1 Prill 2025, 13:49
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ambasada Britanike ka ftuar në takim Kryeprokurorin Special Altin Dumani, Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e re për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, e cila është publikuar në vitin 2025. Në njoftimim theksohet se Ambasada Britanike mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të siguruar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të drejta dhe të sigurta.
Njoftimi i Ambasadës Britanike:
Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, të publikuar në vitin 2025. Sesioni informues mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore në mjedisin aktual operativ, duke përfshirë strategjinë për zbutjen e rreziqeve të mundshme në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Marrëveshja e re ndërmjet institucioneve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorisë së Përgjithshme dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u mirëprit nga komuniteti ndërkombëtar si një hap i rëndësishëm i radhës në sigurimin e qartësisë së qëllimit për secilin institucion. Ambasada Britanike mirëpret angazhimin e Shqipërisë për të siguruar që zgjedhjet e 11 majit të jenë transparente, të drejta dhe të sigurta.
ambasada britanike zgjedhjet e 11 majit
Politike
1 Prill 2025, 13:27
M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për çështjen e rindërtimit sot gjatë prezantimi...
Politike
1 Prill 2025, 13:15
M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha da sot se kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako është sim...
Politike
1 Prill 2025, 13:07
M.B
Selia e PD
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbledh sot në seli në orën 18:30 drejtuesit politikë të PD dh...
Politike
1 Prill 2025, 13:00
M.B
Sali Berisha
DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha foli për çështjen e rindërtimit sot gjatë prezantimi...
Politike
1 Prill 2025, 12:25
E. D
foto ilustruese
HAGË- Në mungesë të dëshmitarit të fundit të ftuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në ra...
Politike
1 Prill 2025, 12:02
E. D
Albin Kuti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë, Albin Kuti ka dënuar fuqishëm sulmin me granata ndaj objektit të Postës s&eum...
Politike
1 Prill 2025, 11:58
I.A
Sali Berisha
DURRËS: Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit me punonjëset e një fasonerie në qyteti...
Politike
1 Prill 2025, 11:52
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të 9 shkurtit nga Komisioni Q...
Politike
1 Prill 2025, 11:49
I.A
Sali Berisha
DURRËS: Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi ditën e sotme gjatë një takimi me punonjëset e një fasonerie n&...
Politike
1 Prill 2025, 11:35
M.L
Sali Berisha
DURRËS: Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se do të ndjekë një politike fa...