LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet lokale- Procesi me probleme në disa qendra votimi, pajisjet e identifikimit s'funksionojnë, s'ka energji, ngecje me sistemin (ZHVILLIMET)

Prej orës 07:00 ka nisur zyrtarisht votimi, por qytetarët janë hasur me problematika të shumta

14 Maj 2023, 08:52 Nga m.s
Zgjedhjet lokale- Procesi me probleme në disa qendra votimi, pajisjet e
foto ilustruese

SHQIPERI- Prej orës 07:00 ka nisur zyrtarisht votimi, por qytetarët janë hasur me problematika të shumta. Në mbarë vendin janë hasur probleme me sistemin, votimin elektronik që ka nisur me vonesë në disa qëndra apo dhe me mungesën e energjisë elektrike. Në disa qendra votimi ka pasur vonesë për shkak të problemeve me pajisjen e identifikimit. Probleme në disa qendra votimi në lidhje me këtë pajisje janë raportuar në Shkodër, Elbasan, Vorë, Dibër, Elbasan, Lezhë, Vlorë.

“Në 100 qendra votimi në vend nuk ka operatorë teknikë”

Në 100 qendra votimi në vend nuk ka operatorë teknikë. Pritet që në këto qendra, votimi të kryhet në mënyrë tradicionale. Mëngjesin e sotëm janë shfaqur probleme edhe me pajisjen e identifikimit biometrik në disa qendra në Tiranë. Lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dalë me një njoftim zyrtar. Mbi 3.6 milionë qytetarë me të drejtë vote ftohen këtë të dielë të votojnë për të zgjedhur 61 drejtuesit e rinj të bashkive të vendit mes 144 kandidatëve.

Probleme me sistemin në 80 qendra votimi në Bashkinë Shkodër

Në qytetin e Shkodrës ka probleme me sistemin në 80 qendra votimi, dhe akoma nuk ka nisur procesi zgjedhor. Përpos këtyre qëndrave, në qendrat e tjera të votimit procesi zgjedhor ka nisur normalisht dhe janë shfaqur votuesit e parë. Më konkretisht, procesi i votimi në Shkodër në 80 qendra nga 247 qendra në total që ka Bashkia Shkodër ka probleme me sistemin. Në 80 qendra akoma nuk ka nisur procesi i votimit, ashtu siç parashikohej që në 07:00. 

Në Vaun e Dejës problem mbetet vetëm në një qendër, për shkak të një problemi të pajisjes së identifikimit të votuesve.

Nis me probleme teknike votimi elektronik në një qendër në Elbasan

Në një qendër votimi në Elbasan ka nisur me probleme teknike ky proces. Bëhet fjalë për qendrën e votimit 23/69, ku pajisja e identifikimit nuk rakordon me pajisjen që do të kryhet votimi elektronik, pasi i përket një qendre tjetër votimi.

Për këtë problem teknik është njoftuar KQZ, dhe po pritet që të zgjidhet kjo problematikë. Ndërkohë në qendrat e tjera të votimit nuk raportohet për probleme dhe situata është e qetë. Në Elbasan votojnë 171,250 qyterarë dhe për herë të parë në këtë qytet aplikohet votimi dhe numërimi elektronik.

Votimi elektronik në Vorë nis me vonesë në disa qendra, problemi teknik krijon radhë qytetarësh

Vora, Elbasani dhe Kamza votojnë sot elektronikisht. Në Vorë ka pasur disa vonesa në disa qendra votimi, dhe për pasojë janë krijuar radhë qytetarësh në disa qendra për të votuar.

Jo në të gjitha qendrat e votimit ka nisur procesi që në orën 07:00. Ka pasur disa vonesa në disa qendra votimi me pajisjet elektronike. Procesi ka nisur 30-40 minuta me vonesë.

Nis me problematika votimi në disa qendra në Qarkun e Dibrës

Ka nisur me problematika procesi i votimit në disa qendra votimit në Qarkun e Dibrës. Në qendrën e votimit 1101 në Maqellarë mungon proces-verbali i hapjes së kësaj qendre votimit. Në Kastriot, në një qendër votimit nuk ka energji elektrike. Në Klos nuk ka nisur ende votimi në 10 qendra votimi nga 27 gjithsej, për shkak se nuk punon lexuesi elektronik. Pritet një përgjigje nga KQZ për të filluar manualisht.

Vlorë: Disa qendra votimi në Vlorë kanë probleme me pajisjet elektronike! Deri tani ende nuk ka nisur procesi i votimit ne disa qendra votimi.

Lezhë: Ka nisur procesi i votimit në të gjitha qendrat e 4 KZAZ te qarkut Lezhe. Në disa prej tyre procesi ka nisur me disa minuta vonese, për shkak të disa problemeve të vogla por që janë zgjidhur.

Shijak: Edhe në Shijak ka pasur probleme me votimin, nga 54 qendra votimi në 40% të tyre ende nuk ka nisur procesi i votimit. Ka pasur edhe një problem, marrja pjesë e komisionerëve të koalicionit "Bashkë Fitojmë" me vonesë.

Fier: Ka pasur problematika me pajisjet e identifikimit elektronik, por në pjesën më të madhe ka nisur votimi edhe pse jo në orarin e parashikuar nga KQZ. Janë paraqitur votuesit e parë.

Pogradec: Dy qendrat e votomit 3903/01 3903/00 ne KZAZ 69 kanë nisur votimin pas 1 orë e 30 minuta vonesë. Shkak është bërë problemi me energjinë elektrike, qytetarët shprehen se kanë me tepër se një orë që presin.

zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen