LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, çfarë presin votuesit e rinj?

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë 2.075.868 votues brenda dhe jashtë Kosovës që do të mund të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë ata dhe interesat e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

12 Janar 2025, 08:12 Nga N.F
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, çfarë
Kosovë

KOSOVË- Edona Asllani priti Vitin e Ri në terr dhe kuptoi se Kosova ka nevojë për më shumë se vetëm premtime. Ajo nuk është përcaktuar ende se cilën parti do ta votojë në zgjedhjet parlamentare, por do që qeveria e ardhshme ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e furnizimit me rrymë.

“Për orë të tëra, natën e Vitit të Ri nuk kishim rrymë”, thotë 23-vjeçarja nga Ferizaj.

“Unë nuk merrem me politikë, por do të votoj, sepse është obligim qytetar”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Edona dhe mbi dy milionë qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin mes 28 subjekteve politike dhe katër kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit: Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht në pushtet; Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës; Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Fushata e tyre zgjedhore nisi zyrtarisht më 11 janar. Vetëm në ditën e parë të saj, Anisa Hajdini, e cila do të votojë për herë të parë, thotë se ka vendosur se cilës parti do t’ia japë besimin.

“Idetë që ka paraqitur partia që kam zgjedhur, më kanë pëlqyer dhe pres ndryshime në sistemin e arsimimit universitar”, thotë studentja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

“Nuk pres reforma të menjëhershme, sepse ato duhet të ndodhin në mënyrë graduale dhe të mendohen mirë... Por, për shembull, notimi me teste nuk më pëlqen, do të doja të bëhej me gojë”, thotë Anisa.

Për herë të parë më 9 shkurt do të votojë edhe Amelia Sefa, studente e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës. Ajo nuk është përcaktuar ende se kujt do t’ia japë votën, por, ngjashëm, kërkon mbështetje më të madhe për studentët.

“Të ketë, për shembull, furnizim me materialet e nevojshme për studime, por edhe një shumë të vogël financiare për nevojat personale të studentëve”, thotë Amelia.

Gjin Prelvukaj është ende student, por do që të shohë ndryshime në kushtet e punësimit të të rinjve. Sipas tij, ato janë të domosdoshme për të rritur pjesëmarrjen e të rinjve në tregun e punës. Shkalla e papunësisë në mesin e personave 15-24 vjeç në Kosovë është 17.3 për qind.

“Aktualisht, kur hapen konkurse për punë, kërkohet përvojë pune tre deri në pesë vjet. Kjo, automatikisht, e pamundëson pjesëmarrjen e të rinjve në konkurs, sepse me 22 vjet nuk mund ta kesh atë përvojë”, thotë studenti i Inxhinierisë së Mekatronikës.

Edhe kolegu i tij, Lis Shala, do më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe, siç thotë, paga më të dinjitetshme. Mesatarja e pagës në Kosovë, aktualisht, është 570 euro, por Lisi thotë se “minimalja duhet të jetë deri në 700 euro”.

“... sepse qiraja, ushqimi, rryma, çmimet e produkteve janë shumë të larta. Pagat aktuale nuk sigurojnë mirëqenie sociale”, sipas tij.

Diamant Maraj, 23 vjeç, thotë se partia që do ta votojë ai, ka premtuar rritje pagash dhe beson se ky premtim do të përmbushet. Për të, prioritet duhet të jetë edhe luftimi i korrupsionit.

“Dyshohet se ka korrupsion me rrymën. Le të hiqen këto dyshime”, thotë Diamanti.

Deri në mëngjesin e 9 shkurtit - sa do të zgjasë fushata zgjedhore - qytetarët do të kenë mundësi të dëgjojnë e shohin se çka premtojnë partitë politike. Në rrjete sociale, intervista e debate televizive, shumë prej tyre tashmë kanë shpalosur ide e premtime, qoftë për marrëdhëniet me jashtë, për zhvillimin ekonomik apo për reformat në shëndetësi e arsim.

Ndonëse përmirësime të ngjashme janë premtuar edhe më herët, kërkesat e qytetarëve për më shumë ndryshime përsëriten para çdo palë zgjedhjeve. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë 2.075.868 votues brenda dhe jashtë Kosovës që do të mund të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë ata dhe interesat e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm. Prej tyre, mbi 125 mijë janë votues të rinj që i kanë mbushur 18 vjet në mes të dy proceseve zgjedhore.

“Deri më tash, asnjë parti nuk më ka bindur deri në atë pikë që të them se është ideale për t’u votuar”, thotë juristja 23 vjeçe, Mimoza Maqedonci. Ajo pret zhvillimin e fushatës për t’u informuar më shumë për ofertat e tyre./REL

zgjedhjet parlamentare te 9 shkurtit kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet