"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Ndërsa nga pjesa që tani drejton Partinë demokratike po akuzohet se po i shërben lojës së kryeministrit në procesin e zgjedhjes së presidentit, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj mblodhi sot sërish një pjesë të deputetëve për të diskutuar për këtë çështje.
TIRANË- Në Shqipëri, edhe në raundin e tretë të votimit për presidentin e ri të vendit, duket se do të shkohet pa asnjë kandidaturë. Kryetari i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj tha sot pas një mbledhje me një pjesë të deputetëve se i qëndron propozimit që opozita të ofrojë 4 emra dhe socialistët të zgjedhin prej tyre. Por nga ana tjetër shumica përsëriti se kjo formulë është imponin dhe jo negocim
Ndërsa nga pjesa që tani drejton Partinë demokratike po akuzohet se po i shërben lojës së kryeministrit në procesin e zgjedhjes së presidentit, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj mblodhi sot sërish një pjesë të deputetëve për të diskutuar për këtë çështje. Ata drejtuan gishtin e përgjegjësisë ndaj socialistëve, se u tërhoqën nga marrëveshja e dakortësuar javën e shkuar. Propozimi i hedhur prej demokratëve është ai sipas të cilit opozita ofron katër kandidatura, nga të cilat 2 përzgjidhen nga shumica dhe më pas së bashku palët bien dakort për njërën prej tyre.
Në përfundim të mbledhjes së sotme zoti Alibeaj tha se i mbeten të njejtit propozim, mbi të cilin janë dakort të ulen e të vijojnë punën në çdo moment. "Ne i qëndruam të gjitha detyrimeve tona sipas dokumentit. Filluam procesin e identifikimit. Pala tjetër u tërhoq. Po ta lexoni dokumentin është fare i thjeshtë. Po qe se tërhiqeni, kjo dakortësi bie. E nëse dakortësia bie, çfarë duhet të bëjmë ne? E megjithatë ne themi këtë gjë: vlera e atij dokumenti qëndron deri në afatin e fundit ligjor”, u shpreh ai.
Socialistët po ashtu mbeten në të njejtat pozicione, duke këmbëngulur në një tjetër interpretim dakortësisë me PD-në. “Të vazhdosh të fshihesh pas një copë letre, që ti mendon se është o pranohet o rrëzohet, është rrëzuar ai propozim në tërësi. Kemi rënë dakort për një pjesë të frymës së ij, në një moment të caktuar, kur kemi thënë, meqënëse kanë mbetur dhe katër raunde, në dy raunde propozoni vetëm ju. Dhe ne do i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje. Ne nuk do të propozojmë emër deri të dielën në orën 16.00”, deklaroi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Ai shtoi se do vijojë kontaktet me dy grupet e tera parlamentare të opozitës, ndonëse siç edhe e pranoi, ato nuk arrijnë dot të kenë firmat e nevojshme të deputetëve për të propozuar një kandidat. Me gjasë, edhe raundi i tretë do mbyllet pa votim, në mungesë të kandidaturave, duke i hapur kështu rrugë socialistëve që të zgjedhin dhe të vetëm presidentin e ri të vendit.
Marrë nga VOA
Shaip Kamberi TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kërkuar publikisht që nesër të gjithë shqiptarët që banojnë n&eu...
bashkim fotosh TIRANË- Kriza politike brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë po ndiqet me vëmendje edhe nga partitë si...
Edi Rama TIRANË- Deklarata e kryeministrit Edi Rama për të ngritur një bazë detare të NATO-s në vend ka tërheuqr e...
Ilir Meta TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka pritur një grup tifozësh keltikë që kishin ardhur në Tiranë për finalen ...
Foto ilustruese TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë një deklaratë lidhur me angazhimin e deritanishë...
Enkelejd Alibeaj dhe Taulant Balla TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përcaktuar sot përbërjen e dy komis...
Evis Kushi, Olta Xhaçka, Belinda Balluku, Niko Peleshi dhe Ulsi Manja TIRANË- Qeveria ka miratuar udhëzimin që detyron administrat&eu...
Qeveria TIRANË- Shkon në mbi 51 milionë euro vlera që ka paguar shteti shqiptar deri më tani në gjyqet e humbura në Gjyk...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se më në fund do të nisë procesi për Ko...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se maxhoranca do të grumbullojë votat e ne...