26 Nëntor 2024, 14:42
Nga M.B
Autori dhe viktima
TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka publikuar një dokument në rrjetet sociale duke shkruar se është prova që vrasësi i 14-vjeçarit Martin Canit nuk ishte vetëm. Noka shkruan po ashtu se kupola e Policisë së Shtetit fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e kryeministrit Edi Rama.
Ai shton se njëlloj si pak vite më parë kur ish-Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu dhe policia u përfshinë në prishjen e provave të vrasjes së Klodian Rashës, sipas tij, edhe tani Drejtori i Përgjithshëm Proda dhe ai i Qarkut Tiranë, Elton Alushi, u përfshinë në prishjen e provave te vrasjes së djaloshit Martin Cani dhe në fshehjen e bashkëpunëtorit në vrasje.
Postimi i Flamur Nokës:
Ja prova! Ja prova e dokumentuar që vrasësi i Martin Canit nuk ishte vetëm.
Kupola e Policisë së Shtetit fsheh krime aty ku të përfshirë janë patronazhistët e Ramës dhe familjarë e fijet e narkoshtetit. Kupola blu është de facto një bandë me uniformë. Policë që vrasin, policë që dekonspirojnë, që fshehin e mbulojnë llumin me pushtet.
Rasti i implikimit në krim nga ana e kupolës së policisë u përsërit. Njëlloj si pak vite më parë kur ish Drejtori i Përgjithshëm Ard Veliu dhe policia u përfshinë në prishjen e provave të vrasjes së Klodian Rashës, edhe tani Drejtori i Përgjithshëm Proda dhe ai i Qarkut Tiranë, Elton Alushi, u përfshinë në prishjen e provave te vrasjes së djaloshit Martin Cani dhe në fshehjen e bashkëpunëtorit në vrasje.
PS ….Bashkepunetori ne vrasje djali i nje oficeri te BKH dhe nje punonjese te SPAK.

vrasja e martin canit
Politike
26 Nëntor 2024, 14:22
M.B
Fabrizio Bucci
TIRANA- Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha sot, në fjalën e tij në Konferencën e p...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:04
I.A
Sali Berisha dhe Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 27 dhjetor për të marrë vendimin në l...
Politike
26 Nëntor 2024, 14:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Rinia e Partisë Popullore Evropiane (YEPP) ka shprehur mbështetje për Partinë Demokratike dhe forumin e sa...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:47
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me idenë për mbylljen e TikTok dhe Snapchat, gjatë konsultimi publik me ...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:30
ZH.LL
Mediu
TIRANË- Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, lidhur me tragjedin&e...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:30
M.B
Ogerta Manastirliu
TIRANA- Pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe pasi u fol për nismën për një disk...
Politike
26 Nëntor 2024, 13:17
M.B
Edi Rama
TIRANA- Pak ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe pasi u fol për nismën për një diskutim me pr...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Ka marrë të tjera përmasa të rënda vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani. Prej ditësh ësht&e...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:36
ZH.LL
ambasada
KOLUMBI- Kosova do të hapë sot ambasadën e saj në Bogota të Kolumbisë. Bëhet e ditur se ajo do të për...
Politike
26 Nëntor 2024, 11:21
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklarua nga qelia se ka qenë tepër korrekt në deklar...