LIVE UPDATES
Politike

"PD nuk mbështet amnistinë në kuadrin ligjor që ka sjellë Edi Rama", Berisha: Narkoshteti, vorbulla e zezë që po i përpin shqiptarët

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo amnisti fsheh kanalet e zeza të larjes së miliarda eurove nga klanet dhe kartelet e drogës.

10 Dhjetor 2025, 13:18 Nga DOSJA
"PD nuk mbështet amnistinë në kuadrin ligjor që ka
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokartike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se PD nuk mbështet amnistinë në kuadrin ligjor që ka sjellë Edi Rama. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se kjo amnisti fsheh kanalet e zeza të larjes së miliarda eurove nga klanet dhe kartelet e drogës. Kryedemokrati tha se zhvlerësimi i euros me 35% do të thotë humbja me 35% minimumi, i fitimit të të gjithë kompanive të eksporteve që punojnë me euro.

Ai tha se kjo do të thotë, rënie prodhimi në bujqësi, industri dhe rritje e madhe çmimesh. Në lidhje me këtë ai tha se çmimi rritet, pasi tregu është në kthetrat e drogës. Berisha deklaroi se çështja e narkoshtetit në Shqipëri është vorbulla e zezë, e cila po i përpin shqiptarët.

"Unë nuk mbështes amnistinë. PD nuk mbështet amnistinë në kuadrin ligjor që ka sjellë Edi Rama. Ky është qëndrimi i PD. Por nëse amnistia ndodh, ti nuk mund të përjashton. Se ai ka shkuar në gjykatë dhe tjetri nuk ka shkuar në gjykatë ti smund të përjashtosh. Unë nuk konceptoj se pse mund të përjashtohet ai që ka shkuar në gjykatë me këtë që ka shkuar në gjykatë, për të kërkuar një të drejtë. Nuk mund të jetë kurrë vetëm një kompani. Të garantoj se në gjykatë janë me qindra kompani.
Por nëqoftëse ti hyn dhe fal ato të cilat nuk kanë shkuar në gjykatë dhe nuk kanë falë ato që kanë shkuar në gjykatë, të cilat të paktën pretendojnë se kanë një të drejtë dhe guxojnë të kërkojnë të drejtën e tyre, ti bën minimumi një pabarazi.
Por ne jemi absolutisht kundër këtij ligjor të amnistisë. E kemi deklaruar, të kësaj amnistie e cila fsheh kanalet e zeza të larjes së miliarda eurove nga klanet dhe kartelet e drogës.


Ne jemi kategorikisht kundra. Në pamje të parë, kjo mund të duket se ne jemi kundër flukseve të parave. Jemi sepse është para toksise, është shkatërrimtare. Është faktuar që këto investime po shkatërrojnë ekonominë shqiptare. Si po e shkatërrojnë? Po e shkatërrojnë me një mekanizëm kryesor, dhe të tjerat pastaj, që është zhvlerësimi i euros. Nuk kam parë ndonjëherë në studiot televizive të bëhet një emision për zhvlerësimin e euros dhe pasojat e tmerrshme mbi ekonominë shqiptare. Zhvlerësimi i euros me 35% do të thotë humbja me 35% minimumi, i fitimit të të gjithë kompanive të eksporteve që punojnë me euro. Do të thotë, rënie prodhimi në bujqësi, industri dhe rritje e madhe çmimesh. Do të thotë shok ekonomik. Sot po lexoja. Merrni e lexoni pak të dhënat e inflacionit për muajin nëntor të INSTAT. Çfarë thoshin, u rrit çmimi i qirave.


Po mirë më thuaj pak, a ka paradoks më të madh që të rritet çmimi i qirave në një kohë kur, janë në shkallë vendi mbi 200 e ca mijë banesa bosh dhe në Tiranë mbi 60 mijë apartamente bosh. Si mund të rritet çmimi në kushet normale, kur ka dhjetëra e mijëra banesa të pashitura. Çmimi rritet se tregu është në kthetrat e drogës. Ndaj rritet qiraja, ndaj rritet çmimi. Ndaj bie prodhimi, eksporti, shkatërrohen qindra e mijëra vende pune dhe ikin qytetarët. Çështja e narkoshtetit në Shqipëri është çështje themelore, është vorbulla e zezë që po i përpin shqiptarët. Është jashtëzakonisht e trishtueshme për mua, kur shof gjithë ato shkrime, dokumentarë të televizioneve më serioze të botës për narkoshtetin në Shqipëri dhe nuk ka një media shqiptare që të ketë një dokumentar të tillë. Nuk ka një gazetar që të bëjë një hetim dhe të dokumentojë e faktojë pasojat shkatërrimtare të narkoshtetit në Shqipëri.


Janë në një sintoni, Bardhi me propozimin e tij ngrihet kundër një pabarazie që ngre ligji. Pabarazi. Por ne nuk e dimë atë, nuk mund të paragjykosh atë, që kanë shkuar në gjykata. Ata që kanë shkuar në gjykata, mund të jenë publike, private mund të jenë të shumëllojta. Ata kanë kundërshti me shtetin. Në masën 90-95% kanë shkuar në gjykata për kundërshtirat që kanë me shtetin. Kur ti përjashton ata që nuk i janë adresuar gjykatës dhe përjashton këta që i janë drejtuar gjykatës, të cilët të paktën pretendojnë se u është bërë një padrejtësi ndaj tyre, dhe amniston ata që nuk shkojnë në gjykatë, kjo për mua është një gjë absurde. Përsa i përket deputetit Bozdo, unë e përgëzoj atë sepse ato janë të gjitha pasuri publike të shpërndara nga Edi Rama jashtë të gjitha kritereve ligjore, vetëm favore për korrupsion." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet