LIVE UPDATES
Politike

VV: Edi Rama "armik" i Kosovës, pjesë e një rrjeti ballkanik kriminal. Lidhja me Vuçiç s'është naivitet

Po ashtu shtoi se relatat mes tyre nuk janë shkak-pasojë e naivitetit të kryeministrit shqiptar, por i interesave më të gjera financiare në rajon. Madje shkoi deri aty sa shtoi se ndoshta nga aktiviteti kriminal.

14 Tetor 2022, 22:37 Nga k.m.
VV: Edi Rama "armik" i Kosovës, pjesë e një rrjeti
Haki Abazi

PRISHTINË- Haki Abazi, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme për Lëvizjen VetëVendosje, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama për rezolutën e Dick Marty-t. Në një konferencë urgjente për shtyp, me akuza të forta, deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, e ka quajtur fjalimin e kryeministrit Rama në Këshillin e Evropës si dëm për Kosovën.

Ish-zëvendëskryeministri komentoi edhe marrëdhënien e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit rus, Aleksandër Vuçiç, e cila sipas tij dukshëm shkon kundër përparimit të Kosovës. Po ashtu shtoi se relatat mes tyre nuk janë shkak-pasojë e naivitetit të kryeministrit shqiptar, por i interesave më të gjera financiare në rajon. Madje shkoi deri aty sa shtoi se ndoshta nga aktiviteti kriminal.

"Po më shumë besoj që kryeministri Rama është pjesë e një rrjeti politik të Ballkanit i cili po mbahet gjallë nga strukturat ekonomik e financiare të cilat kanë përfituar nga ekonomia e luftës dhe mandej kapitalin e njëjtë e kanë përdorur për privatizimin e aseteve publike dhe shtetërore të Ballkanit Perëndimor dhe ky rrjet ekonomik-politik e në raste edhe kriminal vazhdon të sfidojë ndryshimin përmbajtjesor demokratik në rajon.  Binomi Rama-Vuçiç janë në kundërshtim me idenë e një Ballkani të barabartë, një Ballkani ku Kosova merr pjesë e barabartë sepse Kosova ka thyer barrierat të cilat i ka pasur përpara gjatë procesit të tranzicionit".

PJESA KUR FLET PËR RAMËN:

Qasja Rama- Vucic ndaj Kosovës

Ballkani i Hapur është në vdekje klinike. Procesi i Berlinit është duke u riaktivizuar. Ky është një lajm fantastik. Shpresoj shumë që kësaj radhe nga bisedat dhe diskutimet do të kalohet në financimin direkt të projekteve brenda vendeve dhe po ashtu projektet ndërshtetërore dhe rajonale. 30 Miliardët e premtuar me Planin Ekonomik dhe Investiv për Ballkanin Perëndimorë në mënyrë primare duhet të alokohen për projekte që avancojnë ekonomitë dhe përkrahin qeveritë demokratike të rajonit. Është e qartë që Serbia ka sabotuar procesin e Berlinit në të kaluarën vetëm pse Kosova ka status të barabartë me të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo mund të ndodhe edhe tani por Serbia që është në anën e Rusisë nuk duhet të ;lejohet të mbaje peng gjithë Ballkanin. Pse në fakt Rama shihet me i afërt me Vucic dhe promovon Ballkanin e hapur dhe rri i heshtur për Procesin e Berlinit? Kjo është një situatë shumë tragjike, Rama arsyeton Vucic përderisa Vucic mohon ekzistencën e Kosovës dhe flet me urrejtje dhe përçmim për Kosovën dhe popullin e saj. Pyetja është nëse kjo është linja historike e përdorimit të Kosovës për kusuritje apo vërtet Kryeministri Rama nuk kupton se kush është Vucic apo ka një arsye të tretë që ka të bëjë me preservimin e një rrjeti të interesit në Ballkanin perëndimor që rrënjët i ka në profitet e gjeneruara gjatë luftës e me metoda korruptive e kriminale e që mandej është bërë kapitali për privatizimin e pronave shoqërore dhe publike dhe mbajnë peng gjithë rajonin nëpërmjet patronazhit politik dhe inxhinieringut që siguron vota. Nuk mund të ketë shpjegim ose arsyeje tjetër përderisa në vend se të fokusoheshim të gjithë në avancimin e shtet-ndërtimit, zhvillimit të Kosovës dhe integrimit Euro-Atlantik, i gjithë diskursi i Ballkanit të Hapur është në subordinimin e rajonit ndaj interesave Serbe përfshirë edhe skemat e Gruevskit në Maqedoninë Veriut. Natyrisht që dikur e vërteta do të del në shesh por mund të jetë shansi i humbur për të qenë faktorë dominant në ekonominë dhe politikën rajonale dhe adresa e BE dhe NATOs për Evropën Juglindore. Kosovës i duhet lidhja e afërt me Shqipërinë dhe ndihma e Shqipërisë por jo edhe patronizimi dhe injorimi politik që sot Rama i bën Kosovës. Vucic eshte autokrat me te kaluar te zeë dhe as nuk është miku i popullit të vet që e ka shtypur dhe ka e ka lënë pa oksigjenin e demokracisë, Vucic është në linjë me Rusinë dhe ka nënshkruar tani së fundmi edhe marrëveshjen e përbashkët me Rusinë sa i përket politikës së jashtme. E vërteta është që Kryeministrit Rama mund të mos brengoset për viktimat dhe gjenocidin Serb në Kosovë, nuk është i pari politikan që ka një qasje të tillë por kjo nuk e zbeh asnjëherë përkundrazi do e kthjellë edhe më shumë procesin pandalshëm të afrimit dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo gjë ndodh për çdo ditë mes njerëzve, shqiptarëve të rëndomtë. 

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama kërkoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës që të rrëzonin akuzat kundër Kosovës dhe të pranojnë kërkesën e Shqipërisë, për një raport vijues ndaj atij të Dick Marty-t. Kreu i Qeverisë kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t'i shpallur të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë. Rama e cilësoi raportin si një lajm të rremë që u shndërrua në rezolutë dhe që po dëmton Kosovën. Por kërkesat e kryeministrit shqiptar shkaktuan debate në seancën plenare, ku disa prej të pranishmëve i cilësuan “akuza të pashembullta”.

haki abazi edi rama rama per dick marty 12 tetor 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj