LIVE UPDATES
Politike

‘Vota vdiq pa hy në kuti’/ Berisha: Elbasani dhe Durrësi janë zonat ku dora e karteleve, kërcënimi i vrasësve serial të karteleve ka qenë më i madh

Sipas tij rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve që kërkuan transparencë, por nuk është kërkesë e PD-së. 

27 Qershor 2025, 13:23 Nga E. D
‘Vota vdiq pa hy në kuti’/ Berisha: Elbasani dhe Durrësi
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë konferencës për shtyp duke folur për zgjedhjet e 11 majit u shpreh se vota vdiq pa hy në kuti. Lideri i opozitës theksoi se Elbasani dhe Durrësi janë zonat ku dora e karteleve, kërcënimi i vrasësve serial të karteleve ka qenë më i madh. Sipas tij rinumërimi i votave është kërkesë e kandidatëve që kërkuan transparencë, por nuk është kërkesë e PD-së. Gjithashtu Berisha përmendi si përfitues të kësaj farse elektorale Akend Balla, Sara Mila, Besa Spaho dhe Ani Dyrmishi.

"Këto janë të qarkut të Elbasanit. Sigurisht ne mund të kontrollojmë çdo kuti votimi, por ne kemi zgjedhur disa zona e qarqe, u zgjodh qarku i Elbasanit, do kontrollohet dhe Durrësi, aty ku dora e karteleve, kërcënimi i vrasësve seriale të karteleve ka qenë më i madh. Nuk është kollaj të marrësh një kuti dhe të zëvendësosh me një kuti tjetër. Por kjo bëhet atëherë kur ti mbyll gojën e njerëzve me kërcënime me jetën, të cilat janë kërcënimet më të rënda. Ne kemi zgjedhë pikërisht zonat e karteleve për të faktuar para shqiptarëve dhe botës, dimensionet monstruoze të krimit elektoral në këto zona.

Natyrisht ky kontroll dhe ky është kontrolli i partisë, është çështja kryesore për të sqaruara ata që po komentojnë rinumërimin. Rinumërimi është kërkesë e kandidatëve të cilën ne e respektojmë dhe i përgëzoj ata kandidatë që kërkuan transparencë. Por nuk është kërkesë e PD. Jo, sepse ne kemi pikëpamjen, kemi besimin, qëndrimin tonë, vota vdiq pa hy në kuti. Kjo është farsa. Këto janë elementë të cilët tregojnë se si, Akend Balla, Sara Mila, Besa Spaho, Ani Dyrmishi, etj., morën 130 mijë vota, deputetët e karteleve.

Ky është një dimension, por një dimension që po vërtetohet. Dimensioni tjetër është blerja e votës me prokurime publike, 500 mln. Është blerja e votës me 100 euro për 48% të votuesve, pensionistë. Është blerja e votës me 100 mln rrënjë kanabis territor për tu mbjellë. Është blerja e votës me punësimin e dhjetëra mijëra punonjësve.
Është blerja e votës duke dorëzuar të dhënat personale të qytetarëve, terroristëve patronazhistë për ti kërcënuar me premtime dhe kërcënime. Pra, është blerja e votës duke firmosur mijëra e mijëra leje legalizimi apo punësime të përkohshme.

Përveç këtyre ata nuk janë mjaftuar me këto, që janë publike, por ata me një verbëri kanë përdorur çdo mjet tjetër për të deformuar, për të falsifikuar rezultatin. Këto janë shtesë këto që tregojmë ne, sepse shteti elektoral tashmë u denoncuar botërisht. Këshilli i Europës, rekomandoi të ndahet partia nga shteti, iku ajo punë. Kjo është damka më e madhe që ka marrë në 32 vite ndonjë vend. Të ndahet partia nga shteti," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet