LIVE UPDATES
Politike

‘Zgjedhje pa zgjidhje’/ Vendoret, BIRN: Tropoja voton mes dy kandidatëve që i ka provuar

Bashkia e Tropojës, një bastion historik i së djathtës, përballet me sfidat e zhvillimit të turizmit dhe emigracionin e lartë, ndërsa dy kandidatët për kryebashkiakë janë sprovuar gjatë në pushtetin lokal, fillimisht si kryekomunarë dhe më pas si kryetarë bashkie.

2 Maj 2023, 11:56 Nga k.m.
‘Zgjedhje pa zgjidhje’/ Vendoret, BIRN: Tropoja voton mes dy
Foto ilustruese

Bashkia e Tropojës, një bastion historik i së djathtës, përballet me sfidat e zhvillimit të turizmit dhe emigracionin e lartë, ndërsa dy kandidatët për kryebashkiakë janë sprovuar gjatë në pushtetin lokal, fillimisht si kryekomunarë dhe më pas si kryetarë bashkie.

“Këto nuk janë zgjedhje për zgjidhje,” thotë Catherine Bohne, një aktiviste amerikane që jeton prej vitesh në Tropojë.

“Asnjëra nga partitë apo kandidatët që i përfaqësojnë nuk ka paraqitë programe. Nuk kam vënë re ndonjë zgjedhës që të thotë se unë do votoj për këtë kandidat, se ai ka bërë diçka për të më përmirësuar jetën,”- shtoi ajo.

Në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit, skepticizmi i Bohne nuk është i pavend. Kandidatët për kryebashkiakë të Tropojës, Rexhë Byberi nga Partia Socialiste dhe Besnik Dushaj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” janë të dy të sprovuar në pushtetin lokal, fillimisht si kryekomunarë dhe më pas si kryetarë bashkie.

Dushaj e drejtoi bashkinë e Tropojës në vitet 2015-2019, ndërsa Byberi u zgjodh kryetar bashkie nga Partia Socialiste, pasi kishte qenë për 15 vjet kryetar i komunës Margegaj për llogari të Partisë Demokratike. Ai u zgjodh kryetar bashkie në zgjedhjet pa garë të vitit 2019.

Tropoja është një bastion historik i së djathtës, por Byberi nuk duket i demoralizuar. Ai thotë se është në kërkim të një mandati të dytë me moton: “Partia ime është Tropoja”.

Byberi përdor si kartvizitë për sukses në këto zgjedhje punët e kryera gjatë mandatit të parë si dhe faktin që rrjedh nga një familje e madhe.

“Bastionet kanë filluar të bien” tha Byberi për BIRN. “Unë hyj në garë me rreth 1000 vota plus vetëm të gjakut tim, pasi jemi një familje e madhe. Babai im ka 11 vëllezër,” shtoi ai.

Në kampin tjetër, Besnik Dushaj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” e ka bazuar gjithashtu fushatën te puna e kryer në kohën që drejtonte bashkinë e Tropojës si dhe te dobësitë e rivalit të tij.

“Kemi kryer shumë punë me një qeveri të majtë, por edhe kemi thithur shumë investime nga donatorë të ndryshëm deri në 3 milionë euro,”-thotë Dushaj duke iu referuar mandatit të tij të viteve 2015-2019.

“Kryetari aktual i bashkisë, që kandidon sërish, është provuar për keq,” shtoi Dushaj.

Tropoja është një bashki me shtrirje të gjerë gjeografike, ajo ka 1057 kilometra katrorë të ndara në tetë njësi administrative të cilat janë: Bajram Curri, Fierza, Lekbibaj, Margegaj, Llugaj, Bujan, Bytyçi dhe Tropojë. Një seri luginash mes malesh të larta, Tropoja ka tërhequr historikisht turistë vendës dhe të huaj, nga Edith Durham te Rose Wilder Lane në kohërat e vjetra, ndërsa në kohërat e reja, të huaj të tjerë janë magjepsur dhe kanë zgjedhur të zënë rrënjë mes këtyre maleve, si Catherine Bohne.

Një promotore e turizmit, Bohne ka rezerva të mëdha ndaj bashkisë. Ajo përmend si rast të freskët ardhjen e katër gjermanëve për të ushtruar sportin e kajakut në Valbonë, por që sipas saj nuk gjetën mbështetjen e bashkisë për të ngritur një kamping në një fshat të Tropojës.

Bohne është gjithashtu e shqetësuar për emigracionin në rritje.

“Është absurde që këtu të vijnë njerëzit nga Gjermania dhe vendasit të largohen,”- tha ajo, duke theksuar se problemi kryesor është mungesa e punësimit dhe pagesat e ulëta.

“Një grua në Valbonë që punon në një hotel për rreth 12 orë është paguar vetëm me 1 mijë lekë në ditë. Tani pagat janë rritur me 150%, por sërish nuk janë të mjaftueshme,” shtoi ajo.

Bohne erdhi në Valbonë para 15 vitesh me shpresa të mëdha, por tani është e zhgënjyer. Ajo kritikon zhvillimin kaotik të turizmit në zonë si dhe dëmtimin e natyrës përmes betonizimit.

Kelmend Selimaj është një nga të rinjtë e paktë në Valbonë që nuk ka zgjedhur emigrimin, por punën në fushën e turizmit së bashku me familjen. Megjithatë, ai nuk beson te politika dhe premtimet e kandidatëve të këtyre zgjedhjeve thotë se i kanë dëgjuar prej 30 vitesh. Vetë Selimaj mendon se turizmi po përballet me vështirësi të shumta, por që mund të zgjidhen nëse ekziston vullneti i duhur nga drejtuesit vendor. Ai shpreson që drejtuesi i bashkisë që do të dalë nga zgjedhjet e 14 majit të zgjidhë furnizimin me ujë të pijshëm të Valbonës.

“Shumica, përfshi dhe mua, e kemi zgjidhë këtë problem përmes hapjes së puseve. Po investohet në këtë drejtim, por edhe ky investim nuk do e zgjidhë problemin, pasi po bëhet në të njëjtën linjë dhe vepër marrje ku uji është ai që është,”-thotë Selimaj.

Ai pret gjithashtu që pushteti vendor t’i orientojë investitorët në lidhje me perspektivën e turizmit.

“Kemi bërë dhe vazhdojmë të bëjmë investime, por duhet ta dimë se çfarë po bëjmë. A po investojmë për një turizëm afatgjatë, apo për një 10 vjeçar?! Ka shumë modele në botë dhe Europë, por ne nuk dimë as të kopjojmë,”-tha Selimaj.

Dy kandidatët në garë, Besnik Dushaj dhe Rexhë Byberi e kanë drejtuar bashkinë e Tropojës njëri pas tjetrit dhe ndajnë reciprokisht kritika për punën e kryer nga secili. Megjithatë, ata nuk kanë ndryshime thelbësore në premtimet e tyre. Byberi i tha BIRN se e gjeti bashkinë “në reanimacion” dhe bëri të mundur menaxhimin, duke realizuar 18 projekte me buxhetin e bashkisë përgjatë një mandati me një vlerë prej 510 milionë lekësh. Ai rendit gjithashtu katër projekte të përfunduara të Fondit Shqiptar të Zhvillimit në vlerën e mbi 772 milionë lekëve.

Për mandatin e dytë, Byberi premton se do të frenojë emigracionin, shpreson se do të fillojë projekti i hekurudhës Mjedë-Gjakovë- Prishtinë si dhe do të zhvillojë më tej turizmin.

“Shpresoj që këtë mandat t’ia kushtoj rinisë, pasi pa rini nuk ka të ardhme. Do mbështesim me fonde rininë. I kemi kërkuar ambasadorit britanik që të ndihmojë që të rinjtë të favorizohen për marrje kredie në banka si për strehim, por edhe për biznes,”-tha Byberi në një intervistë për BIRN.

Byberi është gjithashtu i ndërgjegjshëm për vështirësitë e udhëtimit nga Tropoja drejt Tiranës, ku shumica e udhëtarëve kalojnë përmes dy doganave në Qafë-Morinë dhe Morinë, ndërsa shton se projekti i rrugës së Komanit dhe rruga e trenit Tiranë- Prishtinë do ta zgjidhin këtë problem. Ai thekson gjithashtu se resurset turistike janë një pasuri e jashtëzakonshme për Tropojën dhe shpresë për zhvillim dhe mburret me faktin se vitin e kaluar, Alpet u vizituan nga 170 mijë turistë dhe nuk u shënua asnjë incident.

“Kam dalë nga një parti politike, por ju kam shërbyer të gjithëve njëlloj. Për këtë kam dhënë prova dhe do vazhdoj prapë. Duke qenë bir i Tropojës, këtë vend e dua shumë,”-tha Byberi.

Megjithatë, Besnik Dushaj nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” beson se bashkia ka ecur mbrapsht nën drejtimin e Byberit. Dushaj thotë se bashkia ka akumuluar 6 milionë euro borxhe, se nuk i ka paguar ende punët e kryera sipas tij “shkel e shko” dhe ka përkeqësuar situatën e furnizimit me ujë.

“Në fund të mandatit tim, Tropoja është furnizuar me 24 orë ujë të pijshëm, ndërsa verën e kaluar ra deri në 3-4 orë në ditë për shkak të keqmenaxhimit. U shkatërruan matësat e instaluar. Administrata e militantëve e nxorri ujësjellësin në krizë,”- tha Dushaj për BIRN.

Ai e mbështet kandidimin e tij te mbështetja që thotë se e ka nga qytetarët e Tropojës si dhe nga programi i tij për zhvillimin e zonës. Ai premton zgjidhjen e problemit të ujit në Valbonë si dhe promovimin e turizmit, veçanërisht të kullave dhe shtëpive të vjetra.

“Prioritet është turizmi. Synojmë që turizmi në Tropojë të jetë në të katër stinët,”- tha Dushaj, i cili ka gjithashtu një plan për promovimin e valles së Tropojës dhe Eposin e Kreshnikëve për të bërë të mundur futjen e tyre nën mbrojtjen e UNESCO-s. Dushaj beson se zgjedhjet e 14 majit do ta nxjerrin atë fitues, por e shqetëson borxhi që bashkia do të trashëgojë.

“Borxhin e madh të bashkisë do e kemi problem. Duhet menaxhuar borxhi me qeverinë. Besoj se do merrem vesh me qeverinë si në mandatin e viteve 2015-2019,”-tha ai.

Dushaj është i vetmi kandidat i së djathtës në Tropojë, por duket se nuk do ta ketë mbështetjen e Partisë Demokratike zyrtare, e cila garon me kandidatë vetëm për këshillin bashkiak. Azgan Haklaj, kryetar i PD-së lokale i tha BIRN se ata mbështesin vetëm kandidatët e tyre për këshillin bashkiak.

“Është vendimi i kryesisë që atje ku nuk kemi kandidatë, nuk mbështesim asnjë kandidat të treshes Berisha-Meta-Rama,”-tha Haklaj.

Kandidati Besnik Dushaj nuk është dakord me këtë deklaratë.

“Pavarësisht se çfarë deklaron zoti Haklaj, jemi të informuar se PD-ja zyrtare do mbështesë kandidatin e PS-së në Tropojë,”-përfundoi Dushaj.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet