LIVE UPDATES
Politike

"Pas 2 orësh në Policinë e Tiranës u njoha me aktet e paligjshme të arrestimit!" Meta nga qelia: Të tre çështjet që ngre SPAK janë absurde dhe të manipuluara

Meta tha se kapja e plotë e sistemit të drejtësisë edhe pse u vonua pak në kohë u realizua plotësisht.

26 Nëntor 2024, 09:31 Nga M.B
"Pas 2 orësh në Policinë e Tiranës u njoha me aktet e
Ilir Meta

TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklarua nga qelia se arrestimi i tij nuk ishte një situatë e papritur për të duke e cilësuar veten si Presidentin e Parë të Republikës që i është kundërvënë shndërrimit të Reformës në Drejtësi, sipas tij, me 140 vota në një Ramaformë me 69 vota, siç ishte zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm apo betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Në intervistë për emisionin "Dekalog" të gazetarit Roland Qafoku, Meta tha se kapja e plotë e sistemit të drejtësisë edhe pse u vonua pak në kohë u realizua plotësisht. Ai ka shtuar se arrestimi i tij dhe masa ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha janë të urdhëruara nga tribuna e Kongresit të PS-së.

Lidhur me momentin e arrestimit të tij, Meta tha se nuk iu lejua t'i telefononte avokatit dhe pas 2 orësh në Policinë e Tiranës u njoh me aktet e arrestimit. Gjithashtu ai tha se të tre çështjet që ngre SPAK-u janë njëra më absurde dhe më e manipuluar se tjetra dhe pjesë e një fletërrufeje të përbashkët. 

Pjesë nga intervista e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta:

1. Zoti Meta, ka kaluar një muaj nga arrestimi juaj. Si kanë qenë këto ditë që nga 21 tetori e derimë sot? Si e keni përballuar të gjithë këtë situate tuajën?

Nuk ishte një situatë e papritur për mua, i cili jam i pari, që si President i Republikës i jam kundërvënë shndërrimit të Reformës në Drejtësi me 140 vota në një Ramaformë me 69 vota, siç ishte zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm apo betimet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese te noteri te Lana. Nuk besoj se e keni harruar edhe mitingun madhështor të 2 Marsit 2020 në mbrojtje të Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht rezistencës time, kapja e plotë e sistemit të drejtësisë edhe pse u vonua pak në kohë u realizua plotësisht.
Për këtë ndihmoi korruptimi i drejtuesve të opozitës, të cilët dogjën mandatet në shkurt 2019 duke i bërë Ramës dhuratën më të madhe për të kapur gjithë institucionet e pavarura në vend dhe 100% drejtësinë e re.

Po kështu, edhe falja e të gjitha bashkive e me rradhë. Kjo situatë është pasojë e asaj që e kam quajtur me konsistencë grusht shteti i shtrirë në kohë dhe i realizuar me shkelje Kushtetute, ligjesh, procedurash dhe duke përdorur një skuadër të përzgjedhur prokurorësh dhe gjyqtarësh të nënshtruar totalisht dhe pa asnjë integritet dhe përgjegjshmëri. Në fund të fundit, arrestime të urdhëruara nga tribuna e Kongresit të PS kanë ndodhur, si ndaj Z. Berisha edhe ndaj meje. Nga juntat pritet çdo gjë, por është e sigurtë se ato nuk kanë të ardhme.

2. Në të gjitha intervistat që unë u kam marrë disa juristëve e cilësojnë mënyrën e arrestimit tuaj të gabuar. Veçohet ai i ish-ministrit të Drejtësisë, Shefqet Muçi që e quajti “arrestim të frikshëm dhe të turpshëm”. Përfaqësues të policisë janë shprehur se ju keni përdorur fjalë fyese dhe të shara në atë moment. A mund të na perifrazoni fjalë për fjalë dialogun që keni patur me policët që ju ndaluan makinën dhe ju prangosën në atë mënyrë?

Si mund të harxhoj kohë unë të perifrazoj “dialogun” me banditë, që i ka parë e gjithë Shqipëria dhe që kishin fytyrën e Edi Ramës, Dumanit dhe Charles McGonigal. Ata mund të thonë edhe që hyra unë me armatim të rëndë në makinat e tyre dhe gjithë televizionet që sot janë të shtetëzuara ta japin lajm të parë. E vërteta është ajo që të gjithë kanë parë. Banditë në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, që inskenojnë për 10 minuta një situate terrori për qindra udhëtarë, gjoja duke ndaluar makinat e tjera për të mbërritur te makina ime, për ta hapur me dhunë dhe për të hyrë brenda me automatic dhe armatim të rëndë.

Ata nuk jepnin asnjë shpjegim dhe nuk pranuan të jepnin asnjë dokument ose shkresë zyrtare, vetëm ulërisnin si idiotë.
Unë thjesht u kërkova shkresën e Sorosit të firmosur nga Dumani i Partisë. Ata nuk më lejuan të telefonoja avokatin dhe vetëm pas 2 orësh në Policinë e Tiranës u njoha me aktet e paligjshme të arrestimit.

3. Zoti Meta, ju akuzoheni nga prokurorët e SPAK për tre çështje: për dosjen e njohur si CEZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influences së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni, si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me një biznesmen, në emër të të cilit është marrë përsipër ndryshimi i një ligji në Kuvendin e Shqipërisë; për kontratat e konsulencës dhe lobimit në SHBA të Amerikës; dhe pastrimin e produkteve në blerjen e një shtëpie në Tiranë, si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019. Lidhur me çështjen CEZ-DIA, në mbrojtjen tuaj ju i hidhni poshtë me kundërfakte tuaja akuzat e SPAK. Gjatë kohës që keni ushtruar funksionet e larta shtetërore si ministër i Ekomomisë, kryetar i Kuvendit dhe President i Republikës përse nuk keni paraqitur në prokurori faktet tuaja në formë denoncimesh?

Të tre çështjet që ngre SPAK-u janë njëra më absurde dhe më e manipuluar se tjetra dhe pjesë e një fletërrufeje të përbashkët, që ka tronditur edhe Baton Haxhiun, kur kishte lexuar deformimet e deklarimeve të tij të dhëna gjatë këtij procesi maskaradë. Së pari çështja CEZ-DIA është shumë e vjetër, gati 15 vjeçare dhe është hapur e fikur disa herë.
Po kështu ka patur edhe procese gjyqësore ku janë dënuar disa persona. Kjo çështje jo rastësisht u regjistrua në 2018 nga një kallëzues me probleme të rënda, i cili është dënuar edhe për dhunë nga gjykata.Ky person kishte qenë një nga bashkëpunëtorët kryesorë të Kastriot Ismailit në drejtimin e DIA.

Më pas ky person që prej vitesh nxirret në çdo ekran që financohet nga inceneratorët u përdor nga Damian Gjiknuri më 2014 në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë kundër Kastriot Ismailit dhe kjo e ndihmoi të siguronte punë në shtet e privilegje të tjera.
Ky person vite më pare ka dhënë dëshmi në një process gjyqësor kundë Kastriot Ismailit dhe ka deklaruar nën betim se kur e pyeta Kastriot Ismailin a ishte i lidhur me politikanë shqiptarë ai i kishte thënë se jo, ishte i lidhur me amerikanë. Dhe në fakt kjo është e vërteta që konfirmohet edhe në deklaratat e shtetasit çek Hejsek në Vjenë në Gjykatën e Arbitrazhit, kapitulli IV kur ai flet për aksionerët e DIA dhe përmend amerikanët e në veçanti shtetasen Rebecca Gaskin, partneren e Kastriot Ismailit në çdo biznes.

Po pse u regjistrua kjo çështje në 2018 nga ky kallëzues? Sepse kishte nisur përplasja e madhe midis meje si President dhe Edi Ramës për Çështjen e Detit me Greqinë, për të cilën Rama ushtronte presion mbi anëtarët e Komisionit Negociator, që të shkelnin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të favorizonin pa të drejtë palën greke. Po pse u mor përsipër nga Altin Dumani në dhjetor 2019 si çështje? Sepse ishte kulmi i përplasjeve të mia si President me Ramën dhe McGonigalët për Gjykatën Kushtetuese. Përpara se të bëhej Manifestimi i 2 Marsit 2020, unë kisha paralajmëruar mitingun më 12 Dhjetor 2019, por e anulova se ndodhi tërmeti në Nëntor. E pra ky ishte momenti kur Partia i jep detyrën Dumanit të niste këtë çështje, që hetohet prej tij prej 5 vitesh dhe që nuk ka asnjë element të ri përveç gënjeshtrave të vjetra e të turpshme të bëra nga njerëz që kishin problem me drejtësinë.

Lidhur me pretendimin më absurd se unë kisha ndërhyrë te ERE (Enti Rregullator i Energjisë) për të favorizuar CEZ-in kundër KESH-it kjo është krejt banale pasi është e provuar se Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë (METE), që drejtohej nga unë dhe KESH iu kundërvunë këtij vendimi jo vetëm duke kërkuar rishikimin e tij, por edhe duke iu kundërvënë në të gjitha shkallët e gjykatave. Kjo përplasje midis Qeverisë dhe ERE solli dorëheqjen e Kryetarit të ERE. Është e provuar se Kastriot Ismaili i kishte vendosur vetë lidhjet me çekët dhe këtë e ka përmendur edhe bashkëshortja e tij në një intervistë më 16.02.2016, por kjo nuk u intereson spakistëve se u rrëzon alibinë e tyre, që nuk mbahet dot në këmbë.

Ndërsa përsa i takon komunikimeve të mia me drejtësinë për këtë çështje ato nuk kanë munguar edhe më herët. Në janar 2916 unë kam informuar me shkresë zyrtare Prokurorinë e Përgjithshme për një mesazh të shtetases Vojsava Ismaili, e cila më kërkonte takim me një përmbajtje të orientuar, që ia vura në dispozicion Prokurorisë dhe i kërkoja të ndiqte çështjen duke i shpjeguar rrethanat ku ndodhej zonja dhe personat e rrezikshëm që jo vetëm mund të ndikonin që ajo nën presion të bënte deklarata të pavërteta, por edhe mund ta eleminonin më pas, për të më akuzuar mua se gjoja po zhdukja dëshmitarët. Ky ishte rasti i dytë që unë njoftoja institucionet zyrtare të kujdeseshin për sigurinë e saj.

Lidhur me akuzën qesharake se unë kam ndërhyrë për të favorizuar një biznesmen për ndryshimin e një ligji për minierat dua t’ju siguroj se asgjëkundi nuk përmendet emir im si Kryetar Kuvendi apo deputet nga SPAK-u për këtë çështje.
Plus që amendamentet e propozuara sipas vetë SPAK-ut janë propozuar nga deputetja e PS-së, Esmeralda Shkjau dhe kështu janë votuar nga shumica ku LSI kishte 16 deputetë e PS mbi 60 deputetë. Lexojeni vetë ju lutem këtë pjesë se nuk është shumë e gjatë te dosja dhe nëse e gjeni njëherë të vetme emrin tim të përmendur apo të angazhuar për këtë çështje më thoni si nuk ju vjen turp që akuzoni prokurorët për kamikazë dhe mercenarë.

Lidhur me akuzën tjetër se unë kam ndërhyrë për të favorizuar një biznesmen në fushën e telekomunikacioneve (PLUS) kjo është edhe po kaq absurd pasi dihet se PLUS ishte e vetmja kompani me 19 aksionerë shqiptarë në fushën e telefonisë celulare, që dominohej nga dy kompanitë e huaja. Këta aksionerë janë ankuar te unë si Kryetar Kuvendi (sepse AKEP-i varej nga Kuvendi) që po diskriminoheshin nga AKEP-i për interes të dy kompanive të huaja dhe se ishin në prag falimentimi. Ndaj këtë shqetësim unë ia kam përcjellë kreut të AKEP-it me qëllim që kjo kompani shqiptare të mos diskriminohej dhe jo që të favorizohej. Kjo sjellje ishte tepër etike dhe e përgjegjshme. Ju mund të lexoni pjesën në fjalë në dosje.

4. Lidhur me çështjen e lobimit, në mbrojtjen tuaj ju shkruani: Që Fidetzis ishte mashtrues, për këtë u binda që në takimin e dytë në Uashington kur e denoncova te Presidenti i “McKeon Group”. Asnjëherë se kam autorizuar këtë person për të më përfaqësuar pranë “McKeon Group” e kujtdo, direkt apo indirekt. Përse nuk depozituat denoncim në organet e drejtësisë?

Lidhur me çështjen e lobimit dyshimet ndaj meje janë qëllimisht absurde. Ju thon ipse nuk keni denoncuar avokatin greko-amerikan Fidetzis si mashtrues pranë autoriteteve amerikane? Në fakt kjo ka ndodhur dhe është e provuar. Vetë Presidenti i McKeon Group i dërgon shkesë Departamentit të Drejtësisë ku i kërkon të rishikohet marrëveshja me LSI pasi në takimin që patëm me Kryetarin e Kuvendit dhe Kreun e LSI, Ilir Meta ai na informoi se Z. Fidetzis nuk ka qenë i autorizuar nga ai dhe Partia e tij për të firmosur marrëveshjen dhe se edhe fushat e bashkëpunimit do të jenë të ndryshme.

A nuk është ky praktikisht denoncim, që i është njoftuar Departamentit të Drejtësisë në SHBA? Këtë shkresë ia kemi bërë të ditur edhe SPAK-ut dhe GJKKO në të dy seancat. Nuk ekziston asnjë fakt, asnjë autorizim që unë si Kryetar i LSi të kem autorizuar cilindo shqiptar apo amerikan për të bërë marrëveshje apo pagesa për kompani lobimi në kundërshtim të ligjeve dhe pa vendimmarrjen e Kryesisë së LSI. Edhe për 15,000 USD që i janë paguar McKeon është vendosur në Kryesi me propozim të një anëtari të Kryesisë dhe deputeti i cili ishte edhe ndërmjetësi i takimit tim me Fidetzis në Greqi dhe po kështu kishte lidhje e miqësi me të.

ilir meta

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje