Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
KQZ-ja i miratoi më 31 janar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, por jo rezultatet për Listën Serbe.

Bashkimi Evropian ka shprehur "shqetësim serioz" për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe - partinë më të madhe të serbëve në Kosovë - nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
"BE-ja përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve, dhe u bën thirrje të gjitha partive të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën", tha zëdhënësi i BE-së në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjithë kandidatët e zgjedhur të jenë në gjendje t'i marrin mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.
KQZ-ja i miratoi më 31 janar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, por jo rezultatet për Listën Serbe.
Moskonfirmimi i nëntë anëtarëve të Listës Serbe në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës u dënua ashpër nga vetë partia dhe Beogradi zyrtar.
Tre anëtarë të KQZ-së votuan pro konfirmimit të rezultateve, dy anëtarë nga Lëvizja Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa anëtarët e tjerë abstenuan.
Lista Serbe, parti e cila mbështetet nga Beogradi, paraqiti një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) më 2 shkurt, lidhur me vendimin e KQZ-së.
Lista Serbe e përshkroi vendimin e 2 shkurtit si "të paligjshëm dhe diskriminues", duke thënë se ai anulonte më shumë se 42.000 vota të fituara në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor të vitit të kaluar.
Në ato zgjedhje, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb.
Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë tha se po i monitoron nga afër zhvillimet dhe bëri thirrje për pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare zgjedhore.
"Ne bëjmë thirrje për publikim transparent dhe gjithëpërfshirës të rezultateve të zgjedhjeve si një mjet për të siguruar siguri ligjore dhe trajtim të barabartë të të gjithë pjesëmarrësve në procesin zgjedhor", tha OSBE-ja.
Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti fitoi 51.10 për qind të votave, ose 57 ulëse parlamentare në Kuvendin e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës fitoi 20.19 përqind të votave (22 ulëse), Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 përqind (15 ulëse), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi 5.50 përqind të votave, gjashtë ulëse në Kuvend.
Nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb, nëntë u fituan nga Lista Serbe, ndërsa një shkoi për Partinë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiqit.
Dhjetë ulëse tjera janë të rezervuara për komunitetet joshumicë.
Vendimin e KQZ-së e kritikuan një ditë më parë edhe Shtetet e Bashkuara.
Ambasada amerikane në Prishtinë i tha Radios Evropa e Lirë se vendimi i KQZ-së është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.
“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.
Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare.
Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./REL
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i'u drejtua Partisë Socialiste duke thënë se ata po mbrojnë Edi...
Kuvendi TIRANË- Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë për 5 minuta për shkak të kaosit të krijuar...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për shkelje të Kushtetut&eu...
Kuvendi TIRANË- Kuvendi është kthyer në kaos për pak çaste, pasi kryetarja e Kuvendit nuk i ka dhënë fjal&eu...
Besfort Lamallari TIRANË- Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është përgjigjur pyetjeve të deputetit Tedi Blu...
Tedi Blushi TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka deklaruar në Kuvend se ish-Presidenti Ilir Meta po vuan burg polit...
Ted Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha se burgjet dhe paraburgimi jan&eu...
Erald Kapri TIRANË- Deputeti i partisë 'Mundësia' Erald Kapri i është drejtuar opozitës, duke i pyetur se si do t&e...
Luciano Boci TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi i është përgjigjur Taulant Ballës në lidhje me kë...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së Taulant Balla i ka dhënë një ultimatum Opozitës në lidhje m...