LIVE UPDATES
Politike

Yuri Kim: Ajo që e bashkon popullin shqiptar me atë amerikan është më e madhe se ajo që i ndan

Kim mesazh kritikëve: Ajo që na bashkon, është më e madhe se ajo që na ndan

22 Qershor 2023, 19:54 Nga m.s
Yuri Kim: Ajo që e bashkon popullin shqiptar me atë amerikan
Yuri Kim

TIRANE- Ambasadorja amerikane në largim, Yuri Kim, në ceremoninë e pavarësisë së Amerikës, iu ka drejtuar një mesazh atyre me të cilët nuk ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë. Kim tha se është e bindur se me këta persona, ajo që i bashkon është më e madhe se ajo që i ndan. “Unë mendoj se me çdo person këtu kam pasur një mosmarrëveshje apo një tjetër, me disa prej jush më shumë se me të tjerë, por unë ende besoj ashtu si siç besoja që në fillim, është se ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan”, tha Kim. Ajo shtoi më tej se populli i Shqipërisë e ka bërë zgjedhjen e tij: të jetë i lirë dhe demokratik, të jetë ndër ato kombe që do të mbrojë lirinë dhe demokracinë e të tjerëve.

"Zoti President, ju falënderoj shumë për fjalët tuaja dashamirëse në emër të popullit shqiptar. Zonja Kryetare e Kuvendit, shkëlqesi, të ftuar të nderuar, miq – faleminderit që na u bashkuat në festimin e 247-të vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara. Në themelimin tonë, amerikanët shpallën përmes Kushtetutës sonë se “Ne, Populli” dhe askush tjetër – asnjë mbret, asnjë gjeneral, asnjë sundimtar – askush përveç “Ne, Popullit” nuk ka pushtetin dhe të drejtën të vendosë se kush jemi, se çfarë duam dhe se cili do të jetë fati ynë. Mund t’ju ndërmendet se iu drejtova këtyre fjalëve të mirënjohura të Kushtetutës Amerikane vitin e kaluar. Po i përsëris ato sonte, sepse ideja pas “Ne, Populli” është më e rëndësishme se kurrë më parë për të dy vendet tona dhe, në të vërtetë, për botën mbarë.

“Ne, Populli” është një deklaratë për veprimin dhe zgjedhjen në një demokraci: Ne pohojmë se “Ne, Populli” jemi burimi i pushtetit dhe çka ne zgjedhim ka më shumë rëndësi.

Do të doja të përqendrohesha këtë mbrëmje tek zgjedhja, e cila për nga nevoja ka të bëjë me të ardhmen. Mund të debatojmë për të kaluarën, por nuk mund ta ndryshojmë atë. Ne mundet veçse të zgjedhim se çfarë do të ndodhë më tej.

Nga të gjitha veprimtaritë në të cilat kam qenë pjesë apo kam pare nga të gjithë njerëzit në të 61 bashkitë që kam vizituar, anekënd këtij vendi të bukur të cilët i kam takuar gjatë tre viteve e gjysmë të fundit, për mua është e qartë se populli i Shqipërisë e ka bërë zgjedhjen e tij: të jetë i lirë dhe demokratik, të jetë ndër ato kombe që do të mbrojë lirinë dhe demokracinë e të tjerëve, për t’u siguruar që Shqipëria të mos fshihet kurrë nga kjo botë. Kështu, ju jeni si ne. Mendoj se këtë duhet ta ketë ndjerë Sekretari Baker kur tha nga sheshi Skënderbej në vitin 1991: “Ju jeni me ne dhe ne jemi me ju!”.

Ashtu si amerikanët deklaruan zgjedhjen tonë në vitin 1776, shqiptarët deklaruan zgjedhjen e tyre në vitin 1991.

Amerikanët zgjodhën më 4 korrik 1776, të jenë të lirë; të besojnë se qytetarët janë burimi, jo subjekt i pushtetit të qeverisë; të angazhohen për të zgjedhur të ardhmen tonë çdo ditë për ta bërë bashkimin tonë më të përsosur; të pranojnë se jemi qenie njerëzore që herë pas here do bëjmë gabime, por që besojmë se për shkak se jemi amerikanë do të ngrihemi dhe do të provojmë sërish, dhe do të zgjedhim më mirë.

Tridhjetë e dy vjet më parë, shqiptarët, ju – si ne – zgjodhët të jeni të lirë; ju – si ne – vendosët që qytetarët janë burimi, jo subjekti, i pushtetit të qeverisë; ju – si ne – e dini se demokracia kërkon përkushtim dhe qëndrueshmëri; ju – si ne – dëshironi që fëmijët tuaj të jetojnë në një botë ku kanë një shans të barabartë për të ndjekur lumturinë; ju – si ne – jeni të gatshëm të bëni punën e vështirë për ta bërë të ardhmen më të mirë se e shkuara.

Nëse kam mësuar diçka nga koha ime në Shqipëri është se ne – amerikanë dhe shqiptarë – jemi njësoj në shumë mënyra, përfshirë në mënyrat më të rëndësishme. Shpresoj që populli amerikan dhe populli shqiptar – Ne, Populli – ta ruajmë gjithmonë këtë afri. Dhe shpresoj që të gjithë do të shohin se ne – si ju – nuk do të dorëzohemi kurrë në kërkesën tonë për një të ardhme më të drejtë, më të fortë dhe më të begatë për të gjithë ne.

Dhe kjo mund të jetë mundësia ime e fundit për të parë disa prej jush ballë për ballë, dhe unë do të doja të shfrytëzoj rastin për t’ju shprehur mirënjohjen time më të thellë për të gjithë ju për atë çka keni bërë. Jam mirënjohëse të di se secili prej jush po jep një kontribut të jashtëzakonshëm për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe për vendin tuaj. Unë mendoj se me çdo person këtu kam pasur një mosmarrëveshje apo një tjetër, me disa prej jush më shumë se me të tjerë, por unë ende besoj – ashtu si siç besoja që në fillim – është se ajo që na bashkon është shumë më e madhe se ajo që na ndan. Pra, faleminderit që jeni këtu sonte për të na u bashkuar në festë dhe ju falënderojmë për miqësinë dhe këshillat tuaja. Dhe do të shihemi në Uashington".

yuri kim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj