7 Maj 2024, 20:23
Nga M.B
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me grupin parlamentar të PS
TIRANA- Në Shqipëri shumica socialiste propozoi sot ndërmarrjen e një cikli të ri reformash të thella të cilat do të duhet të kenë në fokus mirëqeverisjen, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Një projekt rezolutë e paraqitur prej tyre parashikon ngritjen e një Komisioni të posaçëm parlamentar, të ngjashëm me atë të reformës në Drejtësi. Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje opozitës që pavarësisht dallimeve të thella, t’i bashkohen kësaj nisme. Por kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideroi propozimin një retorikë boshe.
Kryeministri Rama foli sot gati dy orë në mbledhjen e grupit të tij parlamentar, së cilës i ishin bashkuar dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, duke vënë theksin te nevoja e përmirësimeve të thella në funksionimin e institucioneve, dhe veçanërisht në krijimin e mekanizmave dhe filtrave për të parandaluar korrupsionin. Një fenomen, i cili sipas tij, vijon të mbetet shqetësues, pavarësisht përpjeejeve të mëdha, siç u shpreh ai, që janë bërë për ta luftuar atë.
Zoti Rama u ndal gjatë, në tezën e përsëritur prej tij, se është falë reformës në Drejtësi, që sot përpara saj po shkojnë zyrtarë të lartë, përfshirë dhe ish ministra e drejtuesë lokalë, përfaqësuesë të partisë së tij.
Duke ritheksuar mbështetjen për punën e Strukturës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, dhe faktin se përgjegjësia e gjithkujt që kryen shkelje është individuale, zoti Rama theksoi se SPAK-u nuk duhet të mbetet si ishulli vetëm ku ndihet fuqia e drejtësisë, por “drita e sundimit të ligjit dhe mirëqeverisjes ku prokuroritë dhe gjykatat e pashkëputur akoma nga errësira e tunelit të së shkuarës, ku institucionet e shtetit janë ende të prekura nga korrupsioni dhe ku lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm një luftë e organeve të drejtësisë, është pikërisht shtetbërja e plotë demokratike e Shqipërisë, përmes thellimit të reformave në funksion të mirëqeverisjes, anti korrupsionit dhe sundimit të ligjit”.
Socialistët propozojnë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm parlamentar, për të analizuar situatën dhe për të hartuar një Plan kombëtar veprimi, me kohështrirje afatgjatë, i cili të rekomandojë edhe ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale. Komisioni, ngjashëm me atë të Reformës në Drejtësi, gati 10 vite më parë, do të duhet të ketë dhe ekspertë ndërkombëtarë.
Kryeministri Rama pati një thirrje të drejtëpërdrjtë për opozitën që së bashku, të krijojnë një hapësirë jashtë territorit të luftës politike “për të adresuar jo dallimet tona të papajtueshme politike, as interesat tona të paafrueshme partiake, por procesin e mëtejshëm të shtet bërjes europiane të Shqipërisë duke analizuar me sa më shumë objektivitet të gjitha hallkat e shtetit në këtë fazë të re, si dhe identifikuar hapa që duhen marrë dhe masa që duhen ndërmarrë”
Reagimi i parë erdhi menjëherë pas mbylljes së fjalës së zotit Rama, nga kreu i Partisë demokratike zyrtare Lulzim Basha: “Dy orë retorikë, dy orë fukarallëk politik, për të mbuluar me shoshë të vërtetën, për të justifikuar të pajustifikueshmen, në një përpjekje kaq hipokrite që duket haptasi që nuk e beson as vetë e as ata që e rrethojnë”.
Sipas zotit Basha "nëse ka, sado pak sinqeritet në nismën e kryeministrit", atëherë sipas tij, shumica socialiste do të duhet fillimisht të pranojë propozimet e partisë së tij për vettingun e politikanëve, heqjen e imunitetit dhe miratimin e propozimeve për më shumë mbështetje ndaj SPAK-ut./ VOA
edi rama
Politike
7 Maj 2024, 20:17
B.Z
Belind Këlliçi
TIRANË - Anëtari i Kryesisë në Partinë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e...
Politike
7 Maj 2024, 19:17
B.Z
Ilir Meta
TIRANË - Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbledhur kryesinë pasditen e sotme ku është ndalur te z...
Politike
7 Maj 2024, 17:45
Izmir Akulli
Edi Rama dhe Erion Veliaj
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij rreth 120 minuta në mbledhjen e jashtëzakonshme që t...
Politike
7 Maj 2024, 18:16
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama hodhi akuza ndaj Prokurorisë së Tiranës të martën m 7 maj, gjatë një mbledhjeje t...
Politike
7 Maj 2024, 16:40
M.B
Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku
KORÇA- Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka nisur një aksion në të gjithë...
Politike
7 Maj 2024, 16:28
M.B
Taulant Balla
TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar sërish lidhur me tragjedinë në Shkodër, ku nëna s&eu...
Politike
7 Maj 2024, 15:32
M.B
Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi
TIRANA- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paditur s&...
Politike
7 Maj 2024, 15:16
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama me anë të një reagimi në rrjetet sociale tha se mirëpret miratimin e sotëm nga Kë...
Politike
7 Maj 2024, 14:03
N.F
Mbledhja e komisionit hetimor për Shëndetësinë
TIRANË- Mbledhja e radhës e komisionit hetimor për Shëndetë...
Politike
7 Maj 2024, 12:49
N.F
Balliu
TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën para bashkisë...