Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Berisha tha se kjo tregon se ky model është mikpritur dhe do të bëjnë gjithçka për t’i mbështetur ata.
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot, përsa i përket zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, se të gjitha kandidaturat e tyre janë të pavarura. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike Berisha tha se kjo tregon se ky model është mikpritur dhe do të bëjnë gjithçka për t’i mbështetur ata.
"Së fundmi, dy gjëra. Ne shkojmë në zgjedhje lokale dhe kam kënaqësinë që të informoj se në gjitha zonat ku ato zhvillohen, janë përzgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura, çka do të thotë se e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur këtë herë nga PD dhe aleatët e saj. Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, në Berat, në Cërrik, në Mat, Tepelenë. Pra, ne u ofruam qytetarëve një model, nuk është se nuk e kemi përdorur, ne e kemi përdorur edhe në vitet 2001 e më radhë, por e rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura pakrahasimisht eprore me ato që dërgon partia e krimit.
Imagjinoni ju Florjan Binajn me keqbërësen Manastirliu, që edhe vetë është bërë verem kur mori vesh se emërohet nga Edi Rama, sepse e di se qytetarët nuk mund t’ia falin vjedhjet e saj, korrupsionin e saj, etj. Në Vlorë ka dërguar një deputetë, që më shumë duket përfaqësuese e vetes së saj. Famoze për korrupsion. Imagjinoni ju, edhe ushqimin e të sëmurëve e ka vjedhur me tendera. Ajo ka akte shumë të rënda në qëndrimin ndaj të sëmurëve. Ajo është denoncuar shumë herë për qëndrimet çnjerëzore në spitalin psikiatrik. Prandaj e ka zgjedhur ai. Edhe në këtë kontekst, opozita kudo ka një epërsi. Pra, janë këto rrethana. Ne do i mbështesim me të gjithë forcën tonë. Demokratët duhet të bëjnë gjithçka për suksesin e këtyre intelektualëve, këtyre personaliteteve, diku është mjek, arkitekt, artist, biznesmen, historian. Pra, janë të prurjeve të ndryshme. Të bëjmë çdo gjë për mbështetjen maksimale të tyre dhe suksesin e tyre në fushatë," tha Berisha./ Dosja.al
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar ditën e sotme për mocion ndaj Bajram Begaj. Gja...
Sali Berisha TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për masa represive ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Gjat&eum...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka thënë se drejtësia duhet reformuar vetëm nga Komisi...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se përfaqësuesit e PD-së nuk do të dalin m&eu...
Eric Adams TIRANË- Kryebashkiaku i New York Eric Adams ka mbajtur një deklaratë për mediat shqiptare nga kryeministria. Në fj...
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar KLGJ-në dhe KLP-në për korrupsion. Gjatë mbledhjes së grupit pa...
Sara Mila TIRANË- Deputetja që mori më shumë vota në qarkun e Elbasanit, Sara Mila ka nisur disa kritika ndaj kolegët e saj q...
TIRANË - Sali Berisha ka komentuar vrasjen e gjykatesit Astrit Kalaja, duke thënë se shqiptarët kanë humbur të drejtën e pr...
Rama dhe Adams TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim bashkë me kryebashkiakun e New York Eric Adams mesditen e sotme...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dënuar vrasjen e gjykatësit të Apelit Astrit Kalaja. Gjat&eu...