Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
Zgjedhjet e 11 majit/ Rama pjesë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës për PS-në
Po ashtu nga Partia Socialiste, për qarkun e Tiranës, emrat në listën e sigurtë janë: Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali duke qenë dhe drejtuese politike, Ervin Hoxhaj minsitri i Brendshëm, Adea Pirdeni ministre për Antikorrupsionin, Lindita Nikolla ish-kryetare e Kuvendit, Igli Hasani ministër i Jashtëm, Blendi Gonxhe ministër i Ekonomisë dhe Kulturës, Helena Kaçe dhe Zerina Bruçi të dyja vijnë nga strukturat më të reja të PS.
12 Mars 2025, 19:57Nga M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i Partisë Socialiste do të jetë në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës për zgjedhjet e 11 majit.
Po ashtu nga Partia Socialiste, për qarkun e Tiranës, emrat në listën e sigurtë janë: Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali duke qenë dhe drejtuese politike, Ervin Hoxhaj minsitri i Brendshëm, Adea Pirdeni ministre për Antikorrupsionin, Lindita Nikolla ish-kryetare e Kuvendit, Igli Hasani ministër i Jashtëm, Blendi Gonxhe ministër i Ekonomisë dhe Kulturës, Helena Kaçe dhe Zerina Bruçi të dyja vijnë nga strukturat më të reja të PS.
Për socialistët në listat e hapura, aty ku gara do të jetë më e fortë ku deputetëve do t’u duhet të marrin votën e drejtpërdrejtë, pritet të jenë: Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipi dhe Pandeli Majko.