LIVE UPDATES
Politike

VOA: Kuvendi rrëzon kërkesën për hetime ndaj investimeve strategjikë

Por deputetët e Partisë Demokratike deklaruan se qeveria po fsheh abuzimet e veta me 36 projekte, që kanë marrë statusin e investitorit strategjik, ku pjesa më e madhe janë klientë vendas të pushtetit dhe asnjë investitor i huaj.

23 Qershor 2022, 19:17 Nga I.A
VOA:  Kuvendi rrëzon kërkesën për hetime ndaj investimeve
Gazment Bardhi

TIRANË- Në Tiranë, shumica socialiste rrëzoi sot si anti-kushtetuese kërkesën e 35 deputetëve të opozitës për të ngritur një komision hetimor për zbatimin e ligjit mbi investimet strategjike. Por opozita tha se mohimi i komisionit hetimor është bërë për të fshehur abuzimet, klientelizmin dhe korrupsionin e Edi Ramës me ligjin për investimet strategjike. Por deputetët e Partisë Demokratike deklaruan se qeveria po fsheh abuzimet e veta me 36 projekte, që kanë marrë statusin e investitorit strategjik, ku pjesa më e madhe janë klientë vendas të pushtetit dhe asnjë investitor i huaj.

Deputetët e opozitës deklaruan se qeveria po abuzon me ligjin për investimet strategjike, duke miratuar 36 projekte me vlerë 4.6 miliardë euro, i barabartë me buxhetin vjetor të shtetit shqiptar, por 80 për qind e tyre janë projekte në fushën e turizmit, të dhëna pa garë, dhe investitorëve u vihen në dispozicion pasuri publike. Sipas deputetëve të opozitës, ligji i miratuar 7 vjet më parë synoi të sillte investitorë seriozë të huaj, por në fakt përfitues janë 10 kompani vendase, miq dhe klientë të kryeministrit Rama.

Deputetja Jorida Tabaku tha se qeveria shpronëson banorët e bregdetit dhe pronat e tyre ua jep këtyre klientëve shqiptarë të qeverisë.

Në vend që pronarët e ligjshëm të menaxhojnë vet pronat e tyre, hyn në mes qeveria, ua merr pronën pronarëve dhe ua jep atyre që i quan investitorë strategjikë. Përfituesit janë po ata që kanë ndërtuar resorte të tjerë në bregdetin e Shqipërisë, një grup i vogël vendas, që rrinë pranë qeverisë” - tha zonja Tabaku.

Deputetët socialistë hodhën poshtë akuzat dhe nga ana tjetër rrëzuan kërkesën e opozitës për hetime parlamentare me shpjegimin se për komisione të tilla Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë një vendim, sipas të cilit, hetimet parlamentare duhet të kenë përcaktuar qartë objektin dhe fushën e hetimit.

Drejtuesi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se kërkesa e opozitës bie ndesh me ligjin përkatës dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kërkesa është anti-kushtetuese dhe impakti negativ i saj mund të cënojë edhe ekonominë e vendit. Të kërkosh të hetosh propozime nga investitorët në një kohë që nuk është nënshkruar asnjë kontratë, në një fazë që të gjithë janë aplikantë, do të thotë të kesh krijuar një makth të pandreqshëm në perceptimin e një investitori të huaj që interesohet të vijë në Shqipëri” - tha zoti Balla.

Opozitarët theksuan se ligji është shndërruar nga kryeministri Rama në një mjet për të shpërblyer me pasuri publike, kryesisht me prona në brengdet, në kundërshtim me ligjin, miqtë, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tij.

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se është qeveria ajo që po merr vendime antikushtetuese dhe antiligjore, duke u dhënë me metoda korruptive projekte dhe status si investitorë strategjike të njëjtëve klientëve të qeverisë, që marrin prej 9 vitesh çdo koncension, PPP dhe çdo tender të madh nga kjo qeveri.

Zoti Bardhi tha se “së fundi është shtuar në listën e investitorëve strategjikë në konflikt të hapur interesi dhe në kundërshtim me normat kushtetuese e ligjore edhe ministrja e punëve të jashtme, Olta Xhaçka, dhe bashkëshorti i saj ish deputet, të cilët do të investojnë në turizëm me burime të ardhurash të panjohura duke përfituar pasuri publike”.

Deputeti Bardhi tha se kompania e bashkëshortit të saj deklaron humbje prej 5 vjetësh, se kanë marrë kredi për të blerë shtëpi dhe automjet, madje përfitoi pagë lufte si subjekt në nevojë gjatë covidit, kanë deklaruar dy paga dhe një qera objekti, por të nesërmen ata u shfaqën si investitorë strategjikë.

Më herët zonja Xhaçka i hodhi poshtë akuzat e opozitës në vazhdën e një interpelance, ku qeverisë iu kërkua të shpjegonte dhënien e statusit investitor strategjik si dhe dhënien në përdorim të bregdetit familjarëve të ministres së jashtme pranë një investimi turistik të tyre.

“Nuk kam shkelur asnjë ligj, as unë, as bashkëshorti im, as qeveria, as Kryeministri, askush. Nuk jam në konflikt interesi as unë, askush. Unë nuk jam në konflikt interesi, dhe këtë nuk e them vetëm unë, por këtë e thotë ligji, e ka thënë Gjykata Kushtetuese dhe ILDKPI. Gjykata Kushtetuese në asnjë moment nuk i ka ndaluar familjarëve të deputetëve apo të ministrave që të merren me biznes” - tha ministrja Xhaçka.

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka rrezikon të përballet me Gjykatën Kushtetuese për një konflikt të mundshëm interesi me mandatin e saj si deputete e parlamentit shqiptar.

Deputetë të opozitës kanë firmosur dhe dorëzuar kërkesën për “ndjekjen e procedurave parlamentare për konstatimin e pavefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka”.

Sipas kërkesës për heqjen e mandatit të deputetes për ministren Xhaçka, ajo ndodhet në kushtet e konfliktit të interesit, kur një vit më parë Komiteti qeveritar i investimeve strategjike i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë në pronësi të bashkëshortit të saj për ndërtimin e një hoteli disa katësh, me 5 yje, në bregdetin e Dhërmiut, me një vlerë prej 5.5 milionë eurosh. Dy ditë më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike kallëzoi në SPAK kryeministrin Edi Rama për abuzime me ligjin e investimeve strategjike për rastin e ministres Xhaçka.

Marrë nga VOA

seance plenare 23 qershor 2022

Sondazh

Poll
Politike 23 Qershor 2022, 17:05 I.A

Mediat e huaja: Rama 'hapi zjarr' në Bruksel

Edi Rama, Charls Michel, Ursula von der Layen, Emannuel Macron, Dimitar Kovaçevski dhe Aleksander Vucic TIRANË- Mediat në Ballkan i kan&e...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet