LIVE UPDATES
Politike

Aeroporti i Vlorës / Berisha: Belinda dhe Rama firmosën të paguajnë që vitin e parë çdo vit që është nën 600 mijë pasagjerë

Berisha u shpreh se Belinda dhe Edi Rama kanë firmosur të paguajnë që vitin e parë çdo vit që është nën 600 mijë pasagjerë. 

16 Qershor 2024, 21:27 Nga N.F
Aeroporti i Vlorës / Berisha: Belinda dhe Rama firmosën të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme një fjalim para mbështetësve të tij. Berisha gjatë fjalës së tij foli për aeropotin e Vlorës. Berisha u shpreh se Belinda dhe Edi Rama kanë firmosur të paguajnë që vitin e parë çdo vit që është nën 600 mijë pasagjerë. 

Ai më tej tha se paratë u merren pushtuesve, u merren pronat e tyre të krimit do konfiskohen. Berisha tha se vrimën e miut do kërkojnë të gjobisin shqiptarët duke ndërtuar tunelin më kushtueshëm në planet në vendin më të varfër në Europë.

Fjala e plotë:

Le të marrim pak premtimin tjetër të kryehajdutit të Shqipërisë, aeroportin e Vlorës.
A e dëgjoni ju Belush-Belindën kur u thotë se do të jetë më i madhi në Ballkan, o hajdut të pafytyrë? Po si mund të jetë në Vlorë aeroporti më i madh në Ballkan? A e dini ju se ku është vjedhja? Se Belinda dhe Edi Rama kanë firmosur të paguajnë që vitin e parë çdo vitë që është nën 600 mijë pasagjerë. Pra vjedhja dhe korrupsioni i ka verbuar sytë këtyre makutërve pa moral dhe imagjinojnë se aeroporti i Vlorës që shtrihet në një territor me maksimumin 30 mijë shtretër turistikë, ky do ketë mbi 600 mijë. A ka krim më të shëmtuar se ky?


Unë kam qënë dhe jam për ndërtimin e aeroportit por kurrë për një aeroport 120 milionë euro, kurrë një aeroport me garanci për 600 mijë bileta vitin e parë dhe kurrë një aeroport që shkatërroi pëfundimisht ekosistemin shekullor ujor të Vlorës. Aeroporti mund të ndërtohej midis Fierit dhe Vlorës, i shërbente Vlorës, Fierit, Beratit, Gjirokastrës dhe me rradhë. Pra ku do i gjejmë paratë? Po paratë do ua marrim hajdutëve mor. Paratë u merren pushtuesve. Paratë u merren pronat e tyre të krimit do konfiskohen. Vrimën e miut do kërkojnë të gjobisin shqiptarët duke ndërtuar tunelin më kushtueshëm në planet në vendin më të varfër në Europë.


Je njeriu më i papërgjegjshëm më hajdut më i papërmbajtur je turpi i dheut, ordiner! Të blenë me valixhe me euro ata të cilët se morën kurrë premtimin nga Sali Berisha. Nuk ndërtohet tuneli si gurë varri mbi shqiptarët, me 18 mijë euro për shtrat turistik. Krime të tilla i gjen kudo, pse nuk lejoi pse nuk erdhi në interpelancë për AKSHI-n, sepse të gjitha tenderat e fituara nga familja, Amall Frangu, janë me 90% vjedhje dhe grabitje. Miq t’i heqim hajdutët. E shkatërruan shtëpinë.

berisha rama aeroporti i vlores

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet