LIVE UPDATES
Politike

"Zgjedhjet nuk i dorëzojmë", Berisha: Zamani dhe Kraja, mostra që amnistojnë krimin e tmerrshëm elektoral!

Berisha shtoi se Altin Zamani dhe ish-xhelati i sigurimit të shtetit Kraja amnistojnë krimin e tmerrshëm elektoral. Ai shtoi se i vetmi njeri i dënuar prej këtyre horrave është Beleri sepse e mundi Edi Ramën, sepse nuk pranoi të kandidonte për të.

16 Qershor 2024, 21:36 Nga N.F
"Zgjedhjet nuk i dorëzojmë", Berisha: Zamani dhe Kraja,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se hoteli i Rojtar Zamanit sa lartësohet çdo ditë.

Berisha shtoi se Altin Zamani dhe ish-xhelati i sigurimit të shtetit Kraja amnistojnë krimin e tmerrshëm elektoral. Ai shtoi se i vetmi njeri i dënuar prej këtyre horrave është Beleri sepse e mundi Edi Ramën, sepse nuk pranoi të kandidonte për të. Kreu i PD-së shtoi se zgjedhjet nuk i dorëzojnë kurrë. Sipas tij ata mund të dorëzojnë çdo gjë, por jo votën e lirë, jo zgjedhjet.

Fjala e plotë:


T’i heqim hajdutët. E shkatërruan shtëpinë. Të ngrihemi të ecim të sigurtë me përmbysjen e kësaj diktature e cila është në aleancë me krimin mafien ndërkombëtare për të shfarosur në mënyrë paqësore Shqipërinë nga njerëzit e saj. E premtja po vjen, vjedhësi duhet të nxirret për leckash nga bashkia. Të dashur miq. Ju protestoni çdo javë atje, hoteli i atij hajduti dhe hotele të tjera rriten në kate në mënyrë të pandërprerë.


Rojtar Zamani, ky kriminel, t’i pyesim pak ata të cilët bëjnë avokatinë e tij, si ka mundësi që hoteli 20 katësh apo sa është, të lartësohet çdo ditë, e kompanisë që ka vjedhur 100% fondet e qytetarëve të Tiranës. Sa kate ke Zaman aty? Sa të kanë shpërblyer, o mercenar i krimit?
Tek Altin Zamani dhe ish-xhelati i sigurimit të shtetit Kraja, opozita shqiptare ka ndër armiqtë më të egër të saj. Janë këta mostra që amnistojnë krimin e tmerrshëm elektoral. I vetmi njeri i dënuar prej këtyre horrave është Beleri sepse e mundi Edi Ramën, sepse nuk pranoi të kandidonte për Edi Ramën.


Kurse Ulsi Manja, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu dhe dhjetra kriminelë të tjerë elektoralë bëjnë plane për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme nën mburojën e kriminelëve elektoralë, Altin Dumani dhe Arben Kraja. A mund të ketë votime me Dumanin dhe Krajën? Me Ramën, Velinë dhe bandidëtët elektoralë? Kurrën e kurrës dhe prandaj ja të vdesim ja të rrojmë për votën e lirë.


Zgjedhjet nuk i dorëzojmë kurrë. Ne dorëzojmë çdo gjë, por jo votën e lirë, jo zgjedhjet, e bëjmë atë në emër tonë, të fatit tonë të dashurisë tonë për familjet fëmijët për Shqipërinë.
Betejë betejë dhe vetëm betejë. Rrofshi ju rroftë Shqipëria.
Fitore fitore fitore!

berisha zgjedhjet elektorale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj