1 Nëntor 2022, 20:44
Nga e.k
Ilir Meta në takim me një përfaqësi prindërish të fëmijëve të kopshtit turk Zubejde Hanim
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në një takim një përfaqësi prindërish të fëmijëve të kopshtit turk Zubejde Hanim, që u mbyll me vendim të qeverisë. Në një postim në Facebook ku ka ndarë dhe foto nga takimi me prindërit kreu i PL-së bën me dije se është njohur nga afër me hapat ligjore që komuniteti i prindërve ka ndjekur në lidhje me mbylljen e kopshtit si dhe me kontaktet e tyre me selitë diplomatike të BE-së.
"Shqetësim madhor dhe shumë i dhimbshëm është trauma dhe dëmi i jashtëzakonshëm psikologjik i shkaktuar tek fëmijët, i dokumentuar ky përmes akt ekspertizave nga psikologë të licensuar në Republikën e Shqipërisë", shkruan Meta.
Sipas Metës vendimet e qeverisë Rama kanë cënuar sigurinë juridike dhe kanë penguar të drejtën e fëmijëve për t’u arsimuar.
POSTIMI I KREUT TË PL-së
Kryetari i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta priti sot një përfaqësi të prindërve të fëmijëve të kopshtit Zubejde Hanim, të institucionit arsimor Turgut Ozal. Prindërit e njohën z. Meta me zvarritjet e shumta dhe të qëllimshme të procesit gjyqësor, që ata si prindër kanë nisur ndaj veprimeve arbitrare dhe të paligjshme të qeverisë. Z Meta gjithashtu u njoh me të gjitha hapat e ndjekur nga komuniteti i prindërve, në lidhje me mbylljen e kopshtit, si komunikimin që ata kanë pasur me përfaqësuesit e selive diplomatike të vendeve të BE në Tiranë, marrëveshjen që ata kanë arritur me rrjetin për gazetari investigative "Folloë the Money", me seli në Amsterdam, për të investiguar rastin në fjalë, si dhe kërkesat e tyre për takim me anëtarë të kabinetit qeveritar përgjegjës për këtë rast, kërkesa të mbetura pa përgjigje. Shqetësim madhor dhe shumë i dhimbshëm është trauma dhe dëmi i jashtëzakonshëm psikologjik i shkaktuar tek fëmijët, i dokumentuar ky përmes akt ekspertizave nga psikologë të licensuar në Republikën e Shqipërisë. Z. Meta shprehu sërish solidaritetin e plotë me prindërit dhe fëmijët e traumatizuar nga veprimet e qeverisë Rama, të cënuar në sigurinë juridike të tyre dhe të privuar nga e drejta universale për t'u arsimuar. Partia e Lirisë do të ndjekë çdo veprim parlamentar dhe politik në mbrojtje të këtyre familjeve, duke vlerësuar mbi gjithçka interesin më të mirë të fëmijëve.
ilir meta zubejde hanim
Politike
1 Nëntor 2022, 20:37
F.M
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaroi se kusht për bashkimin e Partisë Demokratike ka qen&e...
Politike
1 Nëntor 2022, 20:04
e.k
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek fenomeni i largimit të të rinjve nga vendi. Në nj&eu...
Politike
1 Nëntor 2022, 20:15
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha tha se nga Serbia në Shqipëri kanë ardhur 14 rton qumësht pluhur. Në një...
Politike
1 Nëntor 2022, 19:47
F.M
Edi Rama, News24, TopChannel
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kthyer në një ‘redaktor’ të kronikave të T...
Politike
1 Nëntor 2022, 19:43
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë porositë për protestën e 12 nëntorit që është pa...
Politike
1 Nëntor 2022, 19:39
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se është bashkëpuntor i Presidentit Aleksandër V...
Politike
1 Nëntor 2022, 19:33
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se demokratët shkojnë vetëm për hir të zgjedhës...
Politike
1 Nëntor 2022, 19:24
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Krydemokrati Sali Berisha tha se ajo që ka nisur me kryeministri Edi Rama tashmë është një betejë. ...
Politike
1 Nëntor 2022, 19:27
I.A
Edi Rama
KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka biseduar me të rinjtë ditën e sotme në lidhje me zhvillimet teknologjike dhe ...
Politike
1 Nëntor 2022, 19:18
I.A
Edi Rama
KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se me reformat që ka marë bota e sheh më ndryshe Shqipërinë. G...