LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Ramës i duhej një prokuror që të arrestonte opozitën, prandaj shkatërroi sistemin e pagave në drejtësi

Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh nuk mund ta konceptoj kurrë që Kreu i SPAK, Altin Dumani të marrë rrogë më të lartë se kryetari i Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese.

10 Dhjetor 2025, 13:37 Nga E.d
Berisha: Ramës i duhej një prokuror që të arrestonte
Sali Berisha

TIRANË-  Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ramës i duhej një prokuror që të arrestonte opozitën, prandaj shkatërroi sistemin e pagave në drejtësi. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh nuk mund ta konceptoj kurrë që Kreu i SPAK, Altin Dumani të marrë rrogë më të lartë se kryetari i Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese.

Kryedemokrati tha se këtë e ka krijuar vetë Edi Rama për qëllime politike, sepse i duhej që mercenari të shndërrohej në një armik të egër të pluralizmit politik. Nga zyra e selisë blu, Berisha deklaroi se aktiviteti i taks forcës kundër korrupsionit është trefishuar gjatë viteve të Dumanit. Ai tha se ata të cilët përkrahin prokurori politike, kanë një koncept rudimentar për demokracinë. 

"Nuk është qeveria jonë që ka vendosur këtë sistem që ka vendosur Edi Rama. Për qëllime për të patur një prokurori politike, Edi Rama shpalli më të paguarit, jo të Shqipërisë, më të paguarin zyrtar të Drejtësisë në të gjithë vendet e Ballkanit, Altin Troplonin apo Pojën e Skapit, me 7200 euro rrogën. Sepse i duhej që të arrestonte opozitës, i duhej që të siguronte karrigen. Po, nuk mund të konceptoj kurrë që një prokuror cili do qoftë ai të marrë rrogë më shumë se kryetari i Gjykatës së Lartë apo Gjykatës Kushtetuese, apo gjykatësi Kushtetues. Por këtë e ka krijuar vetë Edi Rama për qëllime politike, sepse i duhej që mercenari të shndërrohej në një armik të egër të pluralizmit politik. I duhej që të amnistonte krimin elektoral. Dosjet 184 dhe 339, i duhej. Sigurisht. Ndaj dhe shkatërroi sistemin e pagave në drejtësi.


Nëse je i interesuar, merr pak aktivitetin e task forcës kundër korrupsionit në vitin 2007-2008 dhe krahasoje me dy vitet e Dumanit. Absolutisht është i trefishtë, 300% më e madhe goditja e korrupsionit. Qoftë në çështje të dërguara në gjykatë, qoftë në çështje të gjykuara dhe të dënuara nga gjykata. Për këtë merr e lexo raportet e DASH për vitet 2009-2010-2011. Nxirri aty i ke shifrat. Pse? Dumani ka qenë, por nuk i mbyllte dot dosjet se ishte task force. Aty kishte agjentë tatimor, agjent doganor, agjent të shërbimit informativ, anëtarë të policisë kriminale, dhe Dumani nuk i mbyllte dot siç bën tani. Jo.
Prandaj dhe është me shumë interes tu thuhet e vërteta qytetarëve.


Kurse ata të cilët përkrahin prokurori politike, ata kanë një koncept rudimentar për demokracinë dhe është keqardhje e madhe. Prokuroria politike nuk mund të përkrahet kurrë. Sepse prokuroria politike është absolutisht e destinuar të dështojë në mënyrën më të sigurtë. E morët vesh. Ky u përpoq ta bllokonte dosjen ‘Balluku’. I shkoi atij mbrapa një fjalë, ruaje pak atë kokën tende. Po ja tha këtë, e imagjinon ti tani. Në vend që ti thoshte të përgëzoj për këtë, i tha ki kujdes kokën. Nuk ja vlen të flasim për këtë." tha Berisha./Dosja.al

sali berisha opozita edi rama

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen