

Sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare dhe evropiane:
• 85% e deputeteve kanë përjetuar dhunë psikologjike
• gati 1 në 2 ka marrë kërcënime për vdekje ose përdhunim
• 1 në 4 ka përjetuar dhunë seksuale
• 73% e gazetareve në botë përjetojnë dhunë online dhe 1 në 5 edhe dhunë fizike

Në shumë raste, autorët nuk janë anonimë: ata janë kolegë, kryebashkiakë, ministra apo përfaqësues të pushtetit, duke krijuar një kulturë frike dhe vetëcensurimi.

Kjo rezolutë vjen si rezultat I rasteve të shumta të dhunës pa dallim shteti, duke kapërcyer kufinjtë. Rastet nga Finlanda, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Gjeorgjia e bëjnë situatën alarmante. Dhuna është shndërruar në praktikë sistematike. Në Gjeorgji familjarë të drejtueses së një partie opozitare u rrëmbyen për disa orë. Në Shqipëri, gratë në politikë përballen me dhunë sistematike verbale, psikologjike dhe përmes montazheve poshtëruese.

Gjatë fushatës së vitit 2025, gra nga opozita u sulmuan me fushata të koordinuara online, fyerje seksiste dhe kërcënime, shpesh edhe ndaj familjarëve. Edhe Kryeministri ka përdorur publikisht gjuhë nënçmuese ndaj grave drejtuese apo deputeteve të opozitës. Një nga rastet e kërcënimit në materialin shoqërues të rezolutës është edhe ai I kërcënimit nga një grup kriminal të Vokshit dhe vajzës së saj gjatë zgjedhjeve, si dhe mosreagimin e institucioneve përgjegjëse.

“Dhuna ndaj grave në politikë dhe në jetën publike në Shqipëri shpesh vjen nga Kryeministri, ministrat, kryetarët e bashkive apo kolegë deputetë. Këto zhvillime tregojnë se dhuna ndaj grave nuk është problem i izoluar, por një rrezik real për demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Një demokraci që përjashton gratë nuk është demokraci. Dhuna ndaj grave në politikë nuk është çështje ideologjie; është çështje lirie dhe demokracie. Frika nuk do të vendosë zgjedhjet, kriminelët nuk do të heshtin gratë dhe mizogjinia nuk do të sundojë demokracitë tona,” theksoi Vokshi.

Kërkesat kryesore të Rezolutës së EPP Ëomen ndaj PPE-së dhe institucioneve evropiane
1. Tolerancë zero ndaj dhunës kundër grave në parti, politikë, jetën publike dhe institucione
2. Mbrojtje konkrete për gratë në politikë (fizike, ligjore, psikologjike dhe institucionale)
3. Zbatim të plotë të Konventës së Stambollit
4. Ndjekje penale të dhunës politike
5. Përgjegjësi ligjore për dhunën në platformat online
6. Mbrojtje të plotë për gazetaret dhe aktivistet
7. Kushtëzim të fortë në procesin e zgjerimit të BE-së për vendet ku sundon dhuna dhe mizogjinia

Rezoluta u bën thirrje të gjitha partive, institucioneve dhe vendeve partnere që të mbrojnë dinjitetin njerëzor, lirinë e shprehjes dhe shtetin e së drejtës, duke mbrojtur gratë që mbrojnë demokracinë çdo ditë./ Dosja.al

albana vokshi epp women

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj