LIVE UPDATES
Politike

"Rama e ka tejkaluar edhe Enver Hoxhën", Berisha: Nesër Shqipëria marshim në Tiranë!

Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri, Edi Rama ka kryer krime të shëmtuara, ndaj shqiptarët nesër do ti japin reston sepse për vete ka krijuar luksin më të madh që ka njohur ndonjëherë një drejtues.

25 Nëntor 2024, 20:25 Nga N.F
"Rama e ka tejkaluar edhe Enver Hoxhën", Berisha: Nesër
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se kryeministri, Edi Rama ka kryer krime të shëmtuara, ndaj shqiptarët nesër do ti japin reston sepse për vete ka krijuar luksin më të madh që ka njohur ndonjëherë një drejtues. Sipas tij Rama ka tejkaluar Enver Hoxhën, i cili ndërtoi një vile 3-katëshe, po nuk e regjistroi kurrë në emrin të vetin. 

"Edi Rama ke kryer krime të shëmtuara, ndaj shqiptarët nesër do të të japin reston ty, sepse për vete ke krijuar luksin më të madh që ka njohur ndonjëherë një drejtues. Ke tejkaluar Enver Hoxhën, i cili duhet ta dinë shqiptarët, vërtetë ndërtoi një vile 3-katëshe, po nuk e regjistroi kurrë në emrin të vetin. E regjistroi në emër të shtetit. Si hajdut ke tejkaluar Enver Hoxhën sepse vërtetë ai ndërtoi një vile trekatëshe me një oborr rreth 1600 metër katror. Po ti Edi Rama? Vilën me themele 10 metra më të gjata se ky pallati me tulla të kuqe që kam unë përballë, ETC me se e ndërtove. Ti nuk e ke të shtetit, e ke personale.


A e dini ju o miq se, oborri i shtëpisë, parku i shtëpisë, që fillimisht ishte 5 mijë metër, është bërë tani 8300 metër katror. Po lexoja dje për Guvernatorin e Kalifornisë. Kalifornia është shteti i pestë me i pasur i botës, me një buxhet 4 trilion euro. Guvernatori i saj në vilën private kishte gjithsej 1400 metër katror oborr. Ndërkohë sulltani i Tiranës ka 8400 metër katror park dhe oborr tek sarajet në Surrel. Miq! Sa më shpejt të shpëtojmë nga ky grup, nga kjo organizatë kriminale," u shpreh ai.

Berisha shtoi se nesër Shqipëria do të marshojë në Tiranë. Sipas tij nuk durohet një narkodiktator i cili mbjell dhunë kudo që shkon. Kreu i PD-së tha se Rama është gjysma identike e McGonigalit. 

"Miq! Edi Rama është gjysma identike e McGonigalit. Ai dergjet në burg, kurse Rama zhgërryhet në sarajet e luksit në Surrel. Kurse Rama kontrollon në Shqipëri të gjitha pushtetet. Miq, çdo ditë që rri në pushtet na turpëron, çdo ditë që rri në pushtet na poshtëron, nuk durohet një padrino si ky. Nuk durohet një narkodiktator si ky, i cili mbjell dhunë, dhunë kudo që shkon, sepse e ka kapur frika dhe tmerri nga krimet që ka kryer.

Ju e patë vetë se si me banditët e tij në takimin me emigrantët theu kocka emigrantësh, si një katil i vërtetë, njëlloj sikur të ishte i ati, me urrejtjen skizoide ndaj kundërshtarëve. Ndaj dhe nesër Shqipëria në Tiranë. Marshim në Tiranë. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë. Fitore, fitore, fitore! Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!," tha Berisha.

berisha rama

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet