"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
“Zyrtarët që kanë firmosur të mbajnë përgjegjësi”, Këlliçi: Nëse do zgjidhem, moratorium një vjeçar për ndërtimet
Këlliçi tha se një gjë e tillë ka si qëllim bërjen e trasparencës për lejet e ndërtimit, ndërsa tha se zyrarët që kanë firmosur këto leje, duhet të mbajnë përgjegjësi.
1 Nëntor 2022, 22:37Nga I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati në Primaret për kreun e bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se nëse do të zgjidhet kryetar bashkie, po mendon të vendosë një moratorium një vjeçar për ndërtimet. I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Këlliçi tha se një gjë e tillë ka si qëllim bërjen e trasparencës për lejet e ndërtimit, ndërsa tha se zyrarët që kanë firmosur këto leje, duhet të mbajnë përgjegjësi.
“Duke qenë se në tiranë ka një situatë problematike me paligjshmërinë dhe lejet e ndërtimit, meqë qeveria e ka treguar se po ndërtohen kate e ndërtesa pa leje, meqë ka mbingarkesë e në Tiranë nuk ka më vend për të ndërtuar. Ndërtohet në qendër se fitohet më shumë. Diskutoj një moratorium për një vit për të bërë transparencë për lejet e ndërtimit, dhe për të bërë publike për qytetarët çka ndodhë me mijëra lje ndërtimi të dhëna në 8 vite. Zyrtarët që kanë firmosur lejet të mbajnë përgjegjësi. Duhet të mësohemi me ndëshkueshmërinë”, tha ai.