LIVE UPDATES
Politike

'S'na duhet një kryeministër hije'/ Thellohet KRISJA e PS, Bushati për Veliajn: Si bën dot të gjitha

Ervin Bushati u shpreh se vetëm sepse kryeministrit Edi Rama i funksionoi kalimi nga Bashkia në Kryeministri, kjo nuk do të thotë që duhet kthyer në një skemë të sigurtë.

14 Tetor 2022, 21:40 Nga k.m.
'S'na duhet një kryeministër hije'/ Thellohet KRISJA e
Ervin Bushati

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka vazhduar me kundërshtinë e tij kundër rikandidimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës. Mbrëmjen e sotme, në emisionin "Log.", Ervin Bushati u shpreh se vetëm sepse kryeministrit Edi Rama i funksionoi kalimi nga Bashkia në Kryeministri, kjo nuk do të thotë që duhet kthyer në një skemë të sigurtë. Madje shtoi se si ai mund të mendojnë edhe shumë të tjerë brenda PS-së, por ai e ka thënë i pari, e i vetmi deri më tani.

PJESË NGA BISEDA:

Bushati: Tirana është kryeqytet i Shqipërisë që edhe po të punosh 25-së orë në 24. Tirana nëse sot nuk do të kishte probleme me ujin dritat mund të merrej si fushëbeteje politike, por Tirana është një fushëbetejë sociale. Që Tiranën do ta fitojë PS nuk ka diskutim. Ka patur një mbështetje shumë të madhe. PD-së i takon ta kthejë në referendum, ndërkohë që janë zgjedhje administrative, pasi nuk fiton qytetari i Tiranës, por as PS-së që ta kthejë në betejë politike. Këtu duhet të zgjidhjet një njeri që të bëjë më të mirën për Tiranën. Nuk është në të mirë të Endrit që Tirana të përdoret si trampolinë politike. Ndodhi në Shqipëri që një njeri punoi mirë për Tiranën dhe më pas u bë kryeministër, por kjo nuk duhet kthyer në skemë. Këtë gjë bëri dhe Basha por dështoi.

Veliaj ka punuar në maksimumin e asaj që meriton Tirana?

Bushati: Që të punosh 25 orë në 24 do të thotë ose të bësh njërën ose tjetër.

Deduktojmë që nuk ka punuar mjaftueshëm...

Bushati: Ka avantazhet e veta duke qenë figurë e lartë politike. PD-së i duhet figurë politike, edhe pse mendoj se janë djegur. Duhet të zgjidhet një njeri për të luftuar për Tiranën. Këtë llogjikë kisha. Nuk duhet përdorur më kjo skemë. Sepse ndodhi në Shqipëri që një njeri që u bë kryebashkiak e u bë kryeministër, kjo nuk do të thotë që kjo duhet të vazhdohet.

A ka punuar në maksimum Erion Veliaj? Se ka pasur edhe drejtimin e një pjese të rëndësishme të PS...

Bushati: Më vjen keq se nuk ka njëri që i bën të gjitha edhe si ministër edhe si politikan. PD e kuptoj që mund të ketë një figurë politike se i shkon me lojën e tij. Por në interesin e PS, duke e ditur që do të fitojë zgjedhjet do vazhdojë ta ketë në këtë sistem.

A është Ervin Bushati i vetmi që e mendon këtë?

Bushati: Përderisa e mendoj unë, nuk do me thënë që nuk e mendon dhe njëri tjetër. Unë jam i vetmi që e them, por jo i vetmi që e mendoj. Nuk është punë pakënaqësie. Unë dua që të maksimilizohej puna për Tiranën. Tani edhe për kryeministrin, edhe Veliajn ka njerëz që nuk i duan. Kush punon gabon. Se edhe sherbetin, edhe Jesusin dhe Muhametin nuk e donin të gjithë. 

Rama ç'mendon?

Bushati: PS nuk ka nevojë për një kryeministër hije. E ka opozita një kryeministër hije dhe ai mjafton. Rama është në moshën dhe ka eksperiencën e duhur. Me 3 fitore është kryeministri më i zgjedhur në historinë shqiptare. është i padiskutueshëm. 

ervin bushati

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet