LIVE UPDATES
Politike

"Tre prokurorët e kanë në ballë që janë në shërbim të Ramës!" Meta nga qelia: Nuk i kam refuzuar ftesat e tyre, as mund të mendohet se do të arratisesha për shkak të lidhjeve të forta që kam me vendin

Meta tha se në dosjen e SPAK ka shumë manipulime të qëllimshme edhe për deklarimin e pasurive apo shpenzimeve mjekësore.

26 Nëntor 2024, 11:21 Nga M.B
"Tre prokurorët e kanë në ballë që janë
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklarua nga qelia se ka qenë tepër korrekt në deklarimet e tij. Në intervistë për emisionin "Dekalog" të gazetarit Roland Qafoku, Meta tha se në dosjen e SPAK ka shumë manipulime të qëllimshme edhe për deklarimin e pasurive apo shpenzimeve mjekësore. Ai shtoi se ç çdo gjë është vetëm tendencioze dhe armiqësore nga SPAK ndaj tij. 

Meta tha po ashtu se tre prokurorët e çështjes së tij e kanë në ballë që janë në shërbim të Edi Ramës që nga fillimi e deri tani e sidomos në këtë proces. Po ashtu Meta thotë se asnjëherë nuk i ka refuzuar ftesat e tyre. Ai ka shtuar se as mund të mendohet se do të arratisej për shkak të lidhjeve shumë të forta që ka me vendin, për më tepër, sipas tij, që hetimi i tyre ka nisur para 5 vitesh.

Meta u shpreh i bindur se nuk ndodhej aty për shkak të gabimeve, por për shkak të bindjeve në radhë të parë, sipas tij, patriotike e së dyti demokratike. Ai tha se ishte Presidenti i parë i rrëmbyer në mënyrë banditeske pa asnjë letër e procedurë formale.

Pjesë nga intervista e Presidentit të Partisë së Lirisë, Iliri Meta:

5. Lidhur me çështjen e pastrimit të produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë, si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019 në mbrojtjen tuaj ju shkruani: Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për çdo shpenzim apo pakësim llogarish të familjarëve të mi, apo edhe të ish-gruas dhe ish-vjehrrës time. A është normale që të shpreheni kështu për bashkëshorten që keni kaluar 3 dekada jetë me të? Vetëm tani konstatuat ju shpenzimet mbi normalen?

Unë kam qenë tepër korrekt në deklarimet e mia. Në dosjen e SPAK-ut ka shumë manipulime të qëllimshme edhe për deklarimin e pasurive apo shpenzimeve mjekësore. Për rastin tim është e vërtetuar se unë kam patur një pakësim llogarie prej 14,000 Euro në 2013 sipas ILDKPI, por SPAK-u qëllimisht ka mashtruar duke falsifikuar dhe vendosur 10,000 Euro. Kjo me qëllimin për të krijuar idenë se shpenzimet e mia mjekësore në Vjenë më 2013 ishin të pajustifikuara edhe pse ato ishin vetëm 7,300 Euro.

Të mos harrojmë se atëherë Euro ishte 1 me 1,5 lekë e jo si sot në kohën e Narkodrejtësisë. Si ky manipulim e falsifikim ka me dhjetëra. Por e vërteta është që ish-bashkëshortja ime dhe ish-vjehrra kishin shumë prona dhe numra llogarish për shkak të tyre që buronin kryesisht nga fakti që ishin aksionere në një pallat të ndërtuar në pronën e tyre të ligjshme. Është e turpshme që SPAK-u thotë se unë jam përgjegjës për pakësimet e llogarive të tyre a thua se unë isha mbajtës i llogarive të tyre. Për më tepër se kurrë nuk kam refuzuar të bëj deklarimin në ILDKPI, kurrë nuk kam marrë një gjobë, një paralajmërim apo një njoftim. Pra çdo gjë është vetëm tendencioze dhe armiqësore nga SPAK ndaj personit tim. Ju siguroj se unë nuk kam bërë asnjë shpenzim mbi normalen. Përkundrazi.

6. Çështja juaj hetohet nga tre prokurorët, Altin Dumani, Arben Kraja, Sotir Kllapi. Ju i keni akuzuar ata si të dërguar dhe vegla të Edi Ramës. Si e vërtetoni ju që ata janë vegla të Edi Ramës. Në pyetje të marrë nga ana e tyre, a kanë kryer ata gabime proceduriale që dalin jashtë rregullave? Të tre janë betuar përpara jush kur ishit President. Çfarë domethënie ka kjo për ju?

Të tre prokurorët e kanë në ballë që janë në shërbim të Edi Ramës që nga fillimi e deri tani e sidomos në këtë proces maskaradë dhe kriminal kundër meje. Nuk mbajmë ne përgjegjësi thotë SPAK-u për mënyrën si e bëri arrestimin policia?
Si nuk mbajnë ata përgjegjësi për arrestimin e kryer të urdhrit të SPAK-ut në kundërshtim me vetë përcaktimet e SPAK-ut?
Po për urdhrin e tij që SPAK e ka të bazuar në një ligj të shfuqizuar 4 vite më parë parë kush mban përgjegjësi? E gjithë sjellja e tyre në këtë process kundër meje është një shërbim skllavërues ndaj Edi Ramës.

Unë asnjëherë nuk i kam refuzuar ftesat e tyre. Unë as mund të mendohet se do të arratisesha për shkak të lidhjeve shumë të forta që kam me vendin, për më tepër që hetimi i tyre ka nisur para 5 vitesh. Unë nuk kam asnjë pozitë të prish apo fsheh ndonjë provë. Unë nuk jam as Kryeministër, as ministër, as kryetar Kuvendi dhe nuk kam asnjë pozitë shtetërore që të ndërhyj. Atëherë lind pyetja pse ky urdhër i paligjshëm dhe ky insistim që Ilir Meta të izolohet në mënyrë ekstreme në burg në prag të zgjedhjeve? A është kjo përvojë europiane? A është kjo përvojë amerikane? Jo.

Është veprimtari kriminale e përbashkët e këtyre tre prokurorëve, Edi Ramës dhe McGonigalëve të tyre sepse ata nuk i përballojnë dot të vërtetat e Ilir Metës, i cili nuk duhet të dalë në ekrane, të cilit nuk duhet t’i dëgjohet zëri dhe i cili duhet ta ketë sa më të pamundur të mobilizojë Partinë e Lirisë në aksionin e saj opozitar. Mënyra banditeske e arrestimit tim është jo shfaqja, por thelbi i gjithë këtij procesi kriminal të bazuar në pengmarrje dëshmitarësh, falsifikime, intimidime dhe gënjeshtra të pacipa. Lidhur me betimin e tyre, ai ka qenë formal pasi tani është e qartë se betimi i tyre i vërtetë ka qenë para Ëngjëll Agaçit, i cili ishte personi kryesor që kontrollonte përzgjedhjen e tyre në përputhje vetëm me besnikërinë ndaj “Rilindjes”.

Ata të tre nuk kanë asnjë lidhje me Kushtetutën, me ligjin, me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me procesin e rregullt ligjor. Ata janë sjellë si banditë, si manipulues dhe ankohen se nuk mund të ecin të lirë si qytetarët e tjerë. Është e sigurtë se kjo mungesë lirie u vjen ngaqë janë bërë palë me disa banda kundër të tjerave, ashtu sikurse janë bërë palë me Edi Ramën kundër opozitës dhe pluralizimit politik. Të konsiderosh inceneratorin që nuk ekziston si krim intelektual është një përpjekje e turpshme për të amnistuar një grabitje pa maska, në mes të ditës, që e shohin të gjithë dhe e paguajnë të gjithë. Apo të deklarosh se afërmendsh gjykatat vendosin çfarë kërkojmë ne tregon një mendësi policeske që nuk ka lidhje me shtetin e së drejtës dhe provon se gjykatat janë vetëm notere të SPAK-ut dhe Ramës.

7. Zoti Meta, në këto 34 vjet karrierë tuaj në politikë, ju keni qenë një nga bashkëpunëtorët, miqtë dhe nga njerëzit që keni ndarë shumë gjëra bashkë me Edi Ramën. E keni mbështetur në krye të Bashkisë dhe në zgjedhjen si kryeministër. Tani që ju gjendeni në këtë situatë dhe ai kryeministër, ku e shikoni gabimin tuaj në këtë marrëdhënie kaq të gjatë?

Nuk besoj se jam këtu për shkak të gabimeve të mia, por për shkak të bindjeve të mia, në radhë të parë patriotike e së dyti demokratike. Unë jam krenar që kam bërë çdo gjë për të parandaluar instalimin e kësaj junte në pushtet. Jam krenar që kam denoncuar në kohë çdo shkelje të Kushtetutës për të kapur për fyti me 69 vota Prokurorinë, Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe SPAK-un, si produkt i tij. Po kështu që denoncova kapjen e Gjykatës Kushtetuese (Mitingu i 2 Marsit 2020), që merr vendime të turpshme dhe antikushtetuese të cilat do rrëzohen të tëra në Gjykatat Europiane. Jam krenar që dola kundër projektit për shkëmbimin e kufijve me qëllim gjymtimin dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës me duart e vetë shqiptarëve.

Ku është sot superkandidati i Ramës për Ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga Kosova, që unë me të drejtë nuk e dekretova se ishte shprehur publikisht pro ndryshimit të kufijve? Asgjëkundi nuk është ai në Shqipëri se Ramës i duhej atëherë sa për të hedhur nja dy firma (një për shkëmbimin e kufijve dhe tjetrën për Detin). Se ai është mësuar t’i nxjerrë gështenjat me duart e të tjerëve. Jam krenar që kam mbrojtur pluralizmin politik në çdo moment dhe dekretova zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit që treguan botërisht se kush ishte dhe është opozita e vërtetë. Jam krenar që dola zyrtarisht hapur kundër shpalljes “non grata” të Z. Berisha përmes një fletërrufeje të shkruar nga Rama dhe McGonigali dhe të firmosur për fat të keq nga Sekretari i Shtetit të një aleati të pazëvendësueshëm, jo për shkak të fuqisë, por si burim frymëzimi për lirinë dhe demokracinë.

Kjo “non gratë” u shpall ndërkohë që procesi ankimues i opozitës për zgjedhjet vazhdonte. Ndërkohë unë e kisha lajmëruar indirekt Z. Berisha që në shkurt (përmes kolegut tuaj Çim Peka) se ai do të shpallej “non grata” pas zgjedhjeve dhe se Basha kishte rënë dakord me këtë. Jam krenar që i jam kundërvënë shpopullimit që në vitin 2016 dhe që sot Partia e Lirisë ka një program shumë të qartë me 5 Prioritetet kundër këtij projekti të Sorosit, që kërkon të zhbëjë kombin, shoqërinë dhe familjen shqiptare. Jam besimplotë se kjo përpjekje e pabesë dhe kriminale për të nxjerrë me dhunë dhe mjete parapolitike nga politika Ilir Metën do të dështojë. Historia e 30 viteve që kanë kaluar nuk do rishkruhet sipas delireve të Edi Ramës dhe e ardhmja do e ndëshkojë siç e meriton bashkë me mercenarët që përdor sot. E ardhmja u takon shqiptarëve dhe patriotëve.

8. Ju jeni Presidenti i katërt në historinë e Shqipërisë që jeni arrestur pas lënies së detyrës pas Haxhi Lleshit, Ramiz Alisë dhe Sali Berishës. A ka ndonjë domethenie të veçantë kjo për ju?

Këto statistika nuk kanë domethënie për mua. Unë jam Presidenti i parë i rrëmbyer në mënyrë banditeske pa asnjë letër e procedurë formale, siç e keni parë të gjithë dhe jam një nga ata 30 studentë e pedagogë që me në krye Azem Hajdarin, përfaqësuam Lëvizjen Studentore në atë natë të paharrueshme kur Ramiz Alia u detyrua të pranonte pluralizmin politik. Atë natë kur hipëm në autobus nuk ishim të sigurtë se ku po shkonim dhe se ku mund të përfundonim.

Kështu që unë u përkas guximtarëve, ëndërrimtarëve dhe durimtarëve. Rikthimi i pluralizimit politik plotësisht funksional është i pashmangshëm dhe i afërt. Në mënyrë konsistente unë kam treguar qartë se nuk jam një politikan që shkon andej nga fryn era e momentit, por shkon andej nga është e drejta, e vërteta, e ardhmja dhe interesi më i mirë kombëtar.

ilir meta

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit