26 Nëntor 2022, 21:08
Nga DOSJA
Sali Berisha
TIRANË- Në Tiranë, Partia Demokratike, ajo pjesë që drejtohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, bëri të ditur se nuk do të ndryshojë planet për të zhvilluar një tubim proteste pranë selisë së qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në kryeqytetin shqiptar do të mbahet takimi i nivelit të lartë të Bashkimit Europian dhe Ballkani Perëndimor.
Vendimi u bë i ditur nga zoti Berisha, një ditë pasi policia e shtetit refuzoi kërkesën e opozitës për të zhvilluar një protestë pranë kryeministrisë, nën arsyetimin se kjo vendndodhje gjendet brenda perimetrit të sigurisë së takimit të nivelit të lartë të udhëheqëve evropianë e rajonalë.
Sipas policisë organizimi i një proteste në këtë zonë, përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Policia theksoi se është e gatshme të garantojë mbarëvajtjen e çdo tubimi, që do të mbahet jashtë perimetrit të sigurisë së takimit të nivelit të lartë. Brenda perimetrit të sigurisë për forcat e zbatimit të ligjit përfshihen sheshi Nënë Tereza, shëtitorja Dëshmorët e Kombit dhe disa rrugë në qendër të kryeqytetit.
Zoti Berisha pohoi se me këtë refuzim, policia po shkel Kushtetutën, pasi siç tha ai, protestuesve u kërkohet nga ligji vetëm të njoftojnë policinë për veprimtarinë e tyre.
Zoti Berisha tha se protestuesit do të denoncojnë korrupsionin dhe autoritarizmin e kryeministrit Edi Rama, dhe protesta me moton “E duam Shqipërinë si Europa” nuk do të cënojë në asnjë rast sigurinë e miqve europianë pjesëmarrës në takimin e nivelit të lartë.
Marrë nga VOA
sali berisha protesta e opozites 6 dhjetor 2022
Politike
26 Nëntor 2022, 19:48
F.M
Lulzim Basha dhe Gazmend Leka
TIRANË- Lulzim Basha është bërë bashkë me artistin Gazmend Leka, i cili përveç pikt...
Politike
26 Nëntor 2022, 19:18
F.M
Momenti i dekorimit
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është dekoruar nga Presidenti i Mongolisë Ukhnaa Khurelsu...
Politike
26 Nëntor 2022, 18:49
F.M
Edi Rama dhe Changpeng Zhao
TIRANË- Kryeministri Edi Rama një takim me Changpeng Zhao, CEO i Binance, kompania me shkëmbimin më t&...
Politike
26 Nëntor 2022, 17:29
Ervin Salianji
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se do të jetë i pranishëm në protestën q&...
Politike
26 Nëntor 2022, 15:46
F.M
Monika Kryemadhi dhe Sasha
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi po e kalon këtë të shtunë duke u...
Politike
26 Nëntor 2022, 15:06
A.B
Armand Dervishi
TIRANË- Armand Dervishi ka prezantuar kandidaturën në Primare për Bashkinë e Durrësit. Në një dalje...
Politike
26 Nëntor 2022, 14:57
A.B
Prezantimi
FIER- Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar ditën e sotme kandidatin pet zgjedhjet lokale të 14 majit. N...
Politike
26 Nëntor 2022, 13:34
A.B
Sali Berisha
TIRAN- I pyetur nëse do të zhbëhet marrëveshja e 2008-s me Edi Ramën për ndryshimet Kushtetuese në lidhje m...
Politike
26 Nëntor 2022, 13:22
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu përgjigj sot pyetjeve të qytetarëve në rrjetet sociale. ...
Politike
26 Nëntor 2022, 13:13
A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama që të mos prekë votat në zgjedhjet ve...