LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Gjykata Kushtetuese në vendimin e vet dëshmon se vendimi ishte anti-Kushtetues! Sipas tyre shkeli parimin e përpjestimit

Berisha u shpreh se refuzoi vendimin e gjykatës sepse Kushtetuta kërkon qe vendimet të jenë të ligjshme. Sipas tij çdo urdhër sanksionon se nuk duhet zbatuar urdhëri i paligjshëm. Mw pasi ai shtoi se ajo që u vendos ishte grusht shteti brenda shtetit, marrje e pushtetit të Parlamentit, nga gjykatësit për t’ja dhënë Edi Ramës.

25 Nëntor 2024, 22:37 Nga N.F
Berisha: Gjykata Kushtetuese në vendimin e vet dëshmon se vendimi
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur se përse nuk e zbatoi vendimin e gjykatës për masën e sigurisë "detyrim paraqitje" të kërkuar nga SPAK, njëlloj siç bëri Monika Kryemadhi, e cila është e lirë pavarësisht hetimeve nga SPAK dhe Berisha nuk do të përfundonte në arrest shtëpie. Berisha  ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ndërsa u shpreh se nuk mund të zbatonte një vendim në shkelje të Kushtetutës. 

Berisha u shpreh se refuzoi vendimin e gjykatës sepse Kushtetuta kërkon qe vendimet të jenë të ligjshme. Sipas tij çdo urdhër sanksionon se nuk duhet zbatuar urdhëri i paligjshëm. Më pasi ai shtoi se ajo që u vendos ishte grusht shteti brenda shtetit, marrje e pushtetit të Parlamentit, nga gjykatësit për t’ja dhënë Edi Ramës.

Ai shtoi se këtë e kundërshtoi në mënyrë kategorike Edi Rama. Berisha shtoi se e kundërshtuan edhe Këshilli i Evropës, ndaj edhe ai e kishte të qartë që ata gjykatës shkruajtën Kushtetutën me vendimin e tyre por shtoi se nuk mund të bëhej pjesë e njerëzve që nuk kanë ligj dhe moral. 

Replikat: 

Ylli Rakipi: Ju do të ishit sot i lirë si Monika Kryemadhi, me masë detyrim paraqitje. Ju e keni rënduar vetë pozitat. Sikur të isha në vendin tuaj, do të zgjidhja të paraqitesha. Ata të gjetën edhe rastin për të të futur atje brenda. Nuk është se ju tha Altin Dumani, që e quani armik tani, mos zbato vendimin e gjykatës.

Sali Berisha: Një arsyetim ekstra-Kushtetues ky. Pse? Refuzova vendimin e gjykatës sepse Kushtetuta kërkon qe vendimet të jenë të ligjshme. Çdo urdhër sanksionon se nuk duhet zbatuar urdhëri i paligjshëm. Së dyti, ajo që u vendos ishte grusht shteti brenda shtetit, marrje e pushtetit të Parlamentit, nga gjykatësit për t’ja dhënë Edi Ramës. Unë isha personi që kisha dërguar në vitin 2012 amendamentin për abrogimin e nenit 73 të Kushtetutës, që detyronte organet e drejtësisë të merrnin autorizim nga Parlamentin, para se të vendosnin kufizime të lirive të deputetit, të çfarëdolloj lirie.

Këtë e kundërshtoi në mënyrë kategorike Edi Rama. E kundërshtuan edhe Këshilli i Evropës, ndaj edhe unë e kisha të qartë që ata gjykatës shkruajtën Kushtetutën me vendimin e tyre, nuk mund të bëhesha pjesë e një puçi, të njerëzve që nuk kanë ligj dhe moral. GJK përsëri në vendimin e vet, dëshmon se vendimi ishte anti-Kushtetues, sepse sipas tyre shkeli parimin e përpjestimit, parim i sanksionuar në nënin 17 të Kushtetutës. Pse e nxorra këtu? Sepse vendimi i gjykatës ishte anti-Kushtetues. Ka edhe një nen tjetër, 15, që thuhet se të drejtat, liritë, janë të pandashme. Nëqoftëse një apo tre apo pesë individë, vendosin të marrë peng apo skllavëruar, vendosin të shkruajnë Kushtetutën apo ta dhunojnë atë, nuk e bëj kurrë atë.  

Ylli Rakipi: Atëherë mos thoni që SPAK ju ka izoluar, ju keni vajtur vetë atje. Ata kanë marrë një masë të dytë, sepse nuk keni pranuar të parën. Monika Kryemadhi shkoi.

Sali Berisha: Edhe në ligj edhe në gërmë edhe në frymë edhe në precedent, në rastin e Tahirit, ajo nuk mund të ndodhte pa miratimin e Parlamentit. Me mua nuk e krijonin kurrë një grusht banditësh një precedent anti-Kushtetues. Nuk mund ta bënin kurrë. Nuk isha unë ai që mund të shkelja Kushtetutën. 

berisha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet